Home » Shatërvani » Shkenca dhe Islami (Besimi)

Se Shkenca dhe Islami jane te pandashem e vertetojme cdo dite. Duke shëtitur në dete, nuk mund të mos flasim për ishujt që quhen ajsbergë. Në fizikë çdo gjë që ngrohet bymehet, ndërsa ajo që ftohet tkurret. Uji qëndron jashtë këtij ligji. Zoti ka urdhëruar zgjerimin e akullit. P.sh. nëse mbushim një shishe me ujë dhe e lëmë jashtë në ditë të ftohta, do të shohim se kur të zë akull shishja do të copëtohet. Kjo gjendje tregon që uji që zë akull zgjerohet. Dendësia e akullit të zgjeruar është e pakët, kështu që bëhet e mundur që akulli të notojë mbi ujë. Në qoftë se uji kur të ftohej do të tkurrej dhe dendësia do të zmadhohej, atëherë akujt do të tërhiqeshin në fund të detit, duke mos u shkrirë dhe detet do të fillonin të ngrinin që nga fundet e tyre, duke u bërë një shtrat akulli. Atëherë jeta jonë do të ishte e pamundur. Ja pra ky ligj i jashtëzakonshëm i fizikës mbron vlerën e jetës në botë.

Kush është Ai që i ka vënë ligjet në fizikë?

Uji

Duke i radhitur pranë njëra tjetrës qelizat bimore, pa e fshehur habinë tonë, duke mos marrë ndonjë formë të caktuar, na tërheq vëmendjen që edhe uji që është tek bimët nuk është nga lloji që ne e dimë. Është e vërtetë se këta ujëra janë kripëra lëndore dhe këto kripëra përzihen në një raport të caktuar.

Ju e dini që i ashtuquajturi ujë është i përbërë nga dy pjesëtarë të përbashkët. Njëri prej tyre është hidrogjeni dhe tjetri oksigjeni.

Ndoshta para mijëra, ose miliona vitesh… kur në botë nuk kishte asnjë qenie, hidrogjeni dhe oksigjeni duke vrarë mendjen kishin menduar.

Oksigjeni kishte thënë:

– Në tokë do të vijnë bimë, kafshë dhe njerëz. Këto do të kenë nevojë për ujë. Dhe ndoshta në sajë të ujit do të gjejnë jetë. Eja e të bëjmë së bashku një punë të dobishme…

Hidrogjeni ishte emocionuar:

– Aman, unë vdes për punë të dobishme.

Oksigjeni kishte vazhduar më tej:

– Po të bashkohemi bashkë, kjo punë quhet e mbaruar…

Hidrogjeni ishte çuar në këmbë menjëherë:

– Unë jam gati,- dhe kishte hapur krahët.

Oksigjeni:

– Prit një herë jo kaq shpejt, pastaj unë jam më i vlefshëm se ti.

Hidrogjeni kur dëgjoi këtë vari buzët.

Oksigjeni sikur të mos kishte ndodhur gjë filloi sërish:

– Por edhe kjo e ka një zgjidhje. Zoti e ka krijuar zgjidhjen e çdo gjëje, mjafton që të vëmë në punë mendjen…

Pas kësaj, hidrogjeni i emocionuar:

– Shpejt, shpejt, thuaje…,- i ishte lutur.

Oksigjeni me të njëjtën pjekuri kishte thënë që:

– Po, unë jam më i vlefshëm se ti, kjo është një e vërtetë. Që të jemi ortakë bashkë, duhet t’i bashkojmë dy grimca prej teje dhe një prej meje, duke formuar atë gjënë e magjishme që quhet “ujë” dhe të gjitha qeniet do të na jenë mirënjohëse neve.

Komunistët nuk janë dakord me çështjen “dy me një”, sepse mbajnë parimin e barazisë në çdo gjë, por falë Zotit atëherë nuk kishte komunistë, kështu që u realizua formimi i ujit, sepse nuk është punë që të pengohet uji. Në qoftë se oksigjeni dhe hidrogjeni nuk do të na bënin këtë mirësi, natyralistët tanë duke e marrë ujin do të lageshin kokë e këmbë… Që mos ta zgjasim, ja pra kështu u formua uji.

Si, a e besuat? Oksigjeni dhe hidrogjeni a mund të bëjnë një bisedë të tillë? A mund të mendojnë ato për bimët, kafshët dhe njerëzit, në një kohë kur s’kanë dijeni as për veten e tyre?

Le të themi se menduan… Shikoni oksigjeni, nuk është bërë i gjithi ujë, një pjesë ka mbetur që me atë të marrim frymë. Edhe këtë ato e kanë menduar?

Shihet që, për t’u krijuar uji nuk është një rastësi, por është rezultat i llogaritjeve të përsosura. Dhe llogaritje të tilla nuk janë punë e elementeve, por punë e një të Gjithëdijshmi.

Vendi më i thellë i ujërave zbret deri në 10.000 metra, mali më i lartë as 9.000 metra nuk arrin.

Sigurisht që ashtu siç shihet ekuilibri dhe arti i Krijuesit mes gropave të stërmëdha ujore dhe maleve të larta, ashtu shihet edhe madhështia e krijimit të ujit dhe të mosmbulimit të të gjithë sipërfaqes tokësore të botës me ujë.

Lexo gjithashtu: Uji, Fuqia e Pozitivitetit dhe Edukimit

Detet

Detet po t’i shohim nga një këndvështrim, i ngjajnë një kazani të mbushur me ujë. Në kazanin e quajtur “DET” gatuhen gjellë të ndryshme në çast dhe në një enë. Ashtu siç gatuhet në det ushqimi i sardeles, ashtu gatuhet edhe i balenës dhe i breshkës.

Ato që dinë të përdorin gjilpërën dhe gërshërën, duhet t’i shohin me një sy tjetër detet. Sepse detet janë edhe dyqan rrobaqepësie. Aty qepen veshja e gaforres dhe e peshkut.

Detet në të njëjtën kohë janë edhe një djep. Të vegjlit e gjitarëve aty i hapin sytë për herë të parë, aty lindin dhe lëkunden në djepin det, rriten me ninullat e dallgëve.

Kini kujdes, ka që i bëjnë detet një fushë arsimore. Po, detet janë në të njëjtën kohë një fushë arsimore. Të gjithë gjitarët sipas gjinive dhe sipas moshës thërriten në ushtri, ushqehen, mbrohen dhe edukohen. Peshkaqeni e merr edukimin në një vend, delfini në një vend tjetër dhe karavidhja në një vend tjetër. Pastaj këto ushtarë largohen me radhë dhe në vend të tyre vijnë të rinj. Kështu detet ruajnë gjithmonë detyrën e të qenit fushë arsimore. Meqenëse detet janë një fushë arsimore dhe gjitarët janë ushtarë, sigurisht që ekziston një Komandant që i qeveris këto…

Detet në të njëjtën kohë janë një varrezë e stërmadhe. Të gjitha krijesat që rriten në det dhe ngordhin aty, në këtë unazë varrosen.

Duke shëtitur në dete, nuk mund të mos flasim për ishujt që quhen ajsbergë. Në fizikë çdo gjë që ngrohet bymehet, ndërsa ajo që ftohet tkurret. Uji qëndron jashtë këtij ligji. Zoti ka urdhëruar zgjerimin e akullit. P.sh. nëse mbushim një shishe me ujë dhe e lëmë jashtë në ditë të ftohta, do të shohim se kur të zë akull shishja do të copëtohet. Kjo gjendje tregon që uji që zë akull zgjerohet, bymehet. Dendësia e akullit të zgjeruar është e pakët, kështu që bëhet e mundur që akulli të notojë mbi ujë. Në qoftë se uji kur të ftohej do të tkurrej dhe dendësia do të zmadhohej, atëherë akujt do të tërhiqeshin në fund të detit, duke mos u shkrirë dhe detet do të fillonin të ngrinin që nga fundet e tyre, duke u bërë një shtrat akulli. Atëherë jeta jonë do të ishte e pamundur. Ja pra ky ligj i jashtëzakonshëm i fizikës mbron vlerën e jetës në botë.

Kush është Ai që i ka vënë ligjet në fizikë?

Pak a shumë një e dhjeta e një ajsbergu qëndron mbi ujë, kështu që ato mund të vihen re nga anijet, duke marrë masa për parandalimin e përplasjeve të mëdha.

Temperatura më e ulët e deteve është +4 gradë Celsius. Madje edhe në detet e ngrira të Veriut, masat e akullta nuk arrijnë në fund të detit, por rrinë në sipërfaqe. Kështu që mundësohet jeta e gjallesave nëpër dete.

Allahu ka bërë të mundur krijimin e akujve dhe të rrymave të ngrohta të ujit në të njëjtin vend…

Anglia megjithëse është shumë më në veri se vendet e Mesdheut, dhe megjithëse dihet që sa më në veri që të ngjitesh, bën më ftohtë dhe se dimri është i gjatë, ajo ka një klimë të ngjashme me vendet e jugut të Evropës. Gjeografët të cilët e kanë studiuar këtë, kanë zbuluar se ekziston një rrymë e nxehtë uji në oqeanin Atlantik. Dhe kjo është sikur të kalonin tuba çeliku me diametër 50 m, ku në to kalojnë ujërat e nxehta që vijnë që nga ekuatori, për të nxehur ishullin e madh të Anglisë. Edhe në qoftë se anglezët nuk e kuptojnë vlerën e këtij uji të ngrohtë, ne duke e kuptuar atë, duhet të falënderojmë Allahun që bën të mundur qarkullimin e ujit të ngrohtë ne dete. Ashtu si edhe detet, po ashtu edhe qielli është i mbushur me ujë. Po të ishte e mundur të mblidhnim të gjitha reshjet e shiut që kanë rënë brenda një viti, mund të mbushet një det i tërë. Dalja e lumenjve Nil, Eufrat, dhe Amazona, e habit njeriun së tepërmi. Nili megjithëse nuk vjen nga xheneti, i ka kthyer shkretëtirat në xhenet, duke u quajtur kështu lumi i xhenetit. Ashtu si nga një tenxhere me ujë, e vendosur mbi një sobë të ndezur, nga e cila fillon të avullojë uji, po ashtu edhe ujërat në tokë, me nxehtësinë që jep dielli, fillojnë e avullojnë duke kryer një proces të caktuar dhe me plot rregull. Kush është Ai pra që e ka vendosur këtë rregull të caktuar?

Ujërat megjithëse avullojnë më shumë në verë, kjo stinë paraqitet si stina më e thatë. Nga kjo kuptojmë se ujërat që avullojnë nga një vend, duke u ngritur në qiell, i hipin makinës së erës dhe i shkojnë në ndihmë bimëve të etura. Rënia e pakët e shiut në vendet ku nuk ka bimë dhe e shumtë në vendet me pyje dhe bimësi, tregon një mrekulli tjetër.

Fuqia që lind nga bashkimi

Pemët që ndodhen në pyll, tregojnë në një mënyrë të bukur, gjendjen e ndihmës që i japin njëra-tjetrës. Në ditët e ngrohta të verës, të gjitha duke i bërë hije njëra-tjetrës, i bëhen pengesë tharjes së rrënjëve. Në çastet kur frynë erë e fortë, duke u mbështetur tek njëra-tjetra, asnjëra nuk thyhet. Në qoftë se në pyll, bëhet përmbytje, çdo pemë i ndan ujërat që vijnë në aq pjesë sa i takon, kurse pjesët tjera të ujit, e humbin fuqinë, duke mos u bërë e mundur të shkulet asnjë pemë nga vendi. Kështu pra pemët, parandalojnë fatkeqësitë natyrore. Pra edhe dobia e pemëve varet nga bashkësia që ato përbëjnë. Ashtu si edhe tek njerëzit. Pikat e shiut, ashtu siç janë një mëshirë për njerëzimin, kur ato bien me rrëmbim dhe formojnë rrëketë, njeriu duhet t’i bëjë prita dhe duhet të marrë vesh nga këto, ose duhet të jetë inxhinier…

Shiu

Avujt që ngjiten lart nuk lihen kot. Ato duke u mbledhur në një vend të caktuar, duke u shtyrë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga qendra meteorologjike se: “Sot në filan vend do të bjerë shi”. Më në fund shiu është afruar në kufijtë e asaj zone. Ashtu siç radarët lajmërojnë kur kapin avionin që afrohet edhe aparaturat në stacionet meteorologjike, lajmërojnë për avujt që afrohen, d.m.th. për lagështirën. Kështu kuptohet që do të bie shi dhe ne i vlerësojmë të dhënat meteorologjike.

Nga ana tjetër siç lajmërohet për shirat nga marinarët dhe disa kafshë, ata na lajmërojnë edhe për furtunat. Thuhet edhe që: “Po u dukën pulëbardhat në breg të detit, do të bie shi ose do të ketë furtunë”. Këtë e kam provuar edhe vetë. Kur nuk kam parë pulëbardha në det, nuk kam pritur menjëherë diçka dhe ashtu ka ndodhur.

Por është krejt tjetër ajo çka kafshët dinë dhe lajmërojnë për të, nga ajo çka dinë njerëzit. Le të themi që kafsha lajmëroi për rënien e shiut.

Tjetër?

Tjetër s’ka. Ajo ç’mund të bëjë kaq është. Por ne njerëzit mendojmë kur shohim shiun që bie.

– Çfarë do të ndodhte po të mos binte shi?

– Fatkeqësi.

Sërish pyesim:

– Çfarë do të ndodhte po të mos pushonte shiu që bie?

– Edhe kjo fatkeqësi.

Mirë kemi dhe një pyetje të tretë:

– Sikur shirat të mos binin pika-pika, por të zbrazeshin si olluk, atëherë si do të vente halli ynë?

Një fatkeqësi shumë e madhe!

Nëse është kështu, në rënien e shiut janë fshehur tre fatkeqësi dhe ekziston dikush që ne na mbron nga këto fatkeqësi.

Ai që e ka në dorë kapistallin e shiut, ka në dorë dhe kapistallin e borës.

Ashtu si një karrocier që është pronar i kapistallit të kalit dhe karrocën e tij e nget si të dojë dhe ku të dojë, ashtu edhe Ai që ka në dorë kapistallin e reve, pasi i hip ato në kalin “erë”, kalibron largësitë lart dhe poshtë dhe këto duke i ngjitur me njëra-tjetrën, parandalon rënien e shiut si breshër mbi kokën tonë edhe çdo flokë bore që bie e zbukuron në mënyrë që të shohim e të njohim ekzistencën e Tij, e të heqim dorë nga mohimi.

Bora

Kur bie borë qëndroni nën një mbulesë pëlhure. Zgjatini poshtë borës kartonët e zinj që keni përgatitur më parë dhe shikoni flokët e borës që bien duke u rritur. Atëherë do të shikoni flokë bore gjashtëkëndëshe, tetëkëndëshe. Pastaj do t’i shikoni këto flokë mbi qëndisjet e një vajze të re. Në revistat e huaja vëmë re se shkrimet dhe fotografitë në lidhje me borën dhe kristalet e saj zënë një vend të veçantë.

Në vitin 1905 Wilson A. Bentley fotografoi flokët e borës. Për këtë arsye u përball me të ftohtin dhe kushtet e këqija të motit për 50 vjet. Problemi më i madh ishte se për të fotografuar flokët e borës në fillim duhej të merrej kallëpi i tyre. Këtë punë e kishte zgjidhur drejtori i Qendrës së Kërkimeve Shkencore Atmosferike në Universitetin e New Yorkut, J. Sehafer. Lëndët kimike që gjendeshin duke marrë kallëpet e flokëve të borës studioheshin në mikroskop dhe fotografoheshin. Në vitin 1931 Bentley botoi 2.000 fotografi bore. Asnjë kristal bore nuk ngjasonte me njëra-tjetrën. Duke i marrë e duke i studiuar flokët e borës që bien, bëhet i mundshëm shikimi i formave të reja. Në një fushë me borë 18 cm2 dhe me trashësi 25 cm, të mendosh që këtu janë më shumë se një milion flokë bore dhe të kujtojnë që këto flokë bore nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, kuptohet vetvetiu serioziteti i kësaj çështje. Kaq flokë bore dhe kaq shumë forma të ndryshme…

Nuk është në dorën tonë të vlerësojmë artizanin!

Bora ndonjëherë bie e lagësht, ndonjëherë shoqërohet me furtunë. Nëse vjen si stuhi me borë ngjall frikë dhe panik. Por, pas të ftohtit të dimrit dhe furtunave vijnë lulet e pranverës dhe begatia e saj.

Duke parë qëndisjet tek flokët e borës, nëse del dikush dhe thotë se “Ka një engjëll që zbret çdo flokë bore në tokë”, nuk e diskutoj mendimin e tij. Në qoftë se ai është kurioz për të vërtetuar këtë, duke bërë kërkime tek qëndisjet e flokëve të borës dhe duke nxjerrë fotografi do t’i demonstrojë këto si provë të engjëjve që treguam.

Breshëri

Duke folur për borën a është e mundur ta harrojmë breshërin?

Deri tani mbi kokën tonë ka rënë breshër edhe sa një kokërr arrë, por asnjëherë nuk ka rënë breshër me peshë 10 kg. Breshëri me madhësi sa një kokërr arrë ne na paralajmëron dhe thotë: “O njeri nëse të bie rruga në Efen Bergamo dhe Truva (ku janë zhdukur popujt për shkak të gabimeve të tyre), shëtit mirë këtu. Duke shëtitur mendo dhe bëj kërkime. Pse këto janë shkatërruar, pse populli i këtushëm është prishur? Ja pra atëherë ki kujdes nga skulpturat. Pastaj kthe kokën rreth e qark dhe shih ata që shëtisin si statuja, që hedhin gurë nga ana ndjesore, që e lidhin veten e tyre në perin e egoizmit. Shiko dëshirat e atyre që janë skllevër dhe sill në mendje se një ditë këto vende do të shkatërrohen. Pastaj shko dhe pyet historinë. Pse disa popuj janë zhdukur, pse disa vende janë shkatërruar? Mendoni raftet dhe vitrinat ku janë radhitur mëkatet. Kujto mëkatet që prodhojnë e shesin njerëzit e plogësht e të ngathët dhe thuaj që:

– Shiu, bora, breshëri… Të gjitha këto janë një. Detet janë plot me ujë, qiejt plot me ujë dhe nëntoka gjithashtu!… Kur shohim këtë gjendje bota jonë, brenda plazmës që i themi një, është sa një qelizë. Ja pra magjia e ngjashmërisë së të voglës me të madhen dhe të madhes me të voglën, tregon që, artizani i cili nuk e bën dot qelizën, nuk mund ta bëjë kurrsesi planetin tokë. Ai që nuk e ka në dorë kapistallin e shiut, nuk mund t’i urdhërojë dot erërat.

Ajri

Ashtu siç është një fatkeqësi mosfryrja e erës, edhe fryrja e saj pa pushim është një fatkeqësi e dytë.

Thonë që sjellja e ajrit dhe era vjen nga qendrat me shtypje të lartë në qendrat me shtypje të ulët atmosferike. Ne erës që fryn me 200 km/orë, i themi furtunë dhe dimë që kjo bën dëme. E njëjta erë po të frynte me shpejtësi 2.000 km/orë si do të vente halli ynë?

D.m.th. që ashtu si fryrja ose mosfryrja e erës nuk është rastësi, edhe gjendja e furtunës nuk është rastësi. Si çdo krijesë edhe era ka detyrat e saja. Ashtu si edhe ujërat që derdhen dhe erërat bëjnë disa ndryshime në formën e tokës. Erërat sipas fuqisë dhe fortësisë kanë zotësi të transportojnë disa lëndë dhe pjesë të vogla. Këto pjesë të vogla janë me shumicë dhe janë gjëra të tilla si dhé dhe grimca rëre. Por erërat nuk mund t’i çojnë aq larg sa ujërat e rrafshëta të tokës dhe në çdo lloj forme.

Efekti i erërave është studimor (objekt studimi) në disa vende të botës. Ndryshimet që të bien më tepër në sy janë ashtu siç u kuptua se në fushën e shkretëtirës së botës nuk ka qenë e mundur të arrihej në një përfundim të saktë. Por në Amerikën Veriore në rërat e bregut të liqenit Michigan, efekti i erës është një veprim i dukshëm.

Në bregun e liqenit Michigan si rrjedhojë e veçorive të zonës fryn erë vazhdimisht. Këto erëra duke i transportuar nga një vend në një tjetër rërat, përgjatë bregut sjellin grumbuj të mëdha rëre. Në këto brigje është e mundur të shohim grumbuj rëre me lartësi rreth 60 m. Gjithashtu në fund të studimeve që janë bërë është mësuar se shumica e grumbujve të rërave sërish me anë të erërave ka ndryshuar vend çdo vit mes 4 dhe 6 metrash. Së bashku me këtë, rënia e bollshme e shirave në zonë dhe për arsye të rritjes së shpejtë të bimëve, shumicën e grumbujve të rërës e ka lënë konstant dhe në një kohë të shkurtër kanë marrë pamjen e kodrave të gjelbërta. Sërish në krahinën e Colorados në Amerikë, në luginën San Luis, malet e rërës me lartësi 300 m kanë dalë se janë sjellë nga ana e erërave.

Erërat siç u tregua dhe më sipër nuk e ndryshojnë tokën me anë të grumbullimit të rërave. Megjithatë ata bëjnë edhe punën e gërvishtjes së lëndëve që transportojnë në fushat ku i kanë çuar. Plus që edhe rërat që janë marrë nga një vend duke ardhur në një vend tjetër në formë kodre, kuptohet lehtë që vendin e mëparshëm e rrafshojnë edhe sikur e bëjnë me gropa.

Ndodh që në disa vende të bjerë baltë dhe në disa të tjera të bien bretkosa. Këto ngjarje që shumë rrallë rastisin, popullin e emocionojnë dhe të gjithë thonë ndonjë gjë sipas mendjes së tyre. Gjithashtu ka nga ato që falënderojnë që nuk bien gurë, por njerëzit mësohen me mëkate të tilla dhe për këtë arsye prishet jeta e shoqërisë…

Aeroplani

Duke folur për ajrin në mendje na erdhën aeroplanët. Njerëzit që duke shikuar qiellin mahniten nga aeroplanët, nuk duhet të harrojnë mizën. Në kokën e vogël të mizës është vendosur një pilot dhe një radar. Miza është një aeroplan i tillë që nuk ka nevojë për aeroport. Për riparim nuk ndjen nevojën e ofiçinave të mëdha dhe të kujdeseve të veçanta. Plus që fluturimin e saj e bën vetë. Në këtë nivel të lartë që ndodhet miza, po ta vrasim atë, askush nuk na jep një dënim. Ndërsa nëse rrëzojmë një aeroplan, çohen për të na vrarë me rrymë elektrike. Që këtu kuptohet se Ai që e ka krijuar mizën, e ka bërë shumë lehtë dhe e ka dhënë shumë lirë. Struktura e aeroplanëve në kundërshtim me strukturën e mizës është shumë më e thjeshtë dhe me sa dimë fitohet shtrenjtë, kurse miza është falas…

Artizani që bën aeroplanin e kupton që teknika e shekullit të XXI, sado larg që të shkojë, asnjëherë njeriu nuk mund të bëjë një aeroplan të vogël sa një mizë, dhe po ashtu nuk mund të bëjë as edhe një aeroplan të madh sa bota.

Por edhe bota në vetvete është një aeroplan. Ajo lëviz e mbushur me dete, male, kafshë dhe njerëz. Si është bërë ky aeroplan? Kush e drejton këtë aeroplan dhe nga vjen energjia e tij? Këto dhe pyetje të tilla të bëra nga artizanët në lidhje me aeroplanin, sërish përgjigjen do ta marrin nga po vetë ato, artizani që bën aeroplanin do t’i binte në sexhde Atij që ka bërë mizën. A nuk mund t’i mendojë këto udhëtari që udhëton me aeroplan?

Kur themi se bota është një aeroplan, duhet të ndalojmë pak në këtë pikë. Aeroplani botë bën tre veprime në të njëjtën kohë:

1. Rrotullohet rreth vetes.

2. Rrotullohet rreth diellit.

3. Së bashku me sistemin diellor shkon drejt yjësisë së Vegës.

Ka akoma: Aeroplani botë është një aeroplan që edhe Hëna është nën qeverisjen e botës, si një udhëtar i saj.

Dielli

Dielli është si një llambë. Po ta shikojmë si llambë, toka është si një dhomë, qielli si tavan, kurse dielli llambë ose llambadar (abazhur), që ndriçon këtë dhomë…

Planetet që janë rreth diellit janë besnikë të tij. Dielli nuk mbetet me kaq vetëm duke i dalë për zot, por në të njëjtën kohë ndriçon dhe vizaton rrugën e tyre.

Dielli dikë djeg, dikë tjetër e ndriçon. Ata që e dinë islamin, e shpjegojnë atë, por nuk bëjnë veprime prej myslimani. Thonë kështu: “Ai trup digjet vetë dhe të tjerët i ndriçon.”

Kështu del në pah kthimi i gazit të heliumit dhe djegia e diellit. Atëherë dijetarët në botë pse nuk e kthejnë gazin e heliumit në një burim të madh të ardhurash për veten dhe për shtetin? Le të themi që kthimi i gazit të heliumit ngjason me ngjyrën e djegies së diellit. Mirëpo kush është ai që e krijoi heliumin, kush e përcakton kthimin dhe djegien që do të prodhojë ai?

Dielli në të njëjtën kohë është edhe një kalendar. Në qoftë se doni të shikoni në kalendar se në ç’orë do të lindë, edhe ju bëheni dëshmitar i saj. Kështu kuptojmë që ekziston Dikush që e vë në zbatim lëvizjen e diellit. A nuk është kjo dëshmi një lloj adhurimi për atë që arrin ta kuptojë?

Viti i dritës dhe madhësia e gjithësisë

Le të përpiqemi të studiojmë kuptimin e konsistencës së shprehjes “Allahu Ekber”, që e dëgjojmë pesë herë në ditë nga minaret. Këtu nuk do të japim përmbajtjen e fjalëve, do të përpiqemi të gjejmë kuptimin e shprehjes “Allahu Ekber” në librin e gjithësisë. Për këtë arsye dijet e vjetra ose e thënë ndryshe kozmografia, në gjuhën e sotme e ashtuquajtura astronomi, merr si shembull vitin e dritës në dituritë qiellore.

Largësia e ikjes së dritës në një sekondë është 300.000 km. Asnjë element tjetër përveç dritës nuk mund të lëvizë me këtë shpejtësi. Sipas ikjes së dritës me të tillë shpejtësi në një sekondë, këto po ta shumëzoni me 60, gjeni largësinë e ikjes në një minutë, po ta shumëzoni shifrën që del me 60, largësinë e ikjes në një orë, po të shumëzoni shifrën që del me 24 do të gjeni largësinë në një ditë, me 365 do të gjeni largësinë e ikjes së dritës në një vit që këtij i thonë Viti i Dritës.

Tani kini kujdes po të shikojmë qiellin në një kohë me yjet, shikojmë në të një gjurmë të bardhë. Kësaj i thonë “Rruga e Qumështit”, e cila është galaktika e sistemit tonë diellor. Ka edhe galaktika të tjera, por ajo që ka lidhje me ne është kjo. Largësia e diellit nga qendra e “Rrugës së Qumështit” është 30.000 vjet dritë. Meqë është ashtu, shifrën që gjetëm më përpara tani do ta shumëzojmë me 30.000. Shifra që do të dali në llojin e kilometrit, tregon largësinë e diellit nga qendra e “Rrugës së Qumështit”.

Kështu del një shifër shumë e madhe që nuk i gjendet vendi në shprehjet matematikore dhe nuk mund të lexohet. Sa do që kujtesa të shtrëngohet, nuk mund ta marrë dot brenda saj madhësinë e gjithësisë, sepse mendja nuk e kap dot. Teleskopët përballë madhësisë së gjithësisë dhe galaktikës, bien në gjendjen e një vegle që shikon deri para hundës së vet…[1] [1] Marrë nga libri “Shkenca dhe Islami (Besimi)”, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Tiranë 2009, libër i botuar me leje të posaçme të autorit.

Autori Hekimoglu Ismail

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up