“Assesi mos bjer në pesimizëm, nëse vullnetin e ke të gjallë,
Bëhu burim shprese, po munde, për të gjithë!..”
Njeriu i sotëm e gjeti veten në një spirale të tillë problemesh, e cila haset shumë rrallë: përbri belave, fatkeqësive e problemeve që bien si rrebesh, faktorë që çojnë në dhënie pas dëshirave të nefsit, mosrespekt ndaj vlerave kombëtare e shpirtërore; ndjekje e tekave të nefsit si rezultat i të jetuarit pa asnjë ideal; të qenit i dhënë pas zbukurimeve, dukjes e pompozitetit; adhurimi i dynjasë si dhe dëshira për të jetuar në të; mendimi se do të jetosh përjetësisht në këtë botë.. më pas, të quajturit “e lejuar” e çdo rruge që të çon në arritjen e këtyre gjërave: Makiavelizmi… dhe, krahas një sërë marazeve shkatërruese që paralizojnë jetën shpirtërore dhe atë të zemrës, një indiferentizëm frikësues, një moskokëçarje që të bën të turpërohesh nga të qenit njeri, heshtje ndaj padrejtësive (gjë të cilët do ta quajmë “të bëhesh shejtan pa gjuhë”); shpërfillje ndaj padrejtësive të zullumqarëve si dhe ndaj rënkimeve të të shtypurve e të nëpërkëmburve.. Dhe, dhjetëra bela e fatkeqësi, për të cilat nuk do ta ekzagjeronim po të thoshim se rrallëherë janë parë në histori në këtë mënyrë.
Krahas këtyre devijimeve të mbivendosura, nga njëra anë, historikisht, ka pasur edhe një duzinë me trima të zemrës, të cilët, të jetuarit (personal) të tyre e kanë lidhur me të bërit të tjerët të jetojnë, persona të cilët jetonin me këtë ideal të lartë e që vazhdimisht thoshin “jeta e zemrës dhe e shpirtit”; dhe me gjithë handikapët (pengesat) e punës që bënin dhe rrugës që ndiqnin, ata thoshin “Ky shpirt duhet të përpiqet maksimalisht në këtë rrugë!..” duke i marrë kështu parasysh të gjitha rreziqet… ata ecën në këtë rrugë të ba’thu ba’adel meut (ringjalljes).
Të emocionuar e ngazëllyer, të mbushur me ndjenjën e shpresës dhe duke e marrë nën këmbë dynjanë me gjithçka që ajo ka në të, ata ecën në rrugën e Pejgamberëve (paqja qoftë mbi Ta!) pa e ndalur aspak shpejtësinë, e duke thënë “Ja Sabur ja Allah!” ndaj vështirësisë së ecjes në atë rrugë, ndaj pasigurive që mund të dilnin gjatë rrugës, ndaj ashpërsisë së pengesave, e ndaj mizorisë së bindjeve të shtrembra e të devijuara.
Në zemrat e tyre qëndron dëlirësia e çiltërsia vlerave të shenjta në të cilat ata besojnë, dhe fisnikëria e madhështia e idealit. Ata injoruan (shpërfillën) çdo lloj vështirësie që u doli përpara; në mënyrë që ta bënin të njohur Hakkun (Allahun) dhe ata që Ai (xh.sh.) i do; me gjuhën e gjendjes dhe të përfaqësimit ecën në të katër anët duke thënë “Hel min mezid!” (“A nuk ka më?!”).
Këta kishin ecur në këtë rrugë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë e bindjes ndaj urdhrave dhe ndalesave të Hakkut (Allahut) si dhe vështirësitë e rreziqeve të udhëtimit. Po ashtu, ishin të vetëdijshëm se rruga në të cilin ecnin ishte me batica-zbatica dhe e pasheshuar, por edhe ishin të sigurt se nëpërmjet eliksirit të quajtur durim, ata do ta lehtësonin e do ta shndërronin në barrë të mbajtshme atë barrë të rëndë. Me eliksirin e quajtur “sabër” (durim), i cili fillimin e ka të hidhur dhe të vështirë, por përfundimin të ëmbël si sherbet, ata tejkalonin me sukses vorbullën e gjynahut dhe të epshit; me të zbusnin keqdashjen dhe ligësinë e atyre që nuk dinë se ç’është rruga e drejtë; me atë lente e shikonin se çdo gjë ka një kohë të caktuar për realizimin e saj; nëpërmjet tij ua prishnin intrigat hileqarëve dhe mashtruesve; kur rrugët dukeshin të gjata e të pambarim, thoshin një herë “La haule ue la kuvvete il-la billah” dhe nëpërmjet sabrit mundoheshin ta shikonin si normale këtë zgjatje të rrugës; nëpërmjet tij përpiqeshin të injoronin mendjengushtësitë dërrmuese të fanatikëve të cilët janë përbetuar në urrejtje, inat e smirë.. dhe duke thënë “dritë” e “nur” vazhdonin të ecnin në rrugë e tyre.
Ndaj çdo situate a gjendje negative, me durim ata kujtonin burimin e ujit të ëmbël: “O besimtarë (dhe njerëz të sigurisë)! Kërkoni ndihmë (në lidhje me të gjitha gjendjet e këqija) nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (Bekare, 2/153). Ky ishte një burim më se i kulluar të cilit ata gjithmonë i referoheshin, dhe në të cilin ata fusnin tasin (enën) e tyre të zemrës e të shpirtit. Ai ishte një burim aq i tillë i thellë shpirtëror saqë, sa herë që njeriu pinte nga ai, në zemrën e tij lindte një anim (kthim) drejt Rahmanit (Allahut xh.sh.); sa më shumë që të pinte, ai burim i jepte atij jetë të vazhdueshme, dhe pikat që gëlltiteshin shndërroheshin pothuajse në një oqean.
Me gjithë këto, ata e dinin se ishin njerëz të përkohshëm (kalimtarë në këtë botë) dhe se forcat i kishin të kufizuara. Prandaj, pothuajse në asnjërën nga punët të cilat ata fillonin të kryenin, largoheshin nga mbështetja në forcat e fuqitë e tyre personale dhe –aq sa e kishin nivelin e irfanit (njohjes së Allahut)– duke u strehuar tek vullneti dhe zgjedhja e Allahut, i Cili Forcën dhe Fuqinë i ka Pafund, i shndërronin pikat në det, e atomet në diej! Në fakt, edhe rruga për ta shndërruar “mosekzistenten” në “ekzistente” dhe “hiç”-in në “diçka jashtëzakonisht të çmuar” kalonte nga kjo rrugë. Fundja, ‘shfaqja’ e cilësive të Allahut të Fuqishëm te ata të cilët ecin drejt Tij (xh.sh.) kalon nga fakti që këta njerëz ta tejkalojnë veten e tyre dhe ta bëjnë zero nefsin e tyre. Sa bukur e thotë një person i lartë shpirtërisht se shfaqja e ekzistencës kalon nga mosekzistenca:
“Ti (o Allah) nuk shfaqesh në skenë kur unë jam aty,
Kusht për shfaqjen Tënde është zhdukja ime.”
Edhe në ato ditë të mjegullta, me tymnaja dhe sterrë të zeza; kur koha –e shkëputur nga Allahu – u bë kohë mosmirënjohjeje, kur ndjenjat u shndërruan në përçartje e kllapí, kur forca brutale u egërsua tërësisht, kur u vështirësua tej mase jetesa në rrugën e Pejgamberëve, kur u bë e paqartë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme (kohët në vijim); ata formuan rrjedhje uji përreth vetes tyre duke formuar mini-burime uji; u ulën e u ngrenë në këmbë me emocionet dhe dëshirën që të na shtojnë shpresa të reja shpresave tona, dhe kur u shndërruan në dete ata u avulluan e u ngjitën lartë në ré, duke u shndërruar kështu në pika mëshire (shi). Në këtë mënyrë shkretëtirat tërësisht të thata dhe vendet bimore të mposhtura nga gjembat u shndërruan në bahçe të mbushura me trëndafila. Në kohërat kur nuk dukej as edhe një dritë në horizont, kur rrugët errësoheshin duke mos pasur as shenja treguese, me pishtarët që ata kishin në duar, u bënë dritë e nur për ata që kishin mbetur në errësirë dhe gjithandej u duartrokitën me konsiderata të larta si kalorës drite. Përpjekjet e tyre nuk ishin të lidhura apo varura tek duartrokitjet apo vlerësimet; gjërat që po ndodhnin ishin zëri e fryma e dashurisë që ishte në zemra dhe shprehje e mirënjohjes së thellë së vlerësimit të duartrokitësve.
Si mirësi prej Allahut xh.sh., ata filluan të përmendeshin nga të tjerët për sukseset të cilët as triumfuesit e mëdhenj nuk arritën t’i kenë, mirëpo, ata vazhdimisht e syrgjynosën veten e tyre duke u qëndruar besnikë modestisë, thjeshtësisë, dobësisë e varfërisë dhe qëndruan të lidhur me parimin “Mohimi i mohimit është pohim.” Ishte Allahu xh.sh. Ai i Cili jepte; dhe ishin ata, të cilët kishin fatin e madh të merrnin mirësi nga Allahu; kështu e konceptuan këtë çështje dhe në këtë mënyrë vazhdimisht treguan delikatesën maksimale për të mos rënë në mendjemadhësi, vetëpëlqim, egoizëm e krenari ndaj Zotëruesit të Gjithçkaje, Allahut xh.sh. U përpoqën vazhdimisht, dhe për të ruajtur besnikërinë dhe sinqeritetin e të qenit robër të Tij (xh.sh.); ata panë ndihmën, kujdesin, mbrojtjen e Allahut në fytyrën e të gjitha fitoreve, mirësive e dhuntive; me gjithë belatë, fatkeqësitë dhe handikapët e mbivendosur (njëpasnjëshëm), ata kurrë nuk ranë në pesimizëm dhe kategorikisht nuk përjetuan thyerje apo hatërmbetje. Mesazhin “Emri Im do të arrijë tek të gjitha vendet ku lind e perëndon dielli!” e morën si urdhër të prerë, e pranuan si ideal, dhe ecën të mbushur me emocione drejt arritjes së horizontit “ahsen-i takuim” (Forma më e Lartë e Krijimit). Ndonëse çështjet pas të cilave ata vraponin ishin sikur gara distancash nën diellin përvëlues të shkretëtirës, ata ecnin nën shiun pranveror e në hijen freskuese të idealit të tyre. Ideali i tyre i mbante ata vazhdimisht në tendosje shpirtërore sikur të ishte një rezervë ushqimesh, dhe ata në këtë mënyrë, rrihnin krahë si pëllumbat drejt synimit të tyre; e Allahu nuk i linte të vetmuar a të humbur në këtë udhëtim të tyre këta udhëtarë të sinqertë të rrugës së drejtë.
Ashtu siç u bënë paraardhësve të tyre, edhe kundër tyre kishe persona inatçi e intolerantë që përpiqeshin t’ua bllokonin rrugën, zbatonin projekte të ulëta për të ulur kredibilitetin, nderimin e konsideratën që ata kishin mes njerëzish, dhe, për shkak të smirës e xhelozisë që shkumonte në mënyrë të vazhdueshme, nuk mungonin as lëvizje për të shkatërruar gjërat e mira të cilat Allahu ua kishte mundësuar atyre. Madje, ndaj tyre bëheshin gjëra aq negative sa as kufri nuk ua bënte dot, por që ishin gjëra që i gëzonin pa masë shejtanët. Mirëpo, ndaj gjithë këtyre veprimeve konkrete negative ata thoshin “Ky është kaderi i personave që ecin në këtë rrugë”; me eliksirin “radina bil-lahi” i shkrinin e i bënin copa ato që u bëheshin; dhe me metodat alternative që kishin zhvilluar, ata ecnin drejt kënaqësisë së Allahut pa e ndalur aspak shpejtësinë.
Ata ecnin, koha tkurrej, toka frymonte me modesti për shkak se këmbët e atyre personave shkelnin mbi të. Në këtë mënyrë, rrjedhjet e vogla të ujit që ishin në fillim, shndërroheshin në ujëvara; shpresat thelloheshin edhe më tej me horizontin e shpresave të reja; pikat e mëshirës që rigonin, shndërroheshin në rrebesh shiu; në atmosferën që dukej si brez i humbjes ndodhnin fitore të befasishme; fillojnë të dëgjohen murmuritje nga spiralet e errësirës dhe një spektër i papritur dritash shpërthen në formën e qyteteve shumë të ndritshme në zemrat e zemërthyerve.
Ndjenja dhe logjika e drejtë dhe e sinqertë ia lënë amanet këtë punë hikmetit (urtësisë) dhe thonë “Allahu është Ndihmësi i të drejtëve!” duke kënduar me zë të ulët vargjet:
“Lërë mërzinë, brengosjen, nëse e ke të gjallë vullnetin,
Një ditë, në këtë mënyrë, i pate kaluar ato që i quaje “të pakalueshme”;
U pate bërë burim shprese për të gjithë,
Tani unë po hesht, ti fol…”
Shto koment