Home » Adhurim - Ibadet » Muaji Dhul Hixhe: Mundësi e mrekullueshme

Mërzia që vie nga kalimi i gjysmës së parë të muajit të shenjtë Ramazan shtohet edhe më shumë pas natës së madhe të Kadrit dhe arrin pikën kulmore me teravitë e fundit dhe ditën e fundit të agjërimit. Muaji i mëshirës dhe i faljes është gati të mbarojë dhe poashtu edhe netët në të cilat veprat e mira shpërblehen mijëra fish. Shumë besimtarë me zemra të ndjeshme edhe lotojnë nga këto mendime dhe madje edhe festën e Bajramit e kalojnë me një zemër të pikëlluar.

   Agjërimi që bëhët në ditët e muajit Sheval i ngushëllon pak ato zemra të pikëlluara deri diku. Duket sikur njeriu po jeten vazhdimin e Ramazanit. Ndërsa në dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe që i prijnë Kurban Bajramit ndodhet një mirësi ngushëlluese nga ndarja prej muajit plot adhurime të virtytshme dhe shpërblime me bollëk. Këto dhjetë ditë janë një mundësi madhështore për ato zemra të entuziazmuara që qajnë rreth mendimeve se “sikur të zgjaste Ramazani më shumë” dhe “sikur të përfitoja më shumë nga Ramazani”.

   Dikur, 10 ditët e para të Dhul Hixhxhes përjetoheshin sikur të ishte një “Ramazan i Vogël”.

   Fatkeqësisht ne akoma nuk arrijmë ta kuptojmë e ndjejmë ashtu siç duhet se çfarë thesari i madh janë këto netë, për të cilat pjesa më e madhe e dijetarëve mendojnë se përmenden në suren Fexhr: “(Betohem) për 10 netët!” (Fexhr, 89/2).

   Ky muaj është muaj në të cilin realizohet një nga 5 shtyllat e Islamit, Haxhi. Njëkohësisht ai është muaj i faljes së përgjithshme.

Dhjetë netët e bekuara që u përmendën më sipër quhen ndryshe edhe “lejali ashere”.

Dita e 10-të është dita e parë e Kurban Bajramit.

   Sihariqi i Pejgamberit (a.s), i Cili na tregon për rëndësinë e kësaj nate është ky:

“Në mesin e ditëve që i bëhet ibadet Allahut, nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes. Çdo ditë e agjëruar në ato ditë është e barabartë me 1 vit agjërim, namazet që falen në çdo natë të tij janë të barabartë me Natën e Kadrit.” (Tirmidhiu, Savm: 52; Ibn-i Maxhe, Sijam: 39).

   Domethënë, agjërimi që mbahet këto ditë është i barabartë me 360 ditë agjërim. Ka aq shumë rahmet dhe bereqet të Allahut në këto ditë saqë për një ditë agjërim jepet shpërblim i agjërimit të një viti. A mund të qëndrojmë indiferent ndaj një myzhdeje të tillë?

   Përsëri, në një hadith tjetër, Pejgamberi a.s. thotë:

“Nuk ka vepra më të çmuara te Allahu se ato që bëhen në 10 ditët e para të Dhul Hixhes. Thoni shumë tesbih, tehlil dhe tekbir në këto ditë!” (Tirmidhi, Savm: 52; Ibn-i Maxhe, Sijam: 39)

Tesbih është “Subhanallah”.

Tahmid është “Elhamdulil-lah”.

Tahlil është “La ilahe il-lallah”.

Tekbir është “Allahu Ekber”.

Si duhet të përfitojmë në këto dhjetë ditë – Muaji Dhul Hixhxhe

   Së pari, ne nuk duhet ti anashkalojmë pesë namazet ditore, sepse ato janë namaze që duhen falur pa marrë parasysh vendin dhe kohën, dhe duhet ditur se asnjë namaz nafile nuk mund ta zërë vendin e namazeve farze (të obliguara). Ne duhet falur namazet më me kujdes dhe me ndjenja frikë-respekti. Nëse është e mundshme duhet kaluar kohën duke falur namaz, duke lexuar Kuran, duke bërë dhikër, salavate, duke kërkuar falje dhe duke bërë dua. Ata që nuk falin namaz duha, evabin dhe tehexhud, duhet falur edhe ato dhe duhet përpjekur shumë që të arrijmë falje nga Allahu.

   Duke synuar faljen dhe kënaqësinë e Allahut, ne duhet ti kalojmë ato dhjetë ditë sikur të ishin dhjetë netët e Ramazanit. Ata që nuk mund ta bëjnë këtë së paku duhet që ditën e teravijes dhe të Arefatit ta kalojnë me agjërim dhe adhurime. Mes këtyre dhjetë netëve, rëndësi të veçantë kanë netët e teravijes, Arefatit dhe bajramit.

   Është e virtytshme që të lexohet surja Ihlas me mijëra herë në ditën e Arefatit sepse kjo është dita në të cilën Njëshmëria, Madhështia dhe Përsosja e Allahut ndjehen dhe shpallen. Prandaj, është vaxhib leximi i tekbireve të teshrikut pas namazeve farze të ditës, duke filluar nga namazi i sabahut në ditën e Arefatit deri në namazin e ikindisë në ditën e katërt të Kurban Bajramit. Gjithashtu është e pëlqyeshme të bëhen tekbire gjatë dhjetë ditëve kur te kemi mundësi.

Tekbiret e Teshrikut
اَللّٰہُ اَکبَرُ اَللّٰہ اَکبَرُ لَا اِلٰہَ اِلَّا اللّٰہُ وَاللّٰہُ اَکبَرُ اَللّٰہُ اَکبَرُ  وَلِلّٰہِ الحَمدُ۔
Allahu Ekber, Allahu Ekber. Lailaha il-lallah, uAllahu Ekber, Allahu Ekber ue lil-lahil hamd.

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi dhe lavdia është e Allahut.

   Miliona besimtarë janë në haxh gjatë kësaj kohe. Disa bëjnë tavaf, disa janë duke falur namaz dhe duke vajtuar, disa janë duke derdhur lot përpara vendit të prehjes së Pejgamberit s.a.s, disa bëjnë dhikër dhe dua, disa falin namaz para Qabesë, dhe disa janë duke u lutur për falje në Multezam (hapësirën mes dyerve të Qabesë dhe gurit të zi). Të gjithë kërkojnë falje, udhëzim e sukses në arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.xh për vete dhe për besimtarët e tjerë. Të gjithë mblidhen në ditën e Arefatit dhe këndojnë së bashku zëshëm “Lebbejk, Allahumme Lebbejk” dhe strehohen tek mëshira e Allahut përmes duave dhe namazeve që bëjnë.

   Ne mund të arrijmë një nivel shpirtërorë vetëm duke imagjinuar se jemi mes atyre haxhilerve. Ne duhet lutur që adhurimet dhe përgjërimet tona të jenë të përfshira së bashku me ato të haxhilerve.

   Ne nuk duhet harruar se është e nevojshme që të përdoren si është më së miri këto ditë në mënyrë që të arrihen përgëzimet e cekura në hadithe. Në këtë mënyrë ne mund të arrijmë një atmosferë krejt të ndryshme, të përjetojmë kënaqësitë e adhurimeve dhe dashtë Allahu të hyjmë në Kurban Bajram të falur nga gjynahet dhe të pastruar.

Pika kyçe për të përfituar nga Dhjetë Ditët Dhul Hixhe

   Edhe pse shumë njerëz e dijnë rëndësinë e këtyre ditëve ata nuk mund të përfitojnë siç duhet prej tyre, për shkak të rutinës ditore. Ata ose harrojnë të përfitojnë nga to për shkak të brengave të kësaj bote ose përfitojnë shumë pak. Në mënyrë që të kemi përfitime sa më të mëdha mund të ndjekim sygjerimet e mëposhtme:

  • Lëni ndonjë shënim rreth këtyre dhjetë ditëve në ndonjë vend ku bie në sy.
  • Shmangjuni mysafirëve, udhëtimeve apo punëve të lodhshme që ju mbajnë të preokupuar gjatë këtyre ditëve. Shtyjeni ose bëni këto programe para tyre.
  • Përmbahuni nga shikimi i lojërave sportive, filmave, lajmeve etj, kujdes nga gjërat që nuk janë të rëndësishme e as të dobishme, së paku gjatë këtyre ditëve.
  • Kujdesuni për shendetin në mënyrë që mos tju ikin namazet dhe dhikret. Mos vendosni termine për operacione gjatë kësaj kohe.
  • Nëse jeni shtëpiak/e, i pensionuar ose i vjetër, do të thotë jeni dikush që nuk duhet kryer ndonjë punë urgjente, perfitoni sa më shumë duke llogaritur veten sikur të jeni në itikaf.
  • Nëse jeni të zënë me punë mundohuni të agjëroni dhë të bëni adhurime shtesë gjatë kohës së lirë. Gjatë kësaj kohe mundohuni të bëni dhikre, salavate, dua, të lexoni Kuran, apo ndonjë adhurim tjetër.
  • Gjithmonë mbani një kuran të vogël me vete, sepse mund të ju ndihmojë që të lexoni ndonje faqe gjatë kohës së lirë.
  • Nëse nuk dini të lexoni Kuran, atëherë mund të thoni suret që tashmë i keni mësuar dhe i dini përmendësh.
  • Edhe nëse nuk mundeni të agjëroni të gjitha ditët agjeroni ato për të cilat keni mundësi, e edhe nëse është e Premte. Ditën e Premte është mekruh të agjërosh, por kjo do të thotë se shpërblimet do jenë më të vogla, ndërsa nëse nuk agjëron nuk do kesh shpërblim fare.
  • Mundohuni që të gjeni dhe bleni kurbanin para kësaj kohe në mënyrë që të kurseni kohë.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events