Lutjet jane arma e besimtarit, me të cilën ai i mbraps kokëçarjet dhe fatkeqësitë e vendosura
për të. E si të mos jetë, kur Allahu urdhëron kështu në Kur’an për lutjet:
“Zoti juaj ju tha: “Lutmuni Mua që t’i përgjigjem lutjes suaj!” “Robtë e Mi të pyesin për Mua. Thuaju: “Unë jam shumë pranë tyre! Kur më luten, unë ia pranoj lutjen atij që lutet!” “Kur njeriu ndodhet ngushtë, kush mund t’i shkojë në ndihmë e t’ia largojë të keqen që i ka rënë sipër, veç Allahut?”
Edhe i Dërguari i Allahut (sav), në porositë e tij autentike, ka thënë kështu: “Lutja është adhurim!” “Lutja është thelbi dhe baza e adhurimit!” “Lutuni, se lutja i largon kokëçarjet dhe aksidentet!” “Të përpiqesh për t’i ikur asaj që ka caktuar Allahu, s’ka dobi; është vetëm lutja ajo që sjell dobi për t’u mbrojtur nga kokëçarjet dhe shqetësimet që kanë rënë e do të bien! Atëherë, o robtë e Allahut, lutuni, lutuni!”
Ajetet e Kur’anit të cituara janë dalluar në tekst duke u futur mes kllapave të posaçme për ajetet: { } Dhe kuptimi i tyre është dhënë mes thonjëzash: “”. lutjet tjera janë lutje që përmbahen në hadithe.
Lutjet lidhur me dukurite e larta
Lutje kur personi sheh re
Allahu im, mbështetemi tek Ti nga e keqja e gjësë së dërguar me anë të kësaj! Allahu im, na jep shi të bollshëm e të dobishëm!
Lutje ne mungese te shiut
O Zot! O Zot!
Lutje kur personi sheh shi
Allahu im, na jep shi të bollshëm e të dobishëm! (3 herë)
Lutje kur bie shi me shumice dhe shfaqet frika e demit prej tij
Allahu im, le të bjerë anash nesh, jo mbi ne! Allahu im, bëje shiun të bjerë kodrave, maleve, rrëpirave, luginave dhe korijeve!
Lutje kur degjohet bubullime
Allahu im, mos na vra ne me zemërimin Tënd, mos na shkatërro ne me ndëshkimin Tënd, por para se të na dërgosh ndëshkim, na dhuro shëndet e kënaqësi!
Allahu që e madhërojnë bubullima e qiellit me mënyrën e vet të posaçme të lavdërimit dhe engjëjt duke pasur frikë prej Tij, është i pastër prej çdo të mete e mangësie!
Lutje kur fryn ere
Kur fryn erë, personi kthehet përballë erës, ulet në gjunjë, hap duart për lutje dhe lutet kështu:
Allahu im, lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e kësaj ere, mirësinë, mbarësinë dhe dobinë që e përmban ajo dhe të dërguar me të! Dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e saj, nga e keqja që e përmban ajo dhe të dërguar me të!
Allahu im, ktheje këtë erë në erëra të begatshme, jo në erëra dëmprurëse! Allahu im, ktheje këtë erë në mëshirë e jo në ndëshkim!
Lutje kur behet erresire bashke me eren
Po qe se bashkë me erën bëhet edhe errësirë, personi këndon suret Felak dhe Nas dhe lutet kështu:
Allahu im, lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e kësaj ere, mirësinë, mbarësinë dhe dobinë që e përmban ajo dhe të urdhëruar me të!
Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e saj, nga e keqja që e përmban ajo dhe të urdhëruar me të!
Allahu im, le të jetë erë me shi, jo erë pa shi!
Lutja e eklipsit te diellit
Kur personi sheh eklipsin e diellit, i lutet Allahut, bën tekbir, fal namaz, e falenderon Allahun dhe i kërkon falje Atij.
Lutje kur shihet hena e re
Allahu është më i madhi! Lavdia dhe falenderimi i përkasin Atij! Fuqia dhe forca janë të Allahut! Allahu im, mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e këtij muaji nga Ti e dua dhe tek Ti mbështetem nga rënia në gjendje të keqe në vendin e grumbullimit pas ringjalljes!
Allahu është më i madhi! Allahu im, bëje këtë muaj të lindë mbi ne me prodhime dhe begati, me besim, paqe, Islam dhe duke na dhënë sukses në çështjet e dashura e të pëlqyera për Ty! O ti, hënë e re e mirësisë, dobisë dhe mbarësisë, Zoti im dhe yti është Allahu! (3 herë)
Allahu im! Lus prej Teje mirësinë, dobinë e këtij muaji dhe kaderit (fatit) dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e tij! (3 herë)
Allahu im, bëje të lindë këtë hënë mbi ne me siguri, besim, paqe, Islam dhe si pretekst për kënaqësi ndaj nesh prej Mëshiruesit dhe ruajtje nga shejtani (djalli)!
Lutje duke pare henen
Mbështetem te Allahu nga e keqja e kësaj nate të errët (e kësaj hëne të re)!
Shto koment