Home » Horizont » Shatërvani » Kapaciteti Shpirtëror

Si mund ta arrijë një njeri majën e tij shpirtërore?

Së pari, është e rëndësishme zhytja e thellë në mendime, i cili duhet të drejtohet drejt brendësisë së vetvetes dhe ekzistencës së universit në tërësi. Kjo mund të arrihet përmes të menduarit e thellë rreth udhëtimit tonë nga lindja e deri në përjetësi dhe të gjitha ndalesat e stacionet brenda këtij udhëtimi.

E dyta, për ta zbuluar kapacitetin tonë duhet praktika e veprave të mira. Është e mundshme të arrijmë besimin duke u bindur përmes teorive, por prap se prap njeriu e ndjen peshën e vërtetë të besimit përmes praktikës. Ata që thonë se besojnë duhet t’i ndriçojnë netët e tyre duke qëndruar si roje dhe të falin Namaz me sinqeritet. Kjo është mënyra se si zemra dhe shpirti i njeriut lirohen prej kufizimeve trupore. Ndërsa kjo duhet të jetë praktikë e vazhdueshme. Disa ilaçe mjekësore tregojnë rezultate pozitive pas një kohe të caktuar; disa marrin vite kohë duke konsumuar vazhdimisht. Njejt, praktika në besim kërkon kohë për të dhënë rezultatet e saja. Padyshim, në këtë rrugë është gjithmonë e mundur që njeriu të ngurrojë dhe të bëjë gabime. Në këto situata ka rëndësi përpjekja e personit për të mbajtur lidhjen me të Gjithëmëshirshmin. Kjo lidhje i mundëson atyre të ngrihen në këmbë saherë që rrëzohen.

Kanti thotë se Zoti është një “postulat i arsyeve praktike”, e cila në një mënyrë mund të konsiderohet si ndërgjegje. Nëse besimi është një pishtar i ndezur nga Zoti, qëndrushmëria në dritë varet nga vazhdueshmëria jonë në praktikë. Të tjerët mund të mos shohin diçka të jashtëzakonshme tek këta persona të lartë, por ndërgjegjja e tyre ndjen shumëçka. Leximi i Kur’anit dhe namazi mund ta mbajnë njeriun gjallë edhe pse nuk e din kuptimin e çdo fjale.

E treta,  të jetuarit e një jete larg gjynaheve i mundëson besimtarit lulëzimin e kapacitetit të tij shpirtëror. Një dijetar i famshëm, Imam Sharani thoshte se nuk mund të merrte kënaqësinë e adhurimeve të tija nëse kalonte kohë me dikë që ishte tërësisht i painteresuar për fe.

E katërta, është i rëndësishëm përkujtimi i Zotit, me Emrat dhe Atributet e Tij, kërkimi i udhëzimit të Tij për ngritjen e perdeve midis nesh dhe çfarë ka përtej, dhe kërkimi i mëshirës së Tij. Se sa duhet njeriu ta përkujtoj Zotin, varet nga kapaciteti shpirtëror që ka, por më e rëndësishme është të kemi besim në zemrat tona gjersa bëjmë adhurime dhe përgatitemi për përjetësi.

E pesta, besimtarët duhet të jenë shumë të kujdeshëm me ushqimin që konsumojnë.  Ata duhet të jenë të sigurtë që janë duke ngrënë të lejuarën. Kapaciteti ynë shpirtërorë  ndikohet nga ajo çfarë ne konsumojmë.

E gjashta, vizita në varreza dhe spitale është mënyrë e mirë e cila ndihmon ngritjen e ndjenjave të pasionit, dashurisë dhe simpatisë, dhe poashtu bëhet përkujtues për falënderime.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 48 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...