Home » Horizont » Shtamba e Thyer » Evradu Edhkar (Përmendja e Allahut) – Shtamba e Thyer 1

Përmendja e shumtë e Allahut

Duhet t’a përmendim më shumë Allahun. Edhe nëse në një moment ndjejmë një nga shfaqjet e mirësive të Allahut (Texhelijati-Ilahije), duhet të përpiqemi që t’i ndjejmë një milion nga ato, që nga thonjtë e deri  në qelizat më të brendshme. Allahu n’a ruajtë nga imitimi, nga dëshira për t’u shfaqur dhe na udhëzoftë në kuptimin e së vërtetës. Aq shumë kam dëshirë që njëherë të them La ilahe il-lallah e në atë moment të ndjej të gjithë Emrat e Allahut, t’i ndjej të gjitha shfaqjet e Tij e për një moment të mbushem me to. Por fatkeqësisht, përballë të gjitha këtyre mirësive të Allahut, ne ende merremi me imitim dhe pamje të jashtme dhe ngecim aty. Kur e përmendim Atë, duhet t’a përmendim jo sipas vetes sonë por duhet të bëjmë përpjekje t’a përmendim sipas Madhështisë dhe sipas Madhësisë së Tij; duhet të mundohemi për këtë. Duhet të rezistojmë mbi këtë çështje qoftë edhe tridhjetë ose dyzet vjet.  Këtë duhet t’a kuptojmë jo sipas ngushtësisë sonë por brenda madhësisë së shfaqjeve të mirësive të Tij.

Ism-i Adham (Emrat e Mëdhenj, ose më të Mëdhenjtë)

Hz. Imam Gazaliu emrat Ferd, Hakem Adl, Kuddus, Hajj, Kajjum i ka konsideruar si emrat më të mëdhenj dhe njashtu ka shënuar një trajtesë (risale) të vogël për këta emra të cilët mund të jenë shërim dhe mbrojtje ndaj sëmundjeve dhe fatkeqësive të ndryshme. Poashtu, edhe Hz. Gymyshhanevi duatë e tij (I.Gazaliu) të shënuara në atë trajtesë i ka futur në Mexhmatul Ahzab. Për shembull, nëse përmendim dhjetë herë Allahu Ekber (duaja e shkruar në arabisht) ka transmetuar se do të bëhet mbrojtës nga sherri i të këqijave dhe do të korret fitore. Edhe Hz. Ustadi në fillim të Sekiues dhe Tahmidjes (dua janë edhe këto) ka përmendur këta emra. Mirëpo, ashtu sikur në pesë kohët e namazit është i fshehur ‘Salatu-vusla’ dhe në ditën e xhuma’Raktu-ixhabe’ (koha kur pranohen të gjitha duatë), ashtu sikur evlijatë janë të fshehur brenda njerëzve të thjeshtë, ashtu sikur Nata e Kadrit është e fshehur në Ramazan, ashtu sikur kënaqësia e Allahut është e fshehur brenda ibadeteve, ashtu sikur vdekja është fshehur në jetën e njeriut njashtu edhe në Esmaul Husna është fshehur Ism-i Adhami. Arsyeja e mbajtjes së fshehur të Ism-i Adhamit është që t’i mbaj besimtarët vazhdimisht sy hapur dhe të kujdeshsëm ndaj bindjes dhe ibadeteve ndaj Allahut. Por, edhe shumë emra të ndryshëm janë përmendur si Ism-i Adham. Pothuajse të gjithë emrat të cilët janë transmetuar si Ism-i Adham gjenden nëpër duatë që burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti. Jam munduar që në Libirn e Lutjeve (Dua Mexhmase) t’i vendosë të gjithë ata emra. Madje, me mendimin se do të ketë ndonjë urtësi në të edhe fjalët e njejta të cilat kanë transmetime të ndryshme ose shumë transmetime të përafërta i kam marrë të gjitha dhe i kam vendosur. Ato fjalë, për arsye se janë fjalë të Profetit (s.a.s.), i kam parë të gjitha si shumë të vlefshme dhe jam munduar që të mos i lë asnjë anash. Në Librin e Lutjeve përpos emrave Adl, Hakem, Kuddus, Hajj, Kajjum, Ferd njashtu edhe emrat Rahman, Rahim, Hannen, Mennan, Melik, Selam, Mu’min, Muhejmin janë transmetuar si Ism-i Adham. Gjithashtu, ka transmetime se edhe këta emra përmenden në (arabisht),(arabisht) dhe Ajetul Kursisi Ism-i Adham. Por, se a janë këto dua fusha ku është shfaqur Ism-i Adhami, apo vet Ism-i Adhami është shfaqur këtu, apo emrat të cilët përmenden këtu janë Ism-i Adham kjo është çështja që e di vetëm Allahu Teala. Në fakt, ne nuk i dijmë të gjithë Emrat e Allahut. Profeti ynë (s.a.s.) në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, sprove apo mërzie na ka mësuar të bëjmë dua kështu: “O Allahu im unë jam robi Yt, jam djalë i një burri dhe gruaje që janë robërit e Tu. Perçemin tim (balluket) i kam në dorën e fuqisë tënde.  Vendimi Yt mbi mua është në ecuri dhe përcaktimi Yt është i drejtë. Prej Teje kërkoj për hir të të gjithë Emrave të cilët i ke vërë Vetë, të cilët i ke përmendur në Librin Tënd, të cilat i’a ke mësuar çfardo lloj qënjeje Tënde ose për hirë të Emrave të cilët i ke vënë në diturinë e gajbit (së fshehtës) të cilat i di vetëm Ti; Ma bëj Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të syrit tim dhe shërues ndaj mërzisë, zemërimit dhe fatkeqësisë.”

Do të thotë se, ka edhe emra të cilët i di vetëm një njeri, të citët janë përmendur vetëm në një libër, të cilët i janë bërë të ditur vetëm ndonjë robi të drejtë, meleku ose xhini, ose vetëm emra të cilët i përkasin vetëm Atij dhe nuk i janë bërë të ditur askujt tjetër. Posaqërisht, edhe ju kur nuk e ndjeni vetën mirë ose ndiheni në nevojë, i bëni thirrje të Gjithëfuqishmit me çfardo lutje që iu vie nga zemra. Ato lutje që i thoni të cilat iu vijnë nga zemra, çfardo që të jenë, edhe pse ju nuk jeni në vetëdije të saj, pa e ditur fare mund t’a përmendni ndonjë emër nga Ism-i Adhami i cili është fshehur aty dhe mund të pranohet si Ism-i Adham si për shembull, lutja “Unë jam i gjorë dhe i varfër, kurse Ti je Ai i cili ua zgjatë dorën të rrëzuarve.” Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë  emër të Allahut i cili është i njejtë me këtë lutje; mirëpo kjo lujte mund të jetë njëri prej Ism-i Adhamit. Për shembull, lutja “Unë jam nevojtar dhe s’kam rrugëdalje, kurse Ti je Ai i cili ua plotëson nevojat nevojtarëve,” dhe këtë lutje mund t’a përdorni në Xhevshen në vend të lutjes “Ja Kashifel Gamm, Ja Farixhel Hamm”. Nëse jeni të sinqertë dhe nga zemra Allahu i Gjithëfuqishëm ua zgjidh nyjet nga gjuha dhe pa e vërejtur ju ua bënë që ta thoni Ism-i Adhamin. Por, nëse gjuha juaj nuk është përkthyesi i zemrës suaj, edhe nëse e thoni Ism-i Adhamin do ta leni mangu njërën pjesë të kësaj çështjeje. Për këtë arsye, robërit e drejt të Allahut kanë thënë se vetëm lutjet dhe përgjërimet të cilat bëhen me besnikëri do të pranohen dhe dërgohen si Ism-i Adham në praninë e mëshirës së Allahut. Por, sinqeriteti dhe besnikëria ndikojnë sikur eliksiri i Ism-i Adhamit. Bajezid Bistami për ata të cilët e kanë pyetur se cilët emra janë Ism-i Adham iu është përgjigjur duke thënë: “Ju më tregoni se cilët janë Ism-i Asgar (emrat e vegjël) dhe unë ju tregoj se cilët janë Emrat e Mëdhenj” dhe theksoi më tutje duke thënë “Sipas meje nëse ka diçka e cila e ka ndikimin e njejtë me Ism-i Adhamin pa dyshim që ajo është sinqeriteti, cili do emër që lexohet me sinqeritet bëhet Ism-i Adham.” Por, njeriu duhet t’i drejtohet me sinqeritet të Gjithfuqishmit, ku Emrat e Tij dhe duhet t’i shoh si shkallë shumë të rëndësishme dhe t’i vlerësoj ato për t’u afruar me Të.

Nuk duhet të jemi çmim i lirë ndaj thesareve të fshehta

Asnjëherë nuk kam besuar dhe nuk besoj se ata të cilët përpiqen të marrin gjërat me çmim të lirë kanë fituar ndonjherë. Për shembull, këta persona nuk e besoj se do të përfitojnë ashtu si duhet nga Nata e Kadrit. Ata le të presin tërë vitin dhe pastaj t’a kalojnë me ibadetet vetëm natën e njëzetë e shtatë dhe pastaj t’i fitojnë ato mirësi të cilat ua jep i Gjithfuqishmi atyre që janë munduar me meritë, kjo gjë nuk mund të ndodh. Për këtë arsye, Ebu Hanife, i cili më së miri e shtjellon këtë në ‘Të vërtetat e Profetit’ (Hakikat-i Ahmedije), thotë se “Nata e Kadrit nuk duhet të kërkohët nëpër netë të caktuara por duhet të kërkohet në 365 netët e vitit. Nëse ju 365 netët i shfrytëzoni me ndjeshmëri e pjekuri, Allahu Teala do të ju përgjigjet me mirësi zemrës suaj të sinqertë.” Krenaria jonë, Profeti ynë (s.a.s.) e dinte se kur ishte Nata e Kadrit. Por Ai thotë se një ditë “Doja të tregoja se kur është Nata e Kadrit, dola jashtë, pashë se dy persona po fjalosen. Duke u marrë me ata mu bë që t’a harroj Natën e Kadrit.”56Me këto fjalë të Tij, Ai (s.a.s.) na ka treguar se qoftë edhe një mosmarrëveshje shumë e vogël në mes të besimtarëve do t’a lëndonte shumë thellë dhe se në mbajtjen e Natës së Kadrit të fshehur ka një urtësi. Resuli Ekremi (s.a.s.) ka këshillluar që Nata e Kadrit të kërkohet në netët e dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Dhe thënja “Çdo natë mundohu t’a shfrytëzosh si Natën e Kadrit dhe çdo person që të del përpara mendoje se është Hz. Hizri”. Por, edhe Hz. Hizri është i fshehur brenda njerëzve. A është Ai Jasiri, Mustafa, Abdurrahmani apo Gyltekini, ju nuk mund t’a dini. Por, nëse ju bëheni dhe tregoni respekt ndaj gjithkujt, nëse e ndihmoni çdo nevojtar, nëse e kapni gjithkë për dore, nëse ia hapni zemrën çdo personi një ditë mund të rastisni Hz. Hizrin nga ehli imani dhe i bleroni fushat e zemrës suaj. Pra ashtu sikur i Gjithfuqishmi e ka bërë të fshehur Natën e Kadrit dhe Hz. Hizrin për arsye të mbajtjes sonë vazhdimisht syhapur dhe në tensionim metafizik. Njashtu këtë e ka bërë edhe me fshehjen e Ism-i Adhamit në Emrat e Tij, për të na mbajtur vigjilent dhe të ndërgjegjshëm. Dhe kështu duke kthyer shikimet në zemrat tona, edhe nëse lexojmë xhevshen ose xhelxhelutije, ose i përmendim emrat Ferd, Hajj, Kajjum, Adl, Kuddus, Hakem të cilët Imam Gazaliu i ka transmetuar si Ism-i Adham, pra duke ia hapur duartë Atij me çfarëdo emri, Allahu na ka këshilluar t’a bëjmë me sinqeritet dhe besnikëri. Por nëse ndaj Allahut (xh.xh.) nuk ka një lidhje nga zemra vështirë se e gjeni Natën e Kadrit, Hz. Hizrin ose Ism-i Adhamin. Këto fshehtësi hapen vetëm kur e kapni sinqeritetin dhe besnikërinë në zemren tuaj, kur atë që e kërkoni e gjeni në zemrën tuaj atëherë hapen perdet e fshehtësisë. Nëse jeni me mendimin që të gjëni çdo gjë të gatshme, ose nëse ju kanë kapluar ndjenjat që t’a gjej menjëherë, t’a them menjëherë, t’a marrë menjëherë atëherë duhet të prisni edhe shumë. Dhe këtë temë tani për tani do t’a mbyll me fjalinë të cilën edhe ne e marrim si kriter “Ju më tregoni mua emrat e vegjël prej Emrave të Allahut dhe unë ju tregoj Ism-i Adhamin”

Mbi Salatu Selamin

Profetit Tonë (s.a.s.) sa herë që i dërgojmë Salatu Selam përsëri është pak. Por, në fund nëse thuhet: “Biadedi ilmihe ve biadedi malumatike,” bëhet gjithpërfshirëse sepse ilmi i të Gjithfuqishmit mbulon çdo gjë. Thënia “sa numri i dijës së Tij” këtë e bën më gjithpërfshirëse. Pasi them kështu nga brenda më vjen ndjenja “O Allahu im un nuk di nëse ka ndonjë gjë tjetër, më mëso t’a them atë.”

Është vaxhib të thuhet salatu selami kur përmendet emri i Profetit tonë (s.a.s.). Por, kur përmendet emri i të Gjithfuqishmit nuk është vaxhib të thuhet xhel-le xhelaluhu sepse nuk është e mundur që t’i japim hakun kur përmendim (bëjmë dhikër) Atë. Përmendja e Tij sipas hakut të Tij është diçka që tejkalon qënjen tonë ndaj nuk është parë si vaxhib. Njashtu thënja profetike “Nuk të përmendëm dot o i Përmendur (Medhkur)” aludon këtë që e thamë më sipër. Por Profetit tonë (s.a.s), sado që të jetë shkak për kriterin e arritjes së qëllimit mund t’i thuhet salatu selami, na mjafton fuqia për këtë. Sa më shumë që të thuhet salatu selami aq më mirë është. Njëri nga sahabët e Profetit (alejhi selam) bënte vetëm salavate për Profetin (alejhi selam) kur lutej. Por mbi të gjitha Profeti i thoshte atij “Nëse bën më shumë do të ishte më mirë.”58Në ditë njëqind herë dërgoni salatu selam dhe pastaj bëni istigfar kjo domethënë që jemi akoma te dera. Ata që janë në një pozitë me ju nuk duhet të thonë kaq pak.

Nëse nuk strukeni si një serrë në shefatin e Tij, nuk mund të shpëtoni. Sepse rruga që shkon tek Allahu kalon prej Tij. Viza e shpëtimit merret duke e njohur Atë. Salatu selami ashtu siç thuhet me gjuhë nuk duhet të mungoj gjatë shkrimeve. Dhe nuk bën të shkruhen si akronime. Duhet shkruar hapur dhe çdo herë të shkruhet Emri i Tij (sal-allahu alejhi ve selam) duhet të shënohen salatu selame të ndryshme  të lloj-llojshme. Përse unë duhet të shmang salatu selamin nga Profeti im (alejhi selam)?Fatkeqsisht janë hequr nga raftet shprehjetrespektplote në emër të Ilmit (diturisë). Nuk i thuhet dituri asaj nëse nuk i tregohet respekti në vend të duhur. Dituria është dituri nëse është respekti për të, përndryshe ajo nuk është dituri.

Thënja e Salavatit

Disa e pranojnë se është vaxhib që kur të përmendet emri i Profetit tonë (sal-allahu alejhi ve selam) të thuhet salavat. Nuk ka asnjë kundërthënje se është absolutisht vaxhib të thuhet njëherë salavat në të gjithë jetën e njeriut, por disa e shohin vaxhib që të thuhet sa herë të përmendet emri i Profetit tonë (sal-allahu alejhi ve selam). Për këtë arsye, thuht se është vaxhib që pas “tehijatit” të lexohet “Allahu me sal-li ve barik”. Sepse, në tehijatështë shprehja “Esh-hedu en la ilahe il-allah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve rasuluhu,” pasiqë aty përmendet Emri i Tij (alejhi selam) duhet të lexohet salatu selami.

Ekzistenca e Profetit tonë (alejhi selam), Krenaria e rruzullit tokësor, është shkaku dhe arsyeja me të cilën ne e mësojmë qëllimin e ekzistencës sonë. Ai (alejhi selam) është burim drite që shëndrit fytyrën e qenjes, është qëllimi i universit. Është produkti bazë i fabrikës së univerisit, Profeti ynë (alejhi selam)është fryti më i vlefshëm i tij. Ekzistenca e Tij (alejhi selam) në njëfarë mënyre është temeli i universit; shfaqja e parë ka filluar me Të (alejhi selam) sikur një bërtham. Pastaj, me dërgimin e Tij (alejhi selam) për detyrë dhe misione ka ardhur në fund si fryti i pemës së universit. Nëse doni të flas si Nizamiu e të them: “Poezia e univerisit është kompozuar për Të (alejhi selam). Urdhëri i saj ka ardhur në fund të poezisë sikur një rimë. Atëherë çdo gjë lidhet me Të (alejhi selam).”Nëse shikojmë nga ky këndvështrim i kemi borxh shumë gjëra Profetit tonë (alejhi selam). Për këtë arsye sa herë që përmendet Emri i Tij (alejhi selam) disa e kanë konsideruar vaxhib thënjen e salavatit. Por askush nuk ka thënë se është vaxhib kur përmendet emri i Allahut të thuhet xhel-le xhelaluhu. Pse? Sepse ne nuk mund t’i bëjmë ballë nimeteve të Allahut. Nuk mund t’ia dalim me shukr (falenderim) ose t’i përgjigjemi mirësive të Tij i cilinë çdo momemt lëshon mirësitë e Tij mbi ne.

Për shembull, të mendojmë një sekond, një orë e cila përbëhet nga gjashtëdhjetë minuta, t’a ndajmë këtë në minuta, në sekonda,pastaj në fragmente të sekondës e deri te e dhjeta e sekondës. Në këto të dhejtat e sekondës jemi të mbushur me mirësitë dhe nimetet e të Gjithfuqishmit. Nëse dëshirojmë që të falenderojmë Atë pa u ndalur për mirësitë e Tij që na jep në lidhje me ekzistencën, jetën,(atifei Rabbanijet)-organet shpirtërore, ndjenjat, vetëdijen, vullnetin etj. dhe nëse themi pa ndalmi el-hamdulilah, el-hamdulilah, el-hamdulilah përseri nuk mund t’ia dalim. Sepse këtë el-hamdulilah nuk mund t’a fusim brenda të dhjetave të sekondës kurse ne vazhdojmë të ekzistojmë edhe brenda asaj pjese të sekondës. Por me çfarë jemi prezent aty? Jemi prezent me nimetet të cilat na ka rrethuar Allahu; jemi me furnizimin e Tij i cili na furnizon me veçoritë njerëzore dhe përgatitje për iman, jemi prezent me hapjen e vetëdijës sonë nga ana e Tij

Një buxhet i vogël

Pra Allahut i bëhet dhikr, i bëhet falenderim, por përsëri nuk mund t’ia dalim me këto ndaj nimeteve të Tij. Por, ne duhet të bëjmë aq sa kemi fuqi duke qenë në vetëdije të asaj se sa pak e tregojmë veten me mundin e bërë dhe t’i kthehemi Atij duke thënë: “O Besnik, i cili jep shpërblimin e çdo gjëje, edhe pse Ty po të kthehem me  një kursim (buxhet) shumë të vogël dhe të pavlefshëm, Ti ma prano atë si të plotë dhe më trajto sipas asaj.” E dini kur vëllezërit e Hz. Jusufit (alejhi selam) erdhën te ai dhe i thanë: “Ne erdhëm me një buxhet të pavlefshëm por me mirësinë dhe bujarinë tënde na plotëso nevojat ashtu siç duhet, dhe për ato të cilat nuk të kemi paguar numëroj si sadaka.”59 Edhe ne të Gjithfiqshmit duhet t’i themi: “T’u drejtuam Ty me një buxhet të vogël dhe të pavlerë. Ti je Vefij, i takon madhështisë Tënde që të na përgjigjesh me mirësi të mëdha. I mbështetemi madhështisë Tënde.”

Po, ne sado që t’a përmendim Allahun  prapëseprapë nuk arrijmë që t’a falenderojmë karshi mirësive të Tij dhe nuk arrijmë t’i bëjmë hamd dhe tesbih ashtu siç Ai meriton. Për këtë arsye edhe në ajetin që përmenda më heret ku thuhet: “arabisht”60 , pasiqë citohet se duhet t’a përmendim Allahun shumë herë thuhet: “Ve sebbihu bukraten ve esile”61 për t’a theksuar dhe kuptuar se Ai është larg se i pastër ndaj çdo të mete. Zaten, ne çdo mëngjes e përmendim Atë dhe bëjmë dhikr, tesbih, takdis duke thënë: “Subhaneke ja Allah tealejte ja Rrahman exhirne mine-nar bi afvike ja Rrahman.” Dhe kështu duke u munduar t’a bëjmë atë që kemi në dorë jemi duke treguar shembullin e të bërit shumë. Po, nuk duhet të jemi ata të cilët mundohen pak… “Kaq është mjaft” nuk duhet thënë. Nuk duhet t’a harrojmë që sado që t’a përmendim Allahun prapë nuk mund t’a falenderojmë dhe të bëjmë dhikr përballë mirësive të Tij. Në anën tjetër i Gjithfuqishmi thotë: “ Më përmendni Mua që t’iu përmend juve”62. Pra, ne me dhikr, ibadet dhe meditim do t’a përmendim Allahun, dhe Ai do të na përmend me teshvif dhe tekrim… Ne do t’a përmendim Atë me dua dhe lutje dhe Ai do të na lëshoj mirësitë e Tij mbi ne duke na u përgjigjur neve për ato dua…Ne nuk do t’a harrojmë Atë në mesin e punëve tona të dunjasë dhe Ai do të na largoj dertet e kësaj dunjaje dhe do të na jap mirësi dhe lehtësi… Ne në momentet kur jemi vetëm do t’a përmendim Atë dhe do të mbushemi me Të, dhe Ai do na bëhet “ Enisu xhelis” në momentet kur na shtyn, fërfëllohemi në vetmi… Ne në kohët kur jemi rehat nuk do e shkëpusim Atë nga gjuha dhe Ai përballë ngjarjeve të cilat na shmangin rahatinë do të dërgojë frymë mëshire… Ne do të jemi të sinqertë në rrugën e Tij dhe Ai do të na nderoj me gjëra të cilat janë mbi kapacitet e të kuptuarit të njerzimit.

Në vazhdim Allahu thotë: “arabisht”63. Pra, “Më përmendni Mua , përmendni mirësitë e Mia, mos rrini indiferent ndaj tyre, mos bëni kinse nuk i shihini, përgjigjjuni atyre me falenderim, mos u bëni mosmirënjohës!”.A thua çfarë të bëjmë që të mos jemi të verbër dhe mosmirënjohës? Dhe çfarë të bëjmë në mënyrë që të konsiderohemi se e kemi kuptuar Atë dhe njëkohësisht të jemi prej atyre që përmenden nga ana e Tij?

Nuk duhet lënë hapsirë për mosrespekt

Duke lexuar Kur’an ose duke e bërë hutbe Atëështë gabim që të thuhet “Estaidhu”-(kërkoj strehim, mbështetje). Në Kur’an thuhet “(arabisht)”64. Pra, kur lexojmë nuk duhet thënë “jam në kërkim të strehimit” por duhet të themi “mbështetem”. Pra, në çdo kusht duhet të themi “eudhubilah”.

Duhet t’a bëjmë shprehi që çdo herë të themi “eudhubesmelen” kur lexojmë ndonjë ajet sepse nuk mjafton vetëm “besmele” por duhet të thuhet edhe “eudhu”. Kur përmendet emri i Profetit (alejhi selam) duhet të themi salavat por jo vetëm me gjuhë por me të gjithë trupin. Kur përmendet Emri i Tij (alejhi selam) duhet të kemi kujdes dhe të rregullojmë vetën nga trupi dhe zemra. Sepse kur përmendet Ai (alejhi selam) mund tëvjen tek ne në vizitë shpirtërore.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...