Home » Trajtesa » Kurani » El Bekare Ajeti 2: Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim

ذٰلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ ف۪يهِ هُدًى لِلْمُتَّق۪ينَ

Kuran, El-Bekare 2

“Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim dhe është udhëzues, udhërrëfyes për të devotshmit”


Fjala arabe “HUDA”, ose “udhëzim”, në këtë varg vjen në formën e paskajshme. Meqenëse ky lloj përdorimi në arabisht shpreh një udhëzim abstrakt që nuk është arritur me ndonjë përpjekje ose veprim paraprak, ajeti nënkupton që ne nuk mund të arrijmë  udhëzimin ose qëllimin final  , pa pasur ndonjë përpjekje. “HUDA” gjithashtu përfundon me tenvin (emër i pacaktuar që mbaron me shkronjën arabe nun), fjala bëhet “HUDAN” – një rregull në gramatikën arabe që sugjeron se nëse një koncept përdoret në formën e pacaktuar/të pakushtëzuar, atëherë synohet kuptimi i tij i plotë. Prandaj, nuk ka dyshim se ky Libër është një udhëzim hyjnor i jashtëzakonshëm për të devotshmit. Ai është udhëzim i përsosur për të devotshmit, pasi janë ata që janë të lirë nga dyshimi më i vogël rreth tij(pra rreth vetë librit; Kuranit), dhe janë ata që janë të gatshëm t’i zbatojnë  urdhëratë e fesë- esh-sharī’atu’l-gharra dhe rikthimin te karakteri i pastër natyrorë njerëzor- esh-sharī’atu’l-fitriyya. Të devotshmit janë gjithmonë të prirur të pranojnë të vërtetën sepse nuk e shohin atë me paragjykim, dhe vetëm ata mund të përfitojnë nga ky “udhëzimi i përsosur”.

Megjithatë, koncepti “udhëzim” përsëritet në fund të kësaj pjese të sures: “Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit” (El-Bekare 2:5). Këtu “udhëzuar” vjen në formën e një emri foljor  dhe tregon “udhëzimin aktiv” i cili është arritur nëpërmjet besimit dhe veprimeve të mira/të drejta. Kjo do të thotë, se është aktualizim i udhëzimit që mund të përmes Kuranit. Për aq sa mund të nxjerrim përfundimin nga shprehja ” Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre “, se si njeriu që arrin një udhëzim të tillë është duke arritur një nivel të vërtetë devotshmërie. Besimi dhe njohja e Zotit janë hapat e parë të përparimit në këtë rrugë, rezultati është fitimi i kënaqësisë së Zotit të Madhëruar. Më në fund, siç shprehet qartë në varg, vetëm ata që mund të jetojnë sipas një udhëzimi të tillë do të arrijnë shpëtimin.

Nga konteksti i këtij vargu të fundit mund të nxirret se “udhëzimi” varet nga fakti që Allahu e jep atë . Megjithatë, sjellja dhe veprimet tona(njerëzore) përmes ushtrimit të vullnetit të lirë janë  nevojshme që të jepet një udhëzim i tillë në mënyrë që të sigurojë paqe dhe rehati në këtë botë dhe të bëhet një mjet shpëtimi në Ahiret.

Për të përfunduar, “HUDEN” në fillim është një shkak, dhe më vonë është një rezultat i dhënë me lumturi. Të dyja janë një përgjigje ndaj lutjes “IHDINA” ose “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”, që gjendet në suren e mëparshëm el-Fatihah (1:6), përderisa shërbejnë si udhëzim për ata që kërkojnë rrugën e drejtë.

Referenca

https://fgulen.com/en/fethullah-gulens-works/reflections-on-the-quran/suratu-l-baqarah-the-cow/al-baqarah-2-2

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.