Home » Të ndryshme » Nxënësi i Shërbimit dhe Kuranit

Njeriu i shërbimit duhet të jetë i gatshëm e i vendosur që, për hir të çështjes së zemrës, të kalojë edhe lumenj gjaku dhe, kur t’ia arrijë qëllimit, të jetë aq i pjekur sa t’ia japë çdo gjë të zotit, kurse para Krijuesit të Lartë të jetë i respektueshëm e me edukatë. Duke përmendur dhe miratuar çdo zë të kushtuar shërbimit për kauzën, duke e vlerësuar çdo individ të çmuar e të lartë, duhet të jetë i ekuilibruar duke i besuar vullnetit të Zotit për të mos i idhujtarizuar personat që do t’i duartrokasë për sukseset e tyre!..

Duke e caktuar para të tjerëve veten me përgjegjësi dhe detyrë për të marrë përsipër një punë të mbetur përgjysmë, ndaj kujtdo që vrapon në ndihmë për kapjen dhe ngritjen në këmbë të së vërtetës, duhet të tregohet i matur e i respektueshëml..

Kur institucionet t’i jenë shembur, planet t’i jenë prishur, bashkimi t’i jetë shpërbërë dhe forcat t’i jenë shkatërruar, duhet të jetë jashtëzakonisht besimtar dhe optimist, kurse kur të jetë ngritur përsëri në këmbë dhe të ketë arritur majat, duhet të jetë i thjeshtë e tolerantL. Duhet të jetë racional dhe parashikues që ta pranojë qysh në fillim se kjo rrugë është me të përpjeta e tatëpjeta; edhe sikur t’ia presin rrugën humnera skëterrore, madje, duhet të ketë bindjen dhe vendosmërinë se ka për t’i kapërcyer!..

Si dashnori i marrë i çështjes për të cilen ka lënë peng koken, duhet të jetë aq besnik sa ta flijojë jetën për të dhetë jetë burrë dhe bujar sa të mos i përmendë e të mos kerkojë shpërblim për ato që ka bërët.

I dashur vëllai im i nderuar!

Meqenëse thua se ke pëlqyer çdo vuajtje të Islamit, me këtë lajm nëjep gëzim dhe fuqi, prandaj më dëgjo me kujdes:

Detyra jonë është të mbledhësh trëndafila mes gjembave. Këmbën e ke të zbathur do të shpohet. Dorën e ke të zbuluar, do të gjakoset. Por ti kësaj do t’i gëzohesh. Fëmijët që janë si Musai a.s., të rritur në duart e faraonëve, do t’i marrësh në rrugën tënde. Do të të rrahin “Pse i morre?” do të të burgosin “Përse u fole?”. Dhe ti për këto do të gëzohesh.

Nëse syrgjynosesh në shkretëtirë, gjaku yt do të shërbejë për të ujitur filizat që po rritën. Do të ketë nga ata që nuk e duan gjelbërimin. Do të ngrihen, të djëgin e të shkatërrojnë. Ti këtë do ta vëzhgosh me durim (sabër). Edhe në qoftë se të burgosin në qeli të errëta, nëse sheh dritë në ndërgjegje të ndryshkura, nëse sheh shpresë në zemra pa iman (besim), jepu nur (dritë) atyre.

Pse dhë dritë, do të quhesh fajtor; pse fale shpresë, do të ndëshkohesh; por ti përsëri kësaj do t’i gezohesh.

Do të ndahesh nga nëna, shokët dhë të dashurit. Ti do të përqafosh me gjithë shpirt Kuranin. Duke qenë një pikë ujë do të bëhesh det, duke qenë frymë do të bëhesh tufan.

Për të shpjeguar hallin tënd, lëkurën do ta bësh letër, kurse gjakun bojë. Nuk do të të lënë të takohesh me njeri, por ti do të fluturosh në horizonte si i verbri që kërkonte sy dhe do të gjesh ata që kërkojnë nur (drite). Mund të ndodhë që nuk i gjen, atëherë nuk do të mërzitesh.

Në qoftë se të japin post e pasuri, do të harrosh nefsin tënd, në qoftë se ngatërrohesh në furtunën e gënjeshtrës dhë shpifjes, do t’i braktisësh ndjenjat.

Nëse të bëjnë mur hekuri për të të penguar në rrugën që ke nisur, kete mur do ta shkatërrosh me dhëmbë.

Në qoftë se do të të duhet të gdhendësh e të skalitësh të gjitha malet, do t’i skalitesh ata qoftë edhe me gjilpërë.

Mos harro! Kudo që të ndodhesh shkatërroje mosbesimin dhe injorancën deri në rrënjë. Në qoftë se një ditë sheh se muret e Kuranit po rrënohen, mënjeherë kockat e tua bëji gur; mishin lëndë ndërtimi dhe gjakun tënd ujë, por vetëm ato mure të mos rrënohen.

Kudo që të ndodhesh do të ndërtosh kështjella diturie, virtyti dhe edukate. Kështjellat do të kenë nevojë për sakrifikues dhe ti i tillë do të jesh.

Duke lexuar këtë letër, ashtu si Junus Emre, që lexon mesnevi-n, do të thuash: “E gjatë,ç’nevojë kishtë t’i rrestojë kaq gjatë. Shkurt do të thoje: Do të bëhesh nxënës i Kuranit dhe do të mjaftonte”, ke të drejtë.

Sepse ai që hyn në rrugën e Islamit e di që kjo rrugë është më e holë se fija dhe më e mprehtë se shpata.

Së fundmi, të përqafoj me gjithë shpirt, duke kërkuar duatë e tua dhe duke iu lutur Allahut xh.sh, që të na bashkojë të gjithëve atje ku mbizotëron mirësia e Tij dhe të më shpëtojë ashtu si ju, vëllezërit e mi që janë në rrugë të gabuar. Amin

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...