- Fillimi i Tre Muajve – 12.01.2024
Koha për rehabilitim. Çfarë këshillohet për të përjetuar entuziazmin e tre muajve të bekuar si dhe për të përfituar maksimalisht nga atmosfera shpirtërore e tyre? Përgjigje
- Nata e Regaibit – 11.01.2024
Nata e xhumasë së parë në muajin Rexheb, me vlerat e mëdha që përmban është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit Ramazan. Më shumë
- Nata e Isras dhe Miraxhit – 06.02.2024
Profeti Muhamed (s.a.s.) kthehet nga miraxhi tek populli i tij plot me dhurata. Pse kjo natë është e vecantë? Si mund ta vlerësoj? Përgjigjet
- Nata e Beratit – 24.02.2024
Nata e faljes, një rast i mirë për të kërkuar falje nga Allahu xh.xh. Pse është e rëndësishme kjo natë? Si mund ta vlerësojmë? Përgjigjet
- Fillimi i Ramazanit – 11.03.2024
Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij. Cka mund të bëjë për të përfituar sa më shumë prej begatisë së Ramazanit? Lexo… Pyetje-përgjigje rreth agjërimit
- Itikafi – 31 Mars – 9 Prill 2024
Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje…
- Nata e Kadrit – 05.04.2024
Nata e Kadrit kërkohet tek dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e vecanërisht në netët tek. “Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj, i falen të gjitha gjynahet e mëparshme” (Hadith) Si duhet ta vleresojmë Natën e Kadrit?
- Fitër Bajrami – 10-12.04.2024
Bajram do të thotë lehtësim dhe lumturi. Fillon me faljen e namazit te bajramit. Zgjat tri ditë, ku pas cdo namazi farz lexohen tekbiret e teshrikut. Shevali është muaji që vjen pas ramazanit. Agjërimi gjashtë ditë brenda muajit Shevval është sunet“Kush mban agjërimin e ramazanit dhe këtij i shton, pastaj edhe gjashtë ditë agjërim në muajin sheval, është sikur ta kishte kaluar gjithë vitin me agjërim!” (Hadith) .
- Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes – 07-16.06.2024
Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme…
- Dita e Arafatit – 15.06.2024
Nuk ka ditë tjetër veç ditës së arefesë kur Allahu të ketë çliruar më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit! (Hadith). Agjërimi i mbajtur këtë ditë bëhet kundërshpërblim (kefaret) për mëkatet e një viti të shkuar dhe e një viti të ardhshëm.
- Kurban Bajrami – 16-19.06.2024
Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Pyetje-Pergjigje…
- Viti i Ri Hixhri – 07.07.2024 – e diel
Hixhreti (migrimi) i Profetit Muhamed (a.s.) nga Meka në Medine…Fillimi i kalendarit Hixhri. Si filloi?
- Dita e Ashurës – 16.07.2024 – e martë
Dita e shumë ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në histori…Agjerimi është sunnet.
- Nata e Mevludit – 14.09.2024 – e shtunë
12 Rebiul Evvel, Ditëlindja e Profetit (a.s.). Lexo…
Ju mund të klikoni tek butoni poshtë kalendarit (+Google Calendar) për ta shtuar tek kalendari juaj, dhe kështu pranoni lajmërime për t’ju kujtuar datat e rëndësishme Islame.
Shto koment