Home » Horizont » Revista Ujëvara » Bërja e Llogarive (Muhasebe 2)
Ballafaqimi (konfrontimi) i njeriut me veten e tij dhe vazhdimi i jetës së tij në linjën “Hasebu enfusekum kable en tuhasebu” “Bëjini llogarinë vetes, para se t’u bëhet llogaria” varet nga qëndrimi stoik kundër epshit dhe nefsit, si dhe zerimi (shumëzimi me zero i vetvetes) duke e kuptuar se pafundësia i takon Allahut xh.sh. Në fakt, është pikërisht kjo që i takon njeriut, i cili është i dobët, i pafuqishëm e nevojtar ndaj të Pakufishmit në Cilësi (Allahut xh.sh.) si dhe i cili gjithçka e ka amanet nga Allahu. Në të kundërtën, atij i cili ulet e ngrihet gjithmonë duke thënë “unë”, i mbyllen të gjitha rrugët për të parë e ndjerë të vërtetën (hakikatin); të katër anët për të shndërrohen në burg dhe gjithandej mbretëron errësira. Sa bukur e thotë këtë çështje një njeri i zemrës dhe i shpirtit:
Ti (o Allah) nuk shfaqesh në skenë kur unë jam aty,
Kusht për shfaqjen Tënde është zhdukja ime.
(Gavsiu)
Po, edhe në qoftë se personi është i zhytur dhe marrëzisht i lidhur me Allahun; nëse ai thotë “unë”, atij i mbyllen të gjitha dyert për ‘përtej’; fillojnë të zbresin nga lart ‘shpulla dhembshurie’ për të.. dhe këta fatkëqij të cilët nuk e shumëzojnë veten e tyre me zero ndaj Allahut, i Cili Cilësitë i ka pafund, do të kalojnë procese të tilla në jetë, të cilat do t’i detyrojnë me zor dhe të bëjnë që ata ta zerojnë veten e tyre. Po, sipas disiplinave: “Mohimi i mohimit është vërtetim.”, “Mosekzistenca shfaqet kur vetë ajo zhduket.”; nëse personi nuk vepron sipas sistemit të dobësisë dhe varfërisë (ndaj Allahut), ai, pa e vënë re fare, rrëmbehet nga një ujëvarë e varfërisë (mosekzistencës) dhe nuk kthehet dot më.
Pikërisht ky është statusi i njeriut në aspektin e ibadetit të tij ndaj Allahut. Ai hapet ndaj marifetit (njohjes së Allahut), muhabetit (dashurisë ndaj Allahut) dhe zevk-i ruhani (kënaqësisë shpirtërore që vjen si rezultat i njohjes dhe dashurisë ndaj Allahut) aq sa e ndjen në ndërgjegjen e tij të qenit hiç (zero) ndaj Allahut xh.sh. dhe në këtë mënyrë shndërrohet në një pasqyrë vezulluese e emrave të Allahut. Në të kundërtën, kur ai shkumon me egoizëm dhe buçet (gjëmon) me mendjemadhësi dhe vetpëlqim, ai përjeton eklipse të njëpasnjëshme dhe bëhet lodër e shejtanit. Për të mos rënë në një gjendje të tillë shkatërruese, që në fillim duhet të përjetohen ato gjëra që kanë për t’u përjetuar dhe gjërat që kanë për t’u zgjidhur duhet të zgjidhen në mënyrë të saktë sipas disiplinave të Hakkut (Allahut xh.sh.), në mënyrë që njeriu të mos bjerë në rënkime e vajtime në të ardhmen afërt apo të largët. Kështu ia vë pikën kësaj çështjeje Ibrahim Hakkë:
Ha pa, fli pak, pi pak!..
Hiq dorë nga poshtërimi i lëkurës (anës trupore).
Shtegto për në kopshtin me trëndafila të zemrës!..
Të shikojmë se ç’do të bëjë Allahu,
Ç’të bëjë Ai, bukur e bën.
Ndërkaq Emir Buhariu thotë:
Thotë rruga Nakshibendi, duhen braktisur katër gjëra:
Braktis dynjanë, braktis ahiretin, braktis nefsin, braktis braktisjen.
dhe këshillon që në aspektin e nefsit duhet flakur tutje nga mendja dynjanë, ahiretin, veten dhe vet këtë braktisje, duke mundësuar kështu orientimin vetëm e vetëm drejt Allahut (xh.sh.).
Krahas kësaj rruge goxha të vështirë, Bediuzzamani vë në pah parimet dobësisë e varfërisë, pasionit e falënderimit, tefekkyrit (thellimit në mendime) e mëshirës; dhe e mbështet këtë çështje në disa parime lehtësuese duke thënë: “Thotë rruga e të dobëtit, duhen katër parime: Varfëri absolute (ndaj Allahut), dobësi absolute (ndaj Allahut), falënderim absolut (ndaj Allahut), dëshirë absolute (për Allahun), o i nderuar!”
Çdo fjalë e thënë që ne ta lexojmë veten tonë, të përballemi me veten tonë dhe ta kuptojmë pozitën tonë përpara Allahut (xh.sh.) është rubin e diamant. Janë pikërisht këto fjalë, ato me të cilat njeriu e ndriçon dhe e vazhdon jetën e tij të zemrës në mënyrë të pashkëputur me ihsanin, ruan statusin që i takon para Allahut.. shumë shpesh e rikontrollon veten.. e lexon veten e tij në mënyrë të saktë me të gjitha anët e tij të ndyta dhe t ndriçuara.. vazhdimisht, pa ndërprerë merret me veprime që çojnë në pastrim nga ndyrësitë e papastërtitë.. për shkak se përqendrohet në sjellje të tilla, nuk shikon papastërtitë e të tjerëve; edhe po t’i shohë, nuk merret me to. Herë pas here thotë e rënkon si Nijazi Misriu:
Nuk bëra ndonjë tregti, pasuria “jetë” më shkoi huq,
Erdha në rrugën e drejtë, por, paska ikur gjithë karavani, pa e ditur;
Qava duke rënkuar, u nisa për në rrugë i vetmuar, i huaj,
Syri loton, zemra digjet, mendja e çuditur, pa njohuri.
E ndonjëherë e përplas nefsin përtokë duke thënë si Lejla Hanëm:
Iu binda epshit të nefsit tim, bëra shumë gjynahe,
Si të vij në prezencën Tënde, o I Dërguari i Zotit!..
Në të tjera raste me thellësinë e Imamit të Allvarit, M. Lutfi Efendi zbraz atë ç’ka brenda dhe rënkon duke thënë:
Nuk kam as dije, e as vepra
Nuk më ka mbetur fuqi të bëj vepra të hajrit apo ibadet
Jam mbytur në rebelim ndaj Allahut, kam shumë barrë gjynahesh
A thua vallë si do të jetë gjendja ime në Ditën e Kijametit?
Dhe, sa e sa të tjerë kanë rënkuar në lidhje me këtë çështje, duke thënë “Hasibu enfusekum” “Bëjini llogarinë vetes”…
Duke e mbyllur këtë temë me përmendjen e këtyre personave të lartë, të cilët vrapojnë nga teubeja (pendesa) në inabe (braktisja e gjynaheve dhe të drejtohesh nga Allahu), e nga inabeja për në eube (kthim te Allahu); ne tani dëshirojmë të sodisim gjendjen e personave të lartë e të pjekur shpirtërisht e mendërisht dhe që pasqyrojnë fjalën “Hasenatul ebrar, sijjatul mukarrabiin.”

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events