Home » Horizont » Shatërvani » Uji, Fuqia e Pozitivitetit dhe Edukimit

Kohët e fundit kam qenë shumë i intriguar rreth disponimit, sidomos rreth ndryshimeve biologjike të disponimeve. Proceset që fshihen prapa gëzimit, mërzitjes apo zemërimit janë pjesë përbërëse të ekzistencës sonë, dhe të poseduarit e dijes mbi atë se si ato ndodhin saktësisht mund të na ndihmojnë të zhvillohemi pa masë.

Kërkimet e Dr. Masaru Emoto

Gjatë kërkimit të përgjigjeve, zbulova  Dr. Masaru Emoto (vdiq 2014), një shkencëtar japonez që i kishte kushtuar jetën e tij studimit të ujit. Studimet e Dr. Emoto pretendojnë se mendimet, ndjenjat, fjalët, idetë, muzika, madje dhe emrat ndikojnë në strukturën molekulare të ujit dhe kështu edhe në realitetin tonë fizik. Gjatë studimit të tij, Dr. Emoto zbuloi se pikat e ujit që u ishin ekspozuar vazhdimisht ndaj fjalëve pozitive ose negative, ndryshonin thellësisht në ngjyrë, formë dhe simetri të ujit.

Eksperimenti i tij i parë përfshiu vendosjen e ujit të distiluar në enë të vogëla, shkrimin e një fjale ose fraze të shkurtër në një etiketë, dhe më pas ngjitjen e asaj etikete në secilën enë. Enët u lanë vetëm gjatë natës. Disa nga këto fjalë kishin kuptime pozitive si: “dashuri ndaj vetvetes”, “bukuri”, “pasion” dhe “lumturi”. Enët e tjera kishin kuptime negative si “e ligë”, “urrejtje” ose fraza të tilla si “ti më neveritë.” Pastaj një sasi e vogël uji nga secila enë ishte ngrirë në mënyrë të shpejt që të formoheshin kristale akujsh, të cilët më pas u vëzhguan nën një mikroskop. Rezultatet ishin mahnitëse; fjalët pozitive kishin formuar kristale të bukura, simetrike, të cilat dukeshin shumë të ngjashme me fjollat e borës, ndërsa fjalët negative ishin të çngjyrosura, kaotike dhe të copëtuara.

Mesazhi i fshehur në ujë

Gjetjet e tij revolucionare u botuan në librin e tij, Mesazhi i fshehur në ujë. Sidoqoftë, puna e Dr. Emotos u prit me kritika, skepticizëm dhe konfuzion. Komentues të tjerë ishin shpreheshin se Dr. Emoto nuk bëri sa duhet për të sqaruar qasjet e tij ose të sigurojë prova të mjaftueshme për eksperimentet e tij.

Ai vendosi të bënte çonte eksperimentet një hap më tej dhe donte të shihte se çfarë do të ndodhte me një sasi të madhe uji gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Eksperimenti i tij i famshëm i Orizit përfshinte vendosjen e së njëjtës sasi orizi në tri enë të ndryshme dhe më pas shtimin e së njëjtës sasi të ujit të distiluar në to. Ai më pas mbylli enët dhe etiketoi secilën me nga një fjalë të ndryshme. Në të parën, ai vendosi frazën “Faleminderit”; në të dytën frazën “Je Idiot”; dhe të tretën e la bosh. Çdo ditë, për 30 ditë, ai vizitonte secilën nga enët dhe lexonte me zë të lartë etiketën e tyre përkatëse për një minutë dhe përcillte ndryshimet në secilën nga to përgjatë muajit. Në fund të muajit, ai kishte vërejtur se uji në enën me shkrimin “Faleminderit” kishte filluar të fermentohej, duke lëshuar kështu një aromë të fortë dhe të këndshme. Uji në enën me etiketën “Je idiot” u bë i zi me një formë të papëlqyeshme. Rezultati më interesant, për mendimin tim, ishte ena e fundit pa etiketë që ishte injoruar gjatë gjithë kohës. Ajo morri një ngjyrë të pakëndëshme jeshile-blu në vend të ruajtjes së ngjyrës së saj origjinale. Rezultatet e tij ishin në përputhje me eksperimentet e tij të mëparshme me enë më të vogla, dhe dukej se ekzistonte një rregull. Unë u mahnita nga këto zbulime dhe vështirë se mund ta besoja, kështu që vendosa ta provoja vetë. Vajza ime dhe unë bëmë të njëjtin eksperiment si një pjesë e projektit të saj të panairit shkencor. Për habi, ne morëm rezultate shumë të ngjashme brenda vetëm 19 ditëve. Ky eksperiment ishte një mësim i shkëlqyeshëm për fëmijët e mi në lidhje me ndikimin që fjalët tona kanë tek të tjerët dhe nuk ishte thjesht një projekt i panairit shkencor.

Uji ka kujtesë

Dr. Emoto përfundoi gjetjet e tij duke thënë se uji është një “plan i realitetit tonë” dhe se “energjitë” emocionale dhe “dridhjet (vibrimet)” mund të ndryshojnë strukturën fizike të ujit. Është e domosdoshme të mbani mend se uji është jetë; rreth 70% e trupit të njeriut, dhe pothuajse dy të tretat e botës, janë të përbëra nga uji. Prandaj, gjithçka që ndodh rreth nesh, mendimet tona, qëndrimet tona, sjelljet tona dhe qëllimet tona janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe mund të ndikojnë në emocionet tona. Shkencëtarët kanë ende gjëra që duhet të kuptojnë se si saktësisht këto ndryshime në ujë mund të ndikojnë në trupin tonë dhe botën tonë, por rezultatet janë të qarta për t’u parë nga të gjithë.

Kjo vendos më shumë përgjegjësi mbi supet tona për të qenë qenie njerëzore përgjegjëse. Ne gjithmonë duhet të mendojmë, të flasim dhe të veprojmë pozitivisht nëse duam gjithashtu që mjediset tona përreth të jenë pozitive.

Një mësim i shkëlqyeshëm

Ekziston gjithashtu një mësim i shkëlqyeshëm në këtë studim për mësuesit dhe arsimtarët. Ne mësuesit hasim në një shumëllojshmëri studentësh në mosha të ndryshme përgjatë vitit shkollor. Komunikimet tona me ta mund të kenë një ndikim real në jetën, mendjet dhe të ardhmen e tyre për më mirë ose për të keq. Çdo vit na jipen rreth 25 enë me oriz dhe ujë, që përfaqësojnë 25 studentë, në secilën klasë pa asnjë etiketë mbi to. Ne takohemi me ta në fillim të vitit pa asnjë paragjykim ndaj asnjërit prej tyre. Ato janë secila një pllakë e përkryer e pastër në sytë tanë, një enë e re me ujë të distiluar dhe oriz që pret ose të fermentohet ose të kalbet. Ne, atëherë, me vetëdije ose pavetëdije, i etiketojmë ato në mendjet dhe zemrat tona; studentët e etiketuar si “ena 1” marrin lëvdata dhe komplimente; disa studentët janë etiketuar si “ena 2” dhe u thuhet se ata do të dështojnë ose janë problematikë; ndërsa grupi i fundit është etiketuar si “ena 3” dhe kryesisht injorohen për shkak të turpit të tyre dhe/ose indiferencës sonë. Nëse jeni mësues ose komunikoni me fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, ka  shumë gjasa që tashmë keni pasur qindra apo mijëra enë deri tani dhe tani mund të pyesni veten se sa prej tyre përfunduan vitin në formë më të mirë sesa që ishin në fillim të vitit. Sa prej tyre u etiketuan si “ena 1”, “ena 2” ose “ena 3”? Kur mbyll sytë dhe mendoj për të gjitha vitet që kam mësuar, nuk jam i sigurt nëse kam qenë në gjendje t’i trajtoj të gjitha enët me qëndrim pozitiv.

Një fjalë e vogël

Unë besoj se të gjithë kanë pasur një përvojë në lidhje me mënyrën sesi toni ynë i bisedës ose përgjigjet tona ndryshuan nxehtësinë e diskutimit. Siç thuhet në Bibël, “Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin” (Proverbat 15:1). Ndonjëherë një fjalë e vogël e thjeshtë mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj në një mënyrë pozitive ose në një mënyrë negative. Gjendjet, qëndrimet tona dhe gjuha që përdorim, ndikojnë njerëzit përreth nesh dhe shumicën e kohës ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për shtrirjen e tyre.

Që të dyja, edhe mendimet pozitive edhe ato negative janë ngjitëse. Kur shohim miq të gëzuar përreth nesh, ne i ndiejmë ditët tona pak më të ndritshme, ose ndjehemi të mërzitur kur flasim me njerëz të zymtë. Qëndrimet pozitive, mendimet pozitive dhe mendimet pozitive ndryshojnë jetët tona. Bediuzaman Said Nursi pati thënë bukur: “Një person që sheh të mirat në gjëra zhvillon mendime të mira. Dhe ai që ka mendime të mira merr kënaqësi nga jeta.” Njerëzit që mund të zhvillojnë mendime pozitive ka më shumë të ngjarë që të kenë një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të suksesshme dhe të mund t’i kapërcejnë luftërat më lehtë. Nëse dëshironi të keni një ambient të ngrohtë të shëndetshëm, me pamje të mirë, që është produktiv dhe që ju jep një përvojë të këndshme, duhet të përdorni një gjuhë pozitive, inkurajuese dhe të butë për ta bërë atë të mundur. Është në duart tona për të përmirësuar botën tonë me dashuri dhe mirënjohje.

Mendimet pozitive çojnë në ndjenja të mira

Mendimet pozitive çojnë në ndjenja të mira, vepra të mira dhe zvogëlojnë negativitetin, i bëjnë zemrat tona të kënaqura. Ndërsa mendimet negative prodhojnë ndjenja të këqija, urrejtje, xhelozi, zemërim, depresion, stres dhe emocione negative, të cilat mbështjellin shpirtin tonë dhe çojnë në një jetë jo të shëndetshme. Për të qenë në gjendje të qëndrojmë të shëndetshëm emocionalisht dhe psikologjikisht, duhet të drejtohemi menjëherë drejt mendimit pozitiv kur ndiejmë se jemi të rrethuar nga negativitetet. Pejgamberi Muhamed, i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi Të) tha “Bëni një punë të mirë pas një pune të keqe dhe kjo do ta fshijë atë.” Ne mund të mos kemi kontroll të plotë fillimisht mbi llojet e mendimeve që përshkojnë mendjet tona çdo moment, megjithatë ne kemi aftësinë t’i injorojmë ose t’i ndjekim ato siç përshkruhet nga Pejgamberi, paqja qoftë mbi Të: “Kushdo që beson Zotin dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose të heshtë”.

Teksti ne origjinal: Water, the Power of Positivity, and Education

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...