Ko-ordinimi i mahnitshëm i trurit të njeriut
Truri i njeriut koordinon trupin me komunikimin mes dy gjysmave(hemisferave) te tij.Përshkak te këtij komunikimi të mahnitshem truri është ne gjendje të operoj fuknsionet dhe aftësitë motorike më komplekse në trupin tonë vetëm me anë të impulsëve dhe pa patur nevoj për vena dhe damarë per të përquar sinjalin.
Truri njerëzor është i ndarë në dy hemisfera, ne të djathtë dhe të majtë këto dy hemisfera nuk janë identike me njëra tjetrën për nga struktura dhe funksioni , hemisfera e djathtë ka për detyrë të koordinoj funksionet e pjesës së majtë të trupit kurse hemisfera e majtë kontrollon pjesën e djathtë të organizmit , dhe deri tani shkenca akoma nuk ka mundur ta shpjegoj arsyen për këtë ndarje.
Ka shumë dallime në mes të hemisferave përfshirë funksionet e të folurit dhe të lëvizjeve motorike. Për shembull tek 90% e njerëzve funksionet e të folurit dhe aftësitë e dorës janë të vendosura në hemisferën e majtë.
Sidoqoftë aftesitë si : të pikturuarit ,arkitektura ose shqisa e perspektivës, aftesitë të cilat kanë të bëjnë me hapsirë dhe perspektivë koordinohen nga hemisfera e djathtë.
Përderisa të dy hemisferat janë të angazhuara në detyra te ndryshme ato sigurisht që komunikojnë me njëra tjetrën .
Për të ndodhur kjo ,një strukturë e quajtur Corpus Callosum e cila permban vetëm aksone dhe shtesa të nervave është e vendosur në mes të të dyja hemisferave që mundëson shkëmbimin e informacionit. Për shembull nese një gjilpërë shpon dorën tuaj të majtë kjo shkon si informacion ne hemisferën e majtë. Në raste kur pacientëve ju mungon ose nuk ju funksionon Corpus Callosum, në qoftë se një figurë me një mollë të kuqe ju shfaqet para syve dhe nëse e shikojnë njëher vetëm me syrin e majtë kurse të djathtin të mbyllur dhe pastaj vetëm me të djathtin dhe të majtin mbyllur ,ata thonë se nuk kanë parë asgjë, as mollën e kuqe.
Mungesa e Corpus Callosum rrallë haset si defekt që nga lindja, në këtë rast rrallë here ka mangesi kur bëhet fjalë për lëvizjet dhe receptoret shqisorë.
Aktivitetet si , të folurit, të qëndruarit, balancimi, të ecurit apo të vrapuarit janë pothuajse të ngjashme në nivele normale .
Në raste të epilepsisë në tru vërehet një impuls i parregullt elektrik. CorpusCallosum mund të hiqet me anë të operacionit ,kështu duke prerë këtë pjesë pamundesohet ky transfer (impuls)jo normal elektrik në hemisferën tjetër të trurit.
Së fundmi, ky operacion nuk po zbatohet nëse nuk është e nevojshme. Natyrisht, kryerja e këtij operacioni do të thotë se komunikimi midis dy hemisferave është ndërprerë dhe detyrat që janë caktuara në trurin e djathtë mbeten vetëm në të djathtin dhe ato të caktuara në të majtin mbeten vetëm në të trurin e majtë.
Kjo mund të komplikojë aftësitë themelore motorike. Për shembull, në qoftë se një person dëshiron të shkruajë apo të hedh një top me dy duart, kjo detyrë planifikohet fillimisht në hemisferën e majtë, atëherë ajo transferohet në rajonet e aftësive që gjenden në të dy hemisferat dhe lidhen nëpërmjet callosum corpus. Këto aftësi zhvillohen nëpërmjet të dy anëve trurit dhe duarve tona, dhe zakonisht një dorë është më e mirë se tjetra për nga lëvizja dhe aftësia .
Sepse truri i majtë është zakonisht dominues, shumica e njerëzve janë djathtak.
Skizofrenia është një sëmundje akute psikiatrike që tek nje person prek emocionet, mendimet dhe sjelljet, që do të thotë “Ndarje e Mendjes”, (në greqisht, Schizo do të thotë ndarje, ose të ndarë, dhe phrenos do të thotë mendje). Në skizofreni, koordinimi në mes hemisferave është i ndërprerë dhe të dy hemisferat ndërhyjnë në të njëjtën kohë për të zgjidhur të njëjtin problem. Shkurtimisht, nuk mund të shkaktohet një problem në qoftë se një detyrë e veçantë kërkon vetëm një hemisferë të jetë në krye; megjithatë, komplikimet lindin kur dy hemisferat përpiqen për të zgjidhur të njëjtën punë. Tek pacientët skizofren, është raportuar se një problem ekziston në Callosum corpus, prandaj komunikimet pengohen mes tyre. Kjo rezulton në një përçarje mes hemisferave.
Në këtë pikë, shume pyetje mund të lindin. Pse trupi jonë kontrollohet nga rajonet e dy trurit që kanë punë të ndryshme? Përse komunikojnë këto dy hemisferat? Çfarë do të ndodhte në qoftë se truri jonë nuk është ndërtuar në dy pjesë?
Normalisht është e vështirë për të dhënë përgjigje për këto pyetje. Ndonjëherë, mund te mbesim pa fjalë nga kompleksiteti i madh, por, “nëse Zoti krijon në këtë mënyrë, atëherë ajo duhet të jetë në formën më të bukur.” Nuk ka asgjë të padobishme, shtesë dhe të panevojshme në trupin e njeriut. Per këtë mund të supozohen ide në lidhje me funksionimin e dyanshëm te trurit.
Hemoragjia cerebrale gjithmonë ndodhë vetëm në njërën anë të trurit. Te folurit humbet nëse anën e majtë ka dëmtime, edhe aftësitë hapësinore dhe gjeometrike humben, kur në anën e djathtë ka demtime. Prandaj, ndoshta kur një funksion humbet në njërën anë, ruhen funksionet ne anen tjetër te trurit.
Edhe pse hemisferat e trurit janë përgjegjëse për funksione të ndryshme, ato me sukses përmbushin detyrën e tyre për të aktivizuar funksionet tona trupore nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm. Pavarësisht studimeve të vazhdueshme klinike, shtrirja e plotë dhe shume funksione te trurit mbeten misterioze. Truri jonë ka ndertim perfekt, i cili ja lejon trupit të funksionoj në mënyrë të përkryer, dhe kjo është një shenjë e pakrahasueshme e arkitekturës se trurit njerëzor.
Shto koment