Home » Video » Mënyrat për të qëndruar të gjallë e të fortë

Sipas parimit të kauzalitetit (shkak-pasojë) gjithmonë të njëjtat forca mbajnë të njëjtën peshë. Një dorë e cila dikur arrinte të mbante 5 kg, në një tjetër periudhë nuk mund të mbajë dot 10 kg. Ky është një ligj i pandryshueshëm. Është rregull i pandryshueshëm i Allahut në gjithësi. Kur’ani në lidhje me të thotë: “S’ka ndryshim të krijimit të Allahut.” Sahabët e nderuar (Zoti qoftë i kënaqur nga të gjitha Ata) me të vërtetë ishin gjithmonë të gjallë, të tendosur, gjithmonë aktivë..

Nuk treguan vyshkje asnjëherë

Sigurisht, kjo gjë ka disa shkakëtarë.

  • Kur’ani vazhdimisht “binte” pothuajse si shi mbi kokat e Tyre si mëshirë. Kjo është një çështje e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme. Ngjarjet që u ndodhnin atyre bëheshin shkak për zbritjen e (ajeteve të) Kur’anit. Këtë gjë e quajmë “esbabul nuzul”. Në Kur’an përmendeshin hapur fare ose të nënkuptuara. Çfarë gjallërie shkakton te unë ardhja e një letre e qartë apo e nënkuptuar nga një Individualitet të cilit i kam borxhe materiale e shpirtërore? Allahu xh.sh. i Cili mban në dorë qiejt e tokën, vazhdimisht “fliste” për diçka në lidhje me ta (Sahabët). Njëri ishte divorcuar, dikush ishte betuar, dikush ishte trim në luftë, dikush kishte hyrë me tërë qenien e tij në Islam… Kur’ani fliste veç e veç për Ta. Xhemaati (Sahabët) vazhdimisht e gjenin vendin e tyre në “bisedën” e Allahut me Të Dërguarin e Tij. Kjo gjë i mbante ata vazhdimisht të entuziazmuar dhe të gjallë. Bashkë me entuziazmin ndodhet edhe gjallëria.
  • Fakti që Pejgamberi (as) vazhdimisht ndodhej mes tyre dhe u jepte përgjigje pyetjeve që ata kishin, “ua lante brendinë” atyre me shikimin e Tij (as), lexonte brendinë e tyre dhe zgjidhte problemet e tyre, ishte një çështje shumë e rëndësishme që ata të qëndronin gjithmonë të freskët. Herë-herë kur ata largoheshin nga Prezenca e Pejgamberit (as), pothuajse hynte një pengesë (perde) në mes dhe bëhej si hije në lidhjen që ata kishin me Diellin e Ezelit dhe Ebedit. Por menjëherë vinin te Pejgamberi (as) dhe mbusheshin aty. Tek Ai (as) reflektonin emrat e Allahut xh.sh. Secilën herë kur shihnin Pejgamberin (as), në secilën sjellje të Tijën ata kujtonin Allahun xh.sh. dhe mbusheshin. Prandaj, Pejgamberi (as) ishte një faktor i veçantë i ripërtëritjes shpirtërore të tyre. Largimi, shmangia nga kufri e dalaleti (mohimi e çudhëzimi) si dhe nga të gjitha shëmtitë që lidhen me to, të shijuarit e imanit dhe bukurive të imanit formonte një atmoserë të tillë sikur dalja në nur nga një natë e errët në një çast të papritur shkaktonte një gjallëri shpirtërore te ata. Dhe, përveç kësaj, në kohën e Pejgamberit (as) kjo ishte atmosfera zotëruese.

Aktivizimi i njeriut, aktivizimi i çdo gjëje

Ndonëse nuk ka lidhje me temën tonë – mbahej aktive edhe toka, edhe paraja.. s’kishte asgjë të vdekur, s’kishte asgjë të dergjur, s’kishte asgjë të gjymtuar. Aq shumë ishte përhapur kjo mënyrë jetese e përgjithshme e aktivizimit dhe e aksionit saqë edhe sikur një njeri të ishte në shtratin e vdekjes, do të vraponte menjëherë nëse dëgjonte ndonjë thirrje nga Pejgamberi (as) në lidhje me aksionin! Tani, lidhur me këtë çështje…Ebu Akili r.a. shkoi e vrapoi sa andej e këtej, dhe në fund e mori atë që kërkoi… Kjo gjë vinte nga shpirti i aksionit (veprimit). Të qenët aktiv vazhdimisht! Pejgamberi (as) kështu i kishte mbajtur ata. Është gjë e natyrshme: nëse një grup njerëzish mbeten pasiv, ata kalben, u vjen era, u fiket pasioni e u fiket kënaqësia. Edhe koncepti “i të bërit shërbim në rrugë të Zotit” me kalimin e kohës humbet. Por, Pejgamberi (as) i mbante ata vazhdimisht “të gjallë” (aktivë). Të qenët vazhdimisht i gjallë dhe përgatitja e një terreni në të cilin ata do ta mbanin veten të gjallë e aktivë, i bënte ata të zellshëm. Tani, nga njëra anë për ta kishte përgëzime dhe qortime. Ikja nga përpjekja në rrugën e Allahut konsiderohej si një nga shtatë gjynahet e mëdha. Pejgameberi (as) shumë personave ua ka shtrënguar dorën e bënte e kërkuar Biat që ata të urdhëronin për të mirë e të ndalonin nga e keqja. D.m.th. kuptimi i saj ishte ky: Imani yt është i pranuar, nëse ti bën emri bil maruf. Kështu i kishte thënë Abdullah b. Amr b Bexheliut r.a. Ishte edhe kjo: Ata e ndienin veten të detyruar që vazhdimisht të bënin ndonjë detyrë e të përpiqeshin në rrugë të Zotit. E shikonin si detyrim që duhet të bënin Hixhret. Në pozicione të ndryshme, Allahu xh.xh. i mbante ata të gjallë. Ndaj edhe mund të ishin të entuziazmuar.

Edhe sot, si mund të angazhohemi që t’i mbajmë “të gjallë” (aktivë) shokët tanë. Të gjejmë punë/angazhime për secilin sipas kapacitetit që ka. Të mendojmë mirë e mirë e të themi “Çfarë pune mund të bëjë secili?” e më pas t’ia propozojmë atij atë punë. Njerëzit tanë do të mbeten të gjallë. Dhe njerëzit që janë të gjallë nuk zihen me njëri-tjetrin. Njerëzit që mbeten pasivë hanë njëri-tjetrin. Kur përfundon grindja e zhurma me jashtë, atëherë fillojnë grindjet e zhurmat me brenda. Edhe në ditët e sotme: po të jepet mundësia që njerëzit të drejtohen në kahje të caktuara, unë besoj se një pjesë e mosmarrëveshjeve ndalojnë. Një pjesë e kalbjeve të brendshme ndalojnë. Njerëzit që nuk bëjnë hizmet ulen e bëjnë thashetheme. Njerëzit që bëjnë hizmet duhet të bëjnë hizmet. Ne duhet ta “luajmë” pjesën tonë në këtë skenë të jetës ku jemi sjellë; e më pas të largohemi. Duhet t’ua lëmë të mirë skenën atyre që vijnë pas nesh e të themi: “Le ta vazhdojnë ata këtë punë pastaj; do të bëjnë pjesën e tyre e më pas do të largohen.” Po si do të bëhet kjo gjë?

Si do ta fitojmë ne atë emocion?

  • Sigurisht, duhet të merret edhe një herë Kur’ani në dorë e të mendohet rreth çështjeve të tij. Kjo është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme, madje kjo është më e rëndësishmja.
  • Duhet të injektohet mendimi i vetëmohimit. Institucionet tona të irshadit (udhëzimit) e bënë individin pak vetjak. Madje, edhe duke treguar Hakun dhe hakikatin më shumë vunë në pah nefsin e tyre. “Ti shpëtoje veten. Kush shpëton anijen e tij është kapiten!” Nuk arriti t’ua mësojë këtë mendim atyre: “Unë në jetën time nëntedhjetë e ca vjeçare nuk di ndonjë gjë në emër të kënaqësive të kësaj bote. Jeta ime kaloi nëpër fushëbeteja, burgje…” Ky ishte një mendim i lartë. Ky mendim duhej t’u jepej njerëzve. “Të bëj dhikër në mënyrë që të fluturoj në Xhennet. Të bëj ibadet natën e të agjëroj ditën” Jo. Unë mendoj se ky është një mendim egoist! Këto do të jenë, patjetër. Por, kështu duhej të thoshte besimtari: “Jam i gatshëm të hyj në flakët e Xhehennemit për hir të lumturisë dhe mirëqenies së të tjerëve. “Nëse i shoh ata në dalalet (çudhëzim) e në kufër (mohim), edhe Xhenneti është i rëndë për mua, ose hyrja në Xhennet për mua është një çështje e mundimshme.” Kjo duhej t’u mësohej njerëzve tanë. Njeriu ynë duhej të përgatitej si një zjarrfikës.
  • Kemi shumë nevojë për një veprimtari tefekkyri (persiatjeje, meditimi). Kemi shumë nevojë që të “hidhemi” në meditime të brendshme dhe të jashtme. Insitutcionet tona të irshadit (udhëzimit) e neglizhuan goxha shumë këtë çështje. Ne kemi marrë goditje të forta të imanit në lidhje me këtë çështje. Të menduarit u bë POTHUAJSE haram dhe e ndaluar. Çfarë ka në qiej? Cila është harmonia e yjeve? Çfarë janë vrimat e zeza? Çfarë ka përtej tyre? Ishte pothuajse e ndaluar të mendoje rreth këtyrë çështjeve. Ndërkaq, në lidhje me ajetin në faqen e parafundit të sures Al- Imran: إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَـٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ لَـَٔايَـٰتٍ لِّأُو۟لِى ٱلْأَلْبَـٰبِ “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Al Imran: 190). Dhe, Pejgamberi (sav) thotë u bëftë “kështu” një njeri i cili e lexon këtë ajet e nuk mediton . Nëna jonë Ummu Selemeja (r. anha) transmeton se Pejgamberi (as) ngrihej natën, e këndonte këtë ajet dhe qante. Krijimi i qiejve dhe Tokës, fakti që njerëzit janë të krijuar të ndryshme… këto bëhen tema që në kohën e Pejgmaberit (as). Më pas, disa shpirtra të mykur kanë injektuar mendime të gabuara të cilat e vrasin dhe e robërojnë shpirtin e besimtarit, si: “Mos bëj analizën e njeriut se hyn në gjynah, mos shiko në qiej se hyn në gjynah, mos hyr në lidhjen midis yjeve se hyn në gjynah”… U është fishkur pasioni. Në fakt: Gjithçka që ne na vjen nga Allahu në Librin e Ekzistencës është nga një letër dhe na tregon për Allahun. Mendo për rreshtat, faqet, fjalët e universit. Secila nga to është nga një letër nga Allahu. Të bën të thuash “La ilahe il-lAllah”. Do të mendosh për këtë gjë. Përse është kështu syri, përse është kështu veshi, përse është kështu goja… Ne jemi TË DETYRUAR ta largojmë perden e gafletit (hutesës) nga njerëzit tanë e t’i shpëtojmë ata nga të qenët “besimtar ndjesor/emocional”. Besimtar i ndjenjave të tij! Nëse duhet ai qan, rënkon, (figurativisht) e përplas veten përtokë, por ka një mori lëkundjesh e dyshimesh. Prandaj kjo çështje duhet të trajtohet nga të gjitha aspektet. Duhet të zgjidhet njëherë e mirë ana logjike e punës. Dhe përsëri, siç thotë Bediuzzamani: “Ndriçimi i mendjes është te shkencat moderne, ndriçimi i zemrës është te shkencat fetare. Me bashkimin e të dyjave fluturon lart përpjekja e nxënësit.” Kur ‘martohen’ mendja me zemrën, kur sillen pranë njëra-tjetrës mendimi dhe emoiconet e zemrës përpjeka lartësohet! Dhe, ai do të vrapojë maksimalisht… brenda një rrethi të veprave të mira do të sillet me rrezet e dritës së njohjes së Zotit. Çdo rreze drite e njohjes së Allahut do t’i përftojë atij dëshirë të re për vrap dhe rrahje krahësh. Hojet e marifetit (njohjes së Allahut), hojet e imanit, hojet e kënaqësisë shpirtërore, hojet e ngazëllimit të brendshëm do t’i thurë në mënyrë të shkëlqyer dhe këto kanë për ta mbajtur atë vazhdimisht të gjallë. Kjo nuk bëhet me vaz e dhënie këshillash. Le ta them kështu: nuk bëhet FARE me vaz e dhënie këshillash. Njeriu ynë mban përgjegjësi që ta studiojë edhe një herë Librin e Universit, duhet të fillojë ta studiojë. Duhet të fillojë të zbresë në studimin e vetvetes. Dhe, duhet ta marrë Kur’anin në dorë, të shohë lidhjen njeri-univers-Kur’an dhe duhet të shohë aty vajhin (shpalljen) e Allahut xh.sh., frymëmarrjet e Pejgamberit (as), dhe, ashtu siç përmendet në suren “Adijat”, duhet të dëgjojë hingëllimat e kuajve të Sahabëve, gjersa nxjerrjen xixa nga thundrat e atyre kuajve, madhështinë e besimtarit dhe mjerimin e njerëzve të ulët.
  • Nuk mjafotjnë vetëm këto, sigurisht, edhe kujtimi i vdekjes mund të jetë një faktor. Për sa kohë njerëzit mbajnë në kujtesë vdekjen mund të jenë në perpjekje për të bërë diçka për ahiretin.

Në mënyrë modeste mendoj se sot që të tre këta elemente kanë vdekur! Medresetë tona e kanë vrarë pjesërisht jetën mendore. Në teqe jeta shpiërtërore u dëmtua pjesërisht. Të pakta janë ato të vërtetat, ndoshta 4-5. Dhe, te besimtarët jeta intelektuale vdiq. Kur them “jeta intelektuale”: kjo nuk është të merresh me filozofi pas Kindiut apo Sokratit. Ndoshta në ngazëllimin e Pejgamberit (as), i Cili, duke shikuar argumentet e qarta, me sy të mbushur kthehej kah vetja, meditonte dhe herë-herë qante. Shikonte yjet – nuk i mbante dot të qarat me ngashërim. Ekzaminonte qiellin – nuk i mbante dot të qarat me ngashërim. Nuk i mbante dot të qarat me ngashërim as kur lexonte Kur’an. Nuk i mbante dot të qarat me ngashërim!

Vesselam!

YouTube player

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events