Home » Trajtesa » Kurani » El Bekare 17: Ata (që janë zhytur në të këqija e bredhin andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin…

مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ الَّذِي اسْتَوْقَدَ نَارًاۚ فَلَمَّا أَضَۤاءَتْ مَا حَوْلَهُ ذَهَبَ اللّٰهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ ف۪ي ظُلُمَاتٍ لَا يُبْصِرُونَ

Kuran, El-Bekare 17

“Ata (që janë zhytur në të këqija e bredhin andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Perëndia ua merr dritën, i le në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!”


Ky varg ilustron botën e brendshme të hipokritëve në një ngjashmëri duke e krahasuar atë me gjendjen e atyre që nuk e vlerësojnë dritën në errësirën e natës. Hipokritët e viteve të para të Islamit jetonin të përzier bashkë me myslimanët; kështu ata mund të shihnin herë pas here dritën e besimit, të paktën me cepin e syve të tyre. Megjithatë, mospajtimet në zemrat dhe mendjet e tyre nuk i lejuan ata të ushqeheshin siç duhet nga kjo dritë.

Këta hipokritë shikonin, por nuk mund ta shihnin pishtarin në dorën e Të Dërguarit të Allahut s.a.s., sepse vështrimi i tyre dyshues dhe joserioz e minoi dhe errësoi dritën, ose mashtrimi ua mposhti prirjen dhe aftësitë e tyre të bashkëlindur drejt imanit. Nga jashtë dukeshin sikur po shikonin, por përballë dritës shkëlqyese të pishtarit të imanit, në vend që të intensifikonin fokusin e tyre për të parë më mirë, me dyshime dhe konspiracion ata neutralizuan dinamizmin që u aktivizua në shpirtin e tyre, duke e bërë atë dritë joefikase për vetat e tyre. Për më tepër, jo që nuk e përdoren atë dritë udhëzimi që të përparonin në rrugën e islamit, përkundrazi ata thurën plane se si mund të ndezin një zjarr prej saj (nga ajo dritë hyjnore të shkaktonin zjarr mosbesimi); fjala “ndezin” në varg duket se u referohet të dyja këtyre interpretimeve.

Në anën tjetër, jobesimtarët nuk e kishin njohur besimin dhe dritën e tij ndriçuese. Ata nuk e kishin përjetuar kurrë atmosferën  magjepsëse dhe lumturinë që sillte imani. Kjo është arsyeja pse, sapo jobesimtarët të kishin ndier dritën e imanit, ata kurrë nuk do ta braktisnin atë dhe u përpoqën të mbanin një jetë me përkushtim të sinqertë. Ata që kishin përjetuar errësirën e kufrit më parë do të zgjoheshin në një botë të re kur mund ta shihnin Islamin më të gjitha bukuritë e tij tërheqëse. Kjo merr kuptim edhe kur e krahason jetën fetare të personave të lindur në një rreth islam (me përjashtime gjithmonë) me atë të atyre të cilët janë të rritur në rreth joislam por që më pas Allahu ua ka mundësuar udhëzimin. Këta të fundit vlerësojnë ndryshe dritën e imanit sepse e kanë parë çartë dallimin imanit dhe kufrit ashtu siç shihet dallimi mes të bardhës dhe të zezës.

Referencat

https://fgulen.com/en/fethullah-gulens-works/reflections-on-the-quran/suratu-l-baqarah-the-cow/al-baqarah-2-17

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.