Lutjet e gjumit i mjaftojnë besimtarit per kohen sa eshte ne gjume. Per lutjet e nates (tehexhud) kliko. Si pushonte Pejgamberi a.s.?
Lexohen tri herë Ihlas, Felek, Nas
- Kul huvAll-llahu ehad
- Kul eّudhu bi Rabbil felek
- Kul eّudhu bi Rabbin-nas,
Pastaj e fërkon me to sa të kesh mundësi trupin duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesa e përparme e trupit, Kështu vepron tri herë.
——————————————————————
Pastaj Ajet-el Kursij
All-llahu la Ilahe il-la huve, El-Hajjul-Kajjumu la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeّu ّindehu il-la bi idhnihi jaّlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej`in min ّilmihi il-la bi ma shae vesi`a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-`alijjul-`adhim.
All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja, as gjumi, gjithçka që ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejën e Tij? Ai di të tashmen dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.
“Kush e lexon këtë kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” (Buhariu 4/487).
——————————————————————
Amener-Resulu – Duaja para gjumit
Amener-resulu bima unzile ilejhi min Rabbihi vel-mu`minun, kul-lun amene bil-lahi ve melaiketihi ve kutubihi ve rusulihi, la nuferriku bejne ehadin min rusulihi ve kalu semi`na ve eta`na gufraneke Rabbena ve ilejkel mesiir. La jukel-lifull-llahu nefsen il-la vus`aha leha ma kesebet ve ّalejha mektesebet. Rabbena la tuahidhna in nesina ev ahta`na, Rabbena ve la tahmil ّalejna isren kema hameltehu ّalel-ledhine min kablina, Rabbena ve la tuhammilna ma la takate lena bihi, vaّfu ّanna vagfirlena verhamna ente mevlana fensurna ّalel-kavmil-kafirin.
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë)”. “All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!
“Kush i lexon këto dy ajete në mbrëmje i mjaftojnë.” (Buhariu “Fet-hul-Bari” 9/94 Muslimi 1/554. Ajete nga sure El-Bekare 285-286).
——————————————————————
Bismike Rabbi ved’aّtu xhenbi ve bike erfeuhu fe in emsekte nefsi ferhamha ve in erselteha fahfedhha bima tahfedhu bihi ibadekes-salihin.
Me emrin Tënd, o Zoti im, bie në gjumë dhe me emrin tënd ngritem. Nëse ma merr shpirtin më mëshiro, e nëse e dërgon (në trupin tim), më mbro sikurse i mbron robërit e Tu të mirë.
“Kur dikush prej juve ngritet nga shtrati i tij e pastaj kthehet në të, le ta fshijë tri herë atë (dyshekun), ngase ai nuk e di se mund të ketë rënë diç në të pasi është larguar nga ai, e pastaj le të thotë: (hadithi)”
Buhariu “Fet-hul-Bari” 1/126), Muslimi 4/2084.
——————————————————————
All-llahumme inneke halakte nefsi ve Ente tevefaha, Leke mematuha, ve mahjaha, In ahjejteha fahfedhha ve in emetteha fagfir leha. All-llahumme inni es`elukel-`afijete.
O Zoti im, Ti krijove shpirtin tim dhe Ti më bën të vdes. Në dorën Tënde është jeta dhe vdekja ime. Nëse më jep jetë, më mbroj, e nëse më bën të vdes, m’i fal mëkatet. O Zoti im, të lutem të më shpëtosh.
Muslimi 4/2083, Ahmedi 2/79. (version i Ahmedit).
——————————————————————
All-llahumme kini ّadhabeke jevme teb`athu ّibadeke (3 herë).
O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t`i ringjallësh robërit Tu.
Pejgamberi alejhis-selam kur dëshironte të flejë e vente dorën e tij të djathtë nën faqe dhe thoshte: (hadithin) (Ebu Davudi 4/311 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/143).
——————————————————————
Bismike All-llahumme emutu ve ahja.
O Zoti im, me emrin Tënd vdes dhe jetoj.
Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/113, Muslimi 4/2083.
——————————————————————
SubhanAll-llah (33 herë), Elhamdulil-lah (33 herë), All-llahu Ekber (34 herë).
“Kush e thotë këte kur t’i afrohet shtratit është më e mirë për të se sa të ketë shërbëtor”. (Buhariu “Fet-hul-Bari” 7/71), Muslimi 4/2091.
——————————————————————
All-llahumme Rabbes-semavatis-seb`i ve Rabbel-`arshil-`adhim, Rabbena ve Rabbe kul-li shej`in, Falikal-habbi ven-neva, ve Munzilet-Tevrati vel-Inxhili, vel-Furkan, eّudhu bike min sherri kul-li shej`in Ente ahidhun bi nasijetihi. All-llahumme Entel-Evvelu fe lejse kableke shej`un, ve Entel-ahiru fe lejse baّdeke shej`un, ve Entedh-Dhahiru fe lejse fevkake shej`un, ve Entel-batinu fe lejse duneke shej`un, Ikdi ّanna ed-dejne, ve agnina minel-fakr.
O All-llahu im, Zot i të shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh, Zoti ynë dhe Zot i çdo sendi, Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës), Ti je Ai i Cili e shpalle Tevratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur`anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i çdo sendi, balli i të cilit është në dorën Tënde. O All-llah, Ti je i pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe mbas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje s’ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na mbroj prej varfërisë.
Muslimi 4/2084
——————————————————————
Elhamdulil-lahil-ledhi et`amena ve sekana, ve kefana, ve avana, fe kem mimmen la kafije lehu ve la mu`vije.
Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na jep të hamë dhe të pimë, na jep veshëmbathje dhe na strehon. Sa ka të atillë që nuk kanë as veshëmbathje e as strehim. Muslimi 4/2085.
——————————————————————
All-llahume ّalimel gajbi vesh-shehadeti Fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej`in ve Melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la Ente, eّudhu bike min sherri nefsi ve min sherrish-shejtani ve shirkihi ve en ekterife ّala nefsi su`en ev exhurrehu ila muslimin.
O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq.
Ebu Davudi 4/317, “Sahih Et-Tirmidhi” 3/142.
——————————————————————
Pastaj i Lexon suret Elif-Lam-Mim, Es-Sexhde dhe Tebarekel-ledhi bi jedihil-Mulku.
Tirmidhiu dhe, Nesaiu “Sahihul-Xhamiu” 4/255).
——————————————————————
All-llahumme eslemtu nefsi ilejke ve fevvedtu emri ilejke ve vexhxhehtu vexhhi Ilejke, ve elxhe`tu dhahri ilejke, regbeten ve rahbeten Ilejk la melxhe`e ve la menxha minke il-la ilejke, amentu bi kitabik el-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte.
O Zoti im, unë ta dorëzova Ty shpirtin tim.Ty ta kam dorëzuar çështjen time dhe fytyrën time e ktheva kah Ti. Tek Ti strehova shpinën time. S’ka shpëtim dhe as strehim përveçse te Ti; (unë) Kam besuar në librin Tënd, të cilin e ke zbritur (Kur’anin) dhe kam besuar lajmëtarin të cilin e dërgove.
Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Kur dëshiron që të shtrihesh për të fjetur, merr abdes sikurse për namaz, pastaj shtriju në krahun e djathtë dhe thuaj:…. (hadithi)” Pejgamberi (s.a.v.s.) për atë person i cili e thotë këtë ka thënë se vdes në natyrë të pastër (islam)”. ( Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/113), Muslimi 4/2081.
Shto koment