Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Dhekuan ibni Abdikajs r.a. – Sahabiu “muhaxhir dhe ensar”

Dhekuan ibn Abdikajs (r.a.), ishte një nga njerëzit guximtarë të parë që u takua me Resulullahun (s.a.s.), në Akabe dhe që përqafoi Islamin!.. Ishtë një nga sahabët e parë medinas, që kishte vajtur në Mekë dhe ishte bërë mysliman që në ditët e para të Islamit!.. Ai është një njeri fatlum që njihet edhe si muhaxhir edhe si ensar!..

Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), lindi dhe u rrit në Medine. I përkiste tribusë së nipërve të Amir ibn Zurejk të fisit Hazrexh. Ai ishte ndriçuar me Islam në këtë mënyrë:

“Me njërin nga aristokratët e Medines, Es’ad ibn Zurare-n, patën diskutuar mbi një çështje dhe nuk patën rënë në ujdi. Për t’i gjetur një zgjidhje vendosën të shkonin në Mekë dhe të caktonin si gjykatës njërin nga paria e mushrikëve atje, Utbe Ibn Rebia-në.

Kur shkuan në Mekë, Utbe bin Rebia i këshilloi në këtë mënyrë: “Nga mesi ynë ka dalë një person me emrin Muhamed. Duke pretenduar se është pejgamber, bëri që të ngatërrohemi me njëri – tjetrin. Ai po përpiqet të na largojë nga rruga e etërve tanë dhe mohon ekzistencën hyjnore të idhujve. Vetëm me atë mos u konsultoni. Fjalët e tij janë porsi magji. Qëndrojini larg atij. Mos flisni me të.”

Zekvani dhe Es’adi kishin dëgjuar se kishte ardhur pejgamberi i fundit. Ata ishin kureshtarë dhe të interesuar për këtë çështje. Nuk e dëgjuan porosinë e Utbe-së dhe duke bërë kujdes pyetën për Resulullahun (s.a.s.), e gjetën dhe shkuan pranë tij. Krenaria e gjithësisë (s.a.s.), u lexoi atyre pjesë nga Kurani. Bisedoi me ta dhe ua shpjegoi Kuranin. U propozoi atyre që të hynin në Islam.

Zekvan ibn Abdikajs dhe Es’ad ibn Zurare u ndikuar nga biseda që bënë me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), në zemrat e tyre lindi një ndryshim i papritur. Zemrat e tyre u mbushën me një prehje të thellë. Nuri i besimit hyri në zemrat e tyre dhe pa aspak dyshim përqafuan Islamin, duke thënë shehadetin/fjalën e dëshmisë dhe u kthyen në Medine si myslimanë. (Ibni Sa’d, I, 218.)

Këta dy djem guximtarë të Medines nisën fillimisht të predikonin Islamin në fiset e tyre. U përpoqën ta shpjegonin se kush ishte pejgamberi i fesë së fundit. Ata u bënë shkak që shumë njerëz të shkonin në Mekë dhe të takoheshin me Pejgamberin (s.a.s.).

Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), ishte njëri nga grupi gjashtë vetësh që u takua me Resulullahun (s.a.s.), në Akabe, në vitin 620. Edhe në vitet 621 dhe 622 ishte pjesë e marrëveshjeve të Akabe-ve.

Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), ishte njëri nga ata djemtë guximtarë që e përgatitën Medinen për hixhret. Në ditët e hixhretit, kur erdhën në Medine muhaxhirët e parë, kuptuan se sa sevap i madh është bërja e hixhretit. Për të përfituar edhe Zekvani nga ky sevap kaq i madh, shkoi në Mekë dhe u vendos aty. Për një kohë të caktuar qëndruan aty bashkë me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.). Pastaj, u bë pjesë e një grupi që po emigronte për në Medine dhe bëri edhe ai hixhret. Kështu, ai u konsiderua edhe prej ensarëve edhe prej muhaxhirëve. Që ato kohë, në mesin e sahabëve ai njihej si “muhaxhir – ensar”. (Ibni Haxher, II, 338.)

Sipas Ibn Abbasit (radijall-llahu anhuma); ashtu sikurse Resulullahu (s.a.s.), bashkë me Hz. Ebu Bekrin (r.a.) dhe Hz. Omerin (r.a.), për shkak të mushrikëve mekas, u bënë muhaxhirë duke u shpërngulur nga Meka për në Medine, edhe ata që ishin nga ensarët u bënë muhaxhirë duke shkuar pranë Resulullahut (s.a.s.), në natën e Akabe-së nga Medina që ishte vendi i shirkut.” (Nesai, Sunen, v. 7, f. 144 – 145; M. Asim Koksal, Islam Tarihi, 2/288.)

Puna e parë e Resulullahut (s.a.s.), pas hixhretit, ishte që të bënte paktin e vëllazërisë mes ensarëve dhe muhaxhirëve. Gjatë kësaj marrëveshjeje, Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), u shpall vëlla me Mus’ab ibn Umejrin (r.a.). Zekvani (r.a.), i ofroi gjithçka kishte për të ndihmuar vëllezërit muhaxhirë. Ai u përpoq t’i ndihmonte ata duke sakrifikuar gjithçka. Madje një pjesë të mallrave që kishte ua shiti muhaxhirëve me një çmim të ulët.

Sa’d ibn Ebi Vakkas (r.a.), bleu “Pusin Sukja” kundrejt dy deveve. Ky pus ishte i shquar në Medine për shijen e ëmbël që kishte. (Islam Ansiklopedisi, v. 44, f. 222; Ibni Shebbel, I, 158 – 159.)

Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), ishte një trim që kishte marrë pjesë në Betejën e Bedrit dhe Uhudit. Gjatë Betejës së Bedrit ai pati bërë rojën e çadrës së të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), në Luginën Usejl, po ashtu edhe në Shejhajn gjatë periudhës së Betejës së Uhudit. Këtë shërbim plot dashuri të tij, profesor M. Asëm Këksall e tregon në këtë mënyrë:

“Kur ushtria islame po shkonte në Uhud, natën e kaloi në Shejhajn. Pejgamberi (s.a.s.), drejtoi faljen e namazit të ikindisë, akshamit dhe jacisë. Në krye të një grupi rojesh prej pesëdhjetë vetësh, vendosi Muhamed ibn Mesleme-në dhe u la atyre detyrë që të rrotulloheshin përreth ushtrisë.

Pejgamberi ynë (s.a.s.), pasi fali namazin e jacisë në Shejhajn, iu drejtua sahabëve duke i pyetur në këtë mënyrë:

  • Kush na ruan ne sonte?

Një njeri në errësirë u ngrit në këmbë dhe tha:

  • Unë!

Pejgamberi (s.a.s.), e pyeti atë duke i thënë:

  • Kush je ti?
  • Unë jam Zekvan ibn Abdikajs! – i tha ai.

Kurse Pejgamberi (s.a.s.), i tha:

  • Ulu ti!

Pas pak, sërish Pejgamberi (s.a.s.), tha:

  • Kush na ruan sonte?

Një njeri u ngrit në këmbë dhe tha:

  • Unë!

Pejgamberi (s.a.s.), e pyeti:

  • Kush je ti?
  • Unë jam Ebu Seb’i. – tha ai.
  • Ulu ti! – i tha Resulullahu (s.a.s).

Sërish Pejgamberi (s.a.s.), pyeti:

  • Kush na ruan sonte?

Një njeri u ngrit në këmbë dhe tha:

  • Unë!

Pejgamberi (s.a.s.), e pyeti:

  • Kush je ti?
  • Unë jam Ibn Kajs. – tha ai.
  • Ulu ti! – i tha Resulullahu (s.a.s).

Pas pak, Resulullahu (s.a.s.), tha:

  • Le të ngrihen në këmbë që të tre!

Nga mesi i sahabëve u ngrit vetëm Zekvan ibn Abdikajs (r.a.) dhe erdhi pranë Resulullahut (s.a.s.). I Dërguari i Zotit e pyeti atë:

  • Ku mbetën shokët e tjerë?

Zekvan ibn Abdikajsi (r.a.), tha:

  • O Resulullah! Që të tri pyetjeve unë iu ktheva përgjigje. Emri im është Ebus-Seb’Zekvan ibn Abdikajs.”

Duke e lavdëruar këtë sjellje me kaq dashuri të tij, Resulullahu (s.a.s.), i buzëqeshi dhe i tha kështu:

  • Atëherë shko na ruaj! Që Allahu të të ruajë edhe ty!

Zekvan ibn Abdikajs (r.a.), veshi menjëherë parzmoren, mori shpatën dhe mburojën dhe atë natë bëri rojën e tyre. (Vakidi, Megazi, v.1, f. 216 – 217.)

Resulullahu (s.a.s.), lavdëroi këtë sjellje plot dashuri të Zekvan ibn Abdikajs (r.a.) dhe mençurinë e tij. Atë e gëzoi me këtë sihariq:

“Kush dëshiron të shohë nesër një njeri që do të shkelë mbi gjelbërimet e Xhenetit, le të shohë Zekvanin!” (Ibni Haxher, el – Isabe, v. 1, f. 482; M. Asim Koksal, Islam Tarihi, 4/129 – 130.)

Nga këto fjalë Zekvani (r.a.), kuptoi se do të binte shehid, ndaj dhe vrapoi drejt e në shtëpi. U takua me gruan dhe më fëmijët. U kërkoi hallallin atyre dhe u dha lamtumirën. Deri në mëngjes ruajti Pejgamberin tonë të dashur (s.a.s.), aty ku ai e kishte përcaktuar. Të nesërmën, në fushëbetejë, ra shehid ndërkohë që po luftonte me trimëri përballë mushrikëve mekas.

Atë ditë, ndërkohë që Resulullahu (s.a.s.), po pyeste për gjendjen e sahabëve, pyeti edhe për Zekvan ibn Abdikajs (r.a.). Hazreti Aliu (r.a.), i tregoi se Zekvani (r.a.), duke luftuar me trimëri në fushëbetejë u vra nga mushrikët e Mekës, Ebul-Hakem Ahnes ibn Sherik dhe që këtë të fundit e kishte vrarë pastaj vetë Hz. Aliu. (Vakidi, I, 283.)

Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Allahu na dhëntë të gjithë neve nga dashuria, dorëzimi, mençuria dhe shpirti i kumtesës në islam i Zekvan ibn Abdikajs (r.a.). Le të na bëjë shefaat edhe neve në botën tjetër. Amin! Burimi

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...