Home » Horizont » Shatërvani » Vite të kaluara në Shkujdesje dhe Tirani

Shkujdesje (gaflet) do të thotë pakujdesi, hutim, të jetosh në mënyrë abstrakte duke mos qenë vetja. Personat e tillë që jetojn në gaflet nuk janë të vetëdijshëm për ngjarjet që ndodhin rreth tyre, janë krejtësisht të pakujdesshëm dhe të hutuar në atë se si i shohin të tjerët dhe si do të duhej ti shihnin. U ngjajnë atyre që ecin teksa janë në gjumë (sobnabul). Bëjnë gjëra pa ditur esencën e tyre. Njerëz pa qëllim që mirren me gjëra të cilat nuk u shërbejnë për asgjë. Janë të mboshtur nga rruga në të cilën ecin dhe nga koha në të cilën jetojnë. Është e kotë të kërkosh logjik në veprimet e tyre, janë aq të hutuar dhe konfuz sa që nuk i shohin katastrofat që çdo ditë ndodhin rreth tyre. Kanë sy por nuk shohin, kanë vesh por nuk dëgjojnë.

Për vite me radhë njerëzit anë e mbanë jetojnë vazhdimisht në këtë mënyrë – nëse mund të quhet se kanë jetuar. Ulen dhe ngritën duke qenë të hutuar; pa ideal duke pritur që ta kapin momentin që s’vjen kurrë. Zaten nuk pritet diqka tjetër nga të tillët. Hanë dhe pijnë, vazhdimisht kërkojnë rehati duke mos qenë në gjendje ta kuptojnë të kaluarën dhe as të shohin drejt të ardhmes.

Apo siç do t’iu referohej Omar Hajani “ e djeshmja ka shkuar e nesërmja është larg, pse të shqetësohesh, shijoje të sotmen”. Vazhdimisht zhyten në pakujdesi siq përshkruhen edhe në ajetin “Ata janë si kafshët , bile edhe më të humbur, të tillë janë ata që janë të pavëmendshem (ndaj paralajmërimeve tona)” (Kuran, Araf 179). Jeta e tyre është në kundërshtim me qëllimin madhështor të krijimit.

Ata as nuk e dëgjojn thirrjen hyjnore as nuk e kuptojnë rendësin e adhurimit dhe as nuk lexojnë atë qfarë i gjithë krijimi artikulon. Universi ju shpall fjalë për fjalë, rresht për rresht, paragraf për paragraf mirësit dhe bekimet të cilat gëzojnë nga të gjitha anët, toka the qijejt kohë pas kohe i paralajmëron për mosmirënjohjen e tyre dhe prap të gjitha këto deklarime të qarta të ngjarjeve që ndodhin në univers ata nuk i kuptojnë. Jo vetëm që nuk i kuptojnë këto paralajmrime dhe këtë këshillë të Universit por ata i përgjigjen kësaj me mohim dhe rebelim. Kur u jepet mirësi dhe bekime, ata i varrosin ndërgjegjiet e tyre dhe vazhdojnë shkujdesjen e tyre duke frymuar në çudhëzim.

Për të shkujdesurin mirësitë nuk janë mirësi, favoret hyjnore nuk janë favore hyjnore ata janë komplet indiferent ndaj tyre. Kur i godet ndonjë fatkeqësi , ata që ka ndonjë pikë besimi të mbetur ndodhitë ja atribuojnë kaderit dhe ankohen rreth tij, por në të shumtën e rasteve i referohen shkaqeve natyrore dhe vazhdojnë me kokëlartësin e tyre. Kur u jipen mirësitë ata ja atribuojnë vetes meritën për to, marrin frymë thellë dhe thërrasin “unë unë unë.”

Në të kundërtën nëse punët nuk u shkojnë mirë, planet u përmbysen, qajnë i fërkojnë duart dhe fillojnë të bëzajn në ankesë. Por do të jetë shumë vonë, perdja e kësaj bote ra, një perde tjetër u ngrit. Një perde drithëruese dhe trishtuese: “… e ska dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë i rëndë.,,” (Kuran, Rad, 34).

Sa keq për të shkujdesurit, të pavëmendshmit nuk e dijnë qfarë do të ndodh me ta as në këtë botë dhe as në ahiret. Ata vazhdojnë ta qojnë kohën në shkujdesje, nuk mendojnë as për të tashmen e as për të ardhmen, nuk njohin ligje, shkelin mbi secilin që mendojnë që ua ka zënë rrugën dhe kur ka mospajtime ata shfrytëzojnë rastin për të hapur shqetësime dhe probleme të reja. Kur shkelin dhe u bëjnë zullum të tjerëve me aq sa munden harrojnë se është dikush shumë më i fuqishëm që mund ti shkatërroj në çast. Kur i shtypin të tjerët që mendojnë ndryshe ata harrojnë se si do të jetë fundi tyre. Ata janë jashtëzakonisht të prishur dhe arrogantë. Ata mendojnë se mund të përparojnë me mizori, por një fund i dhimbshëm i pret mizorët, dhe gjendja më e lehtë e këtij fundi të dhimbshëm është zhgënjim dhe keqardhje.

Padyshim që besimtarëve u bien disa përgjegjësi. Një besimtarë nuk mund të rri indiferent dhe të thotë “Unë besoj në Zot (Ai kujdeset për çdo gjë). Nuk mund të heshtë kur të drejtat e tij shkelen. Është detyrë e besimtarëve ti besojnë Allahut dhe të kenë një vendoshmëri profetike, të nxjerrin më të mirën e vullnetit të tyre si përfaqësuesit dhe ruajtësit e diturisë, të gjejnë strehë në serrën e besimit dhe të synojnë kënaqësin e Allahut.

Ata duhet të thonë “Edhe unë jam këtu, gjithashtu” dhe ti shfrytëzojnë të gjitha mundësit dhe aftësit e tyre në ringjalljen e botës së tyre të mendimit. Duhet të jenë çdoherë të gatshëm për shërbim duke qenë të vetëdijshem për përgjegjësin dhe seriozitetin e detyrës së shërbimit. Duhet ti shfrytëzojnë të gjitha burimet e forcës- zemrën, shpirtin, mendjen dhe arsyen në kërkim të ringjalljes individuale dhe shoqërore. Të gjitha këto janë çështje të gjera dhe secila prej tyre është shumë e rëndësishme për besimtarët.

Në këtë drejtim, mund të themi se përderisa qenia njerëzore nuk ngrihet në një nivel ku mbizotërojnë karakteret e larta, me ideale të thella që respektojnë, çmojnë besimet dhe traditat, dhe janë të përkushtuar për ti shërbyer shoqërisë dhe njerëzores, do të jetë e pamundur ti bëjmë ballë shtypjes, tiranisë dhe imponimeve që vijn nga tiranët, të shkujdesurit, të hutuarit dhe të çoroditurit.

Tiranët nuk hezitojnë ti shtypin të dobtët. Ata do të vazhdojnë ti përçmojnë vlerat njerëzore. Do të bëhen përpjekje që emri i Zotit të harrohet, fyerje të drejtpërdrejta apo të nënkuptuara do të derdhen mbi të Dërguarit që u dërguan për udhëzim, nderi njerëzor nuk do të përfillet dhe masat e pafajshme do të skallvërohen nga pushtetarët.

Duhet të besojmë, të shpresojmë dhe gjithashtu duhet të jemi të përcaktuar dhe të vendosur. Mungesa e solidritetit i ka inkurajur tiranët kundër shoqërisë dhe vlerave të saj duke rezultuar në shkatërrimin dhe shtypjen e të pafajshmëve. Në analogji me këtë Bediuzzaman Said Nursi thotë “Të tregosh dashuri për nje bishë të egër dhe të uritur nuk e bënë të ndijej dhembshuri ndaj teje por vetëm sa ja shton apetitin. Madje ta ushqeshë atë, e bënë të kërkoj më shumë duke u ushqyer tashmë me ty”.

Tiranët na kanë shtypur për vite me radhë duke qëndruar mbi shpatullat tona; dhe harruan se si është njerëzorja (nuk u sollën kurrë njerëzishëm). Përkundrazi ata imponuan ideologjitë e tyre të rreme mbi të tjerët dhe tentuan ta asimilojnë njerëzoren.

Sidoqoftë, pavarësisht përvojës së dhimbshme nga shekujt e kaluar kjo nuk do të thotë se gjërat do të vazhdojn siq janë; që nga krijim i botës drita e largoi (pëndjeki) errësirën, dita e përcolli natën, duke i bërë njerëzit të vuajnë një ditë dhe të qeshin në tjetrën, në barqet e errësirës së dimrit u ushqyen dhe u rriten shumë pranvera.

Kurrë nuk mund ta heshtësh plotësisht zërin e njerëzve. Edhe nëse na i mbyllin gojët tona ne do të përdorim instrumente tjera por përsëri do të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet dhe të mos heshtët. U zgjuam apo jo një ditë ky zë prapseprap do të arrijë madje edhe në dhomat tona siç arrinë zëri që del nga minaret dhe do të na përshpërisë duke na thirrur për tu rikthyer tek vetëvetja.

Siç jemi rrëzuar edhe njëqind herë më parë pse nuk është e mundur që edhe këtë herë të shkundim vetët tona, të këndellemi dhe të ngrihemi përsëri në këmbët tona duke ju rikthyer vetëvetes.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...