Home » Lexim » Tabiin » Uvejs el Karni

Muhamed s.a.v.s. ka treguar për Uvejs Karenijun pa e parë fare. Ka thënë: “(Ai është) prej Jemenit, nga qyteti Karen, nga fisi Murad. Babai i ka vdekur, jeton vetëm me nënën dhe sillet shumë mirë me të. Ka qenë i sëmurë nga lepra, por e ka lut Allahun për shërim dhe e ka shëruar. Nën kraharor i kanë mbetur
shenjat sikur të ishin monedha dërhemi. Ai është i pari më i miri i tabiinëve”.

Pastaj i ka thënë Omer bin Hatabit r.a: “Nëse të vjen rasti dhe ke mundësi ta shohësh, lute që ai të lutet për faljen e mëkateve tua”.

Kur Omeri r.a. është emëruar Emir i besimtarëve, haxhilerët nga Jemeni, në sezonin e haxhit, i pyeste:

“A ka në mesin e tyre ndonjë me emrin Uvejs Karenij?

I përgjigjeshin: “Jo”.

Ai u thoshte: “Po pse nuk e merrni me vete?” Ata i përgjigjeshin se nuk dinin për vendbanimin e tij.

“E ne kemi pak ushqim dhe vetëm një palë rroba.” Omeri u thoshte atyre: “Mjerë për ju, po për ta ka folur i Dërguari i Allahut i s.a.v.s., dhe ka thënë: “Nëse ju jepet rasti të takoheni me të, luteni që të bëjë dua për ju (se lutja e tij pranohet).

Kështu Omeri për çdo vit e priste Uvejsin. Dhe ndodh që një vit ai vjen me haxhilerët e Jemenit. Omeri e takon dhe dëshiroi për ta vërtetuar atë dhe e pyet:
– Si quheni?
– Uvejs.
– Nga cili vend i Jemenit?
– Nga Karni
– Nga cili fis jeni?
– Nga fisi Mural.
– Si e ke babanë?
– Babai më ka vdekur, dhe jetoj vetëm me nënën.

– Si i ka marrëdhëniet me ty?
– Mundohem të sillem shumë mirë me të?
– A ke qenë i sëmurë?
– Po, Kam qenë i sëmurë prej leprës, po e kam lutur Allahun të më shërojë dhe më ka shëruar.
– A mos të ka mbetur ndonjë gjurmë e asaj sëmundje?
– Po, nën kraharorin tim kam një shenjë sa monedha e dërhemit, pastaj ia zbuloi nënkraharorin. Omeri pasi ia sheh atë vend, ia puth. Dhe i thotë: “Ti je ai, për cilin ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. të lutesh për mua”.
– Po, unë të lutem për ty o Emir i besimtarëve?!
– Po gjithsesi.
– Omeri vazhdimisht kërkonte prej tij, deri sa u lut për të.
Pastaj Omeri e pyet, se ku do të shkojë dhe çka do të punojë pas sezonit të haxhit.
– Unë do të shkoj te fisi Murad i Jemenit dhe në Irak.
– Unë do t’i shkruaj mëkëmbësit të Irakut për ty?
– Të përbetohem o Emir i besimtarëve, mos vepro ashtu. Më lerë të eci në mesin e njerëzve i panjohur dhe pa ngarkesë prej tyre. Burimi

YouTube player

 

YouTube player

 

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...