Home » Horizont » Revista Ujëvara » Udhëtarët e dritës (Maj, 2017)

Udhëtarët e dritës gjithmonë janë përpjekur t’i kapërcejnë dëshirat trupore. Qëndrimi i tyre gjithnjë ka shfaqur vendosmërinë për t’u dhënë lamtumirën ndjenjave kafshërore. Duke u interesuar gjatë gjithë kohës për zemrën dhe shpirtin e tyre, ata kanë nxituar të gëzojnë skenën e horizontit të shpirtit. Ata gjithmonë kanë marshuar drejt burimit të dritave, duke lënë hijet e tyre mbrapa. Gjatë një periudhe të pafavorshme, kur masat vuanin ndarjet e përqendruara duke iu nënshtruar errësirës, ​​dhe kur shoqëritë u bllokuan dhe u prishën, kur njerëzit duke humbur shpresën u larguan nga rruga, këta udhëtarët e dritës, me gjuhën e qëndrimit dhe sjelljeve, ua mësuan në thelb të gjithë udhëtarëve të lodhur, cilësitë dhe kushtet e të qënit të privilegjuar si “më të mirët e krijimit”. Ata i ftuan të gjithë të lodhurit ta respektojnë vetveten, duke ua nxitur sytë dhe veshët e atyre që ishin ndalur, që të vazhdojnë të ecin në rrugë duke iu premtuar ringjalljen zemrave të pajeta.
Falë disponimit dhe përfaqësimit të tyre të thellë, me kalimin e kohës, humnera mes horizontit të shpirtit dhe njerëzimit u bë asgjë më shumë se një fushë e thjeshtë. Majat dukshëm të pakapërcyeshme u kthyen në autostrada. Detrat nga gjaku dhe qelbi u bënë një ujëvarë e qartë. Udhëtarët e dritës çuan shpirtrat e goditur dhe të pashpresë drejt horizontit të rrezeve të dritës. Udhëtarët e dritës u krijuan nga balta dhe argjila; megjithatë, pas transformimeve shpirtërore, ata morën krahë së bashku me krijesat e dritës. Ata ua huazuan krahët e vet atyre që janë përreth tyre në mënyrë që ata të mund të fluturojnë drejt majave të “Asgjësimit në Zotin” (Fena fillah) dhe “Përjetësimit te Zoti” (Beka Bil-lah). Këto janë fusha pa elemente ose cilësi. Duke e lënë anën e tyre fizike një hap prapa dhe duke u thelluar në anën metafizike, ata ngjiten drejt fushave ku engjujt thonë: “Zoti ju bekoftë!” (Barakallah ). Ata madje u thelluan edhe drejt botërave matanë esencës, ku u thuhet: “Ecni përpara, sepse topin dhe topuzin në dorë e keni”.
Zoti i Plotfuqishëm, me vullnetin e Tij hyjnor, me forcën dhe fuqinë madhështore, me mirësitë e Tij të mrekullueshme dhe me dhembshurinë e thellë, iu përgjigj hapave të tyre drejt Tij me kilometra afrimitet drejt tyre, duke u dhënë favore të panumërta atyre për kthimin e tyre ndaj Tij, edhe nëse ata iu afruan Atij vetëm një inç. Ai u dha atyre favore të pakufishme hyjnore në këmbim të besnikërisë së tyre. Ai iu përgjigj dashurisë së kufizuar të tyre me dashamirësinë e Tij të pafund dhe të pakufishme. Ai ju ka dhënë mirësi që asnjë sy nuk i ka parë kurrë, asnjë vesh kurrë nuk i ka dëgjuar, dhe asnjë mendje nuk i ka imagjinuar ndonjëherë. Për shkak të kësaj, udhëtarët e dritës filluan të fluturojnë mes habisë dhe marrëzisë. Dhe nuk menduan që ta linin atë atmosferë asnjëherë. Si mund të mendonin, kur ata gjithmonë patën shikimin e tyre përtej horizonteve, kur zemrat e tyre gjithmonë rrihnin për përjetësi dhe kur ndjenjat e tyre ishin me emocionin e pasionit për t’u bashkuar?! Natyrisht, kur u ngjitën në maja “të papërceptueshme” në krye të atmosferës, ata – duke lënë anash gjithçka që i përket trupores- u mbushën me një ndjenjë të thellë të përulësisë, modestisë, turpit dhe frikës, të cilat i përshtateshin horizontit të ndjesive të tyre.
Ata nganjëherë thonë:

“Nëse I Gjithëmëshirshmi do të më peshonte me këto mëkate që kam,
Atëherë do të thyhet peshorja kur të gjykohem!”.

Ndërsa ndonjëherë tjetër kritikojnë veten e tyre edhe kështu:
“Shikova librin e veprave të universit,  nuk pashë ndonjë libër që konkurron sasinë e mëkateve të mia!”
Përkundër këtyre të përkushtuarve të bekuar të së vërtetës, të cilët gjithmonë janë të përkushtuar ndaj vërtetësisë dhe vazhdojnë të shkojnë nga një kulm në tjetrin, ka edhe skllevër të neveritshëm, të mbushur plot me epsh, famë, shkëlqim, shfaqje dhe fuqi, të cilët ndjekin djallin dhe pasuesit e tij. Meqenëse janë larguar nga shërbimi ndaj Zotit, ata kanë ndjekur idhuj të panumërt. Përveç humbjes së botës së përtejme, ata e kanë kthyer edhe këtë botë në ferr falë stresit, zemërimit dhe paranojës që kanë. Ata jetojnë me frikën dhe shqetësimin për humbjen e të gjitha atyre që kanë fituar, duke prodhuar armiq të çuditshëm, me të cilët kanë hyrë edhe në luftë të hapur apo të fshehtë. Ata kanë shpenzuar fuqinë dhe forcën e tyre në rrugën e tiranisë, padrejtësisë, dominimit, shtypjes, agresionit dhe ngacmimit, dhe kanë rënë në pozitën e të qenit më të keq se tiranët e mallkuar.
Brenda ciklit të vazhdueshëm të përsëritjeve historike, skllevërit e madhështisë, fuqisë, mbretërimit dhe famës kanë shfaqur gjithmonë qëndrime paralele me njëri-tjetrin. Ata të gjithë kanë organizuar intriga të ngjashme, mashtruan masën me komplote të ngjashme, dhe përfundimisht ranë në gropën që e gërmuan vet. Sa bukur e thotë Shejhul-Islam Ibn Kemal:

“Mos ia jep kazmën dorës së egos!
Mos hap gropë në rrugën e askujt!
Nëse hap ndonjë gropë në rrugë të ndokujt,
Do shkosh e do të biesh vetë aty…”

Të gjithë kryelartët arrogantë, tiranë e egoistë të së djeshmes, pa përjashtim, kanë pasur fund të ngjashëm. Sigurisht, nuk duhet pasur dyshim se edhe tiranët fanatikë të së sotmes, të cilët shpërfillin konsideratën, ligjet dhe drejtësinë, do të kenë të njëjtin fund në një të ardhme shumë të afërt.
Për dallim prej tyre, fytyrat rrezatuese të drejtuara kah drita, gjithmonë shohin të vërtetën, mendojnë drejt dhe përpiqen t’i orientojnë të tjerët drejt së vërtetës. Ata ua zgjasin dorën atyre që kanë rënë pre e nefsit të tyre duke shkuar pas djallit. Duke ua treguar atyre shenjat përgjatë rrugës, shpirtrat rrezatues i tërheqin ata drejt dritës dhe rrezatimit. Është dëshira e tyre e natyrshme t’i shpëtojnë ata që kanë devijuar duke shkuar pas gënjeshtrës. Është misioni i tyre për t’i çuar ata në një klimë të gëzueshme të së vërtetës dhe drejtësisë, duke e kurorëzuar kështu jetën e tyre me ndjenjën e të jetuarit për të tjerët.
Sado që të nxihen ditët, sado që të shkaktojnë vuajtje javët, sado që të fillojnë muajt me torturim e të përfundojnë me torturim, shpirtrat rrezatues ndaj së ardhmes, gjithmonë besojnë se:
“Nata është gjithnjë e lodhur me gëzim dhe pikëllim,
shiko çfarë del nga barku i natës para agimit!”

Ata ecin drejt atij destinacioni të shenjtë që është synimi i dëshirave të tyre dhe thonë: “Çdo natë ka agimin e saj dhe çdo dimër ka pranverën e saj.” Ata ecin duke parë çdo telashe dhe vështirësi si një lloj pastrimi, duke pasur parasysh se dominimi dhe tirania janë dy sprova të pandashme të vendosura në rrugën e profetëve. Të vetëdijshëm për të ecur drejt pafundësisë dhe duke shmangur ofertat e kësaj bote, ata ecin drejt përjetësisë dhe arrijnë përtej botës, ku shfaqen dukshëm shkëlqimet e pafundësisë. Ata e bëjnë këtë të dehur duke reflektuar përjetësinë.
Zoti i bekoftë udhëtarët e zellshëm të kësaj rruge mijëra herë! Turp për ata të mjerë pa të nesërme që duan t’i largojnë ata nga kjo rrugë!

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...