Home » Ligjerata Islame » TRADHËTI NDAJ POZITËS (Melodi e Zemrës – 8 Prill 2019)

👉 Me “pozitë” nuk nënkuptojmë idenë e një posti të caktuar, por vendin që ze dhe fiton njeriu, një grup njerëzish apo një kauzë mes njerëzve të tjerë dhe në shikimin e Zotit.
👉Zoti i Madhëruar e shpërblen ose e ndëshkon secilin sipas nivelit që ka. Edhe për një grup njerëzish të caktuar me një detyrë të rëndësishme, ndëshkimi ose shpërblimi do jetë sipas nivelit të asaj detyre.

👉Pasi Zoti e ka ngritur në një pikë të caktuar falë bujarisë dhe mirësisë së Tij, nëse një njeri nuk sillet sipas atyre mirësive dhe nëse nuk ua jep hakun atyre, atëherë ai njeri po tradhëton pozitën që i është mundësuar.

👉Shpirtrat e vetëdedikuar nuk duhet të sillen si të përhumburit që pandehin se po shpërndajnë tapi për në Parajsë. Ata duhet të rrënqethen nga mundësia se mund të vdesin si qafirë, si mohuar, dhe patjetër duhet të përpiqen t’ia japing hakun pozitës që u është mundësuar.

👉Kjo rrugë është rruga e Profetit dhe Sahabëve, shokëve të Tij. Besimtarët që janë përfaqësuesit e sigurisë mbi tokë, nëpërmjet gjendjes, sjelljes dhe veprave të tyre bëhen shkak që edhe njerëz të tjerë të bëhen udhëtarë të asaj rruge.

👉 “Nderi po na përtypet, po na copëtohet thërrmohet kjo dlirësi!
O i pandjeshëm! Nuk qan, por të paktën nga e qeshura turp të të vijë!”

👉Zoti i pastron shpirtrat e vetëdedikuar nëpërmjet problemeve dhe fatkeqësive që shërbejnë si shuplaka dhembshurie. Ai i bën ata njerëz të denjë që të ulen në të njejtën sofër me të Dërguarin e Allahut dhe Rrethin e Dritës, ndjekësit e Tij.

* Këto ishin vetëm disa nga çështjet e folura në videon “Melodi e Zemrës” e datës 8 Prill 2019, me titull “Tradhëti Ndaj Pozitës”.

***

Na ndiqni:

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up