Home » Resulullah » Te folurit – Dritë e pashuar (Pejgamberi s.a.v.s)

Të folurit është një dhuratë e bekuar

Goja e njeriut, e merituar për dhuratën e bekuar të të folurit, është një organ me rëndësi dhe vlerë të pallogaritshme. Por, nëse një organi tillë i bekuar përdoret për të keq, shndërrohet në mjetin më të dëmshëm që e çon njeriun në fatkeqësi e shkatërrim.
Është goja, me të cilën njeriu e përmend dhe e lartëson Zotin. Me gjë miratohen urdhërimet dhe pohohen ndalimet. Me gojë e këndon njeriu Kuranin, librin e gjithësisë dhe interpretuesin e përjetshëm të tij, me gojë i këndon ajetet-argumente dhe shpjegimet mbi to dhe na përcjell edhe të tjerëve. Disa herë, gjuha, me anë të shprehjeve dhe shpjegimeve të saj, e kthen në besim një njeri mosbesimtar, duke bërë, kështu, gjënë më të mirë midis gjërave mbi të cilat lind dhe perëndon dielli. Me anë të gjuhës njeriu ngjitet në pikën më të lartë të xhenetit dhe ngre fron në majën e besueshmërisë e besnikërisë.
Por po ajo gojë mund të përgatisë edhe fatkeqësinë e njeriut. Goja shërben si mjet edhe për të gjitha llojet e mohimit, herezisë e blasfemisë. Ata që u hedhin fjalë sharësë Allahut dhe të Dërguarit të Tij famëmadh, me gojë e kryejnë këtë mëkat të shëmtuar. Me gojë bëhen gënjeshtra, përfolja, shpifja
dhe për shkak të gojës së vet rrëshqet njeriu në gropën e gënjeshtrave të Mysejlemes.
Ja, pra, vetëm një fjalë thotë i Dërguari i Allahut e tërheq vëmemndjen mbi një organ… Në këtë fjalë të vetme ndodhen të ngjeshura të githa të vërtetat prej të cilave ende me qindra s’janë thënë si dhe specifikat për të cilat bëmë shenjë ne një copë herë të shkurtër. Profeti na thotë që ta përdorim gjuhën
brenda një kuadri të rregullt e të lejueshëm që edhe ai të na e japë fjalën për xhenetin.Ai nuk kërkon të na thotë që ta mbyllim gojën e të strukemi në një qoshe…

Edukata në të folur

Duke folur për nderin, i Dërguari i Allahut e ka fjalën për atë aspekt të nderit që ka të bëjë me seksin. Në këtë rast ai nuk përmend emrat e organeve përkatëse, por thotë në mënyrë metaforike: ruani vendin midis shalëve. Gjithmonë, edhe kur bën fjalë për gjëra mjaft të natyrshme për ne e që janë elemente të krijimit tonë, Ai qëndron brenda edukatës, ashtu që edhe gjërat e dukura të pakëndshme prej disave, kthehen menjëherë në tablo të pëlqyeshme para syve të njeriut. Me moralin, etikën karakterin dhe natyrën e tij, Ai qe një njeri i programuar për gjëra të bukura.

Vendi midis shalëve

Ka një rëndësi shumë të madhe. Fruti i ndaluar pretekst për nxjerrjen e Hz.Ademit nga xheneti – në këtë dimension i pati dalë atij përpara. Meqë analiza e hollësishme e rrjetit përkatës është jashtë temës sonë, nuk do ta prek, por vetëm do të ndalem pak për të tërhequr vëmendjen mbi të. Siç sigurohet vazhdimi i brezit me këtë rrugë, edhe shkatërrimii brezit me anë të adulterit dhe prostitucionit përmes kësaj rruge rezulton, sepse nga shpërdorimi i saj ngatërrohen gjinitë njerëzore me njëra-tjetrën dhe, për këtë shkak, në të gjitha sistemet juridike shemben specifikat më të rëndësishme që duhen mbrojtur. Kush është i ati i dikujt? Kush dhe kujt do t’i lërë trashëgimi, kush dhe nga kush do të kërkojë një të drejtë të caktuar?
Si do të ruhet familja dhe si do të qëndrojë kombi në këmbë? Të gjitha këto pyetje dhe të tjera të ngjashme me këto janë të kushtëzuara vetëm prej nderit seksual. Ndërsa njerëzit e ndershëm dhe bashkësitë e krijuara prej tyre janë të aftë për të siguruar vazhdimësinë e konstitucionit të brendshëm të tyre gjer në kiamet, individët dhe kombet e zhytur në batakun e adulterit dhe prostitucionit, nuk mund ta çojnë as edhe një brez më tej ekzistencën e tyre. Në esencë, ashtu si në çdo subjekt, edhe në subjektin që po flasim, kuadri i së lejueshmes është i gjerë dhe i mjaftueshëm për të realizuar kënaqësinë e
kërkuar. Nuk është aspak e nevojshme të hyhet në haram, në veprime të ndaluara. Dëshira e njeriut mund të kënaqet në formën më të mirë brenda kuadrit të së lejueshmes. Prandaj edhe i Dërguari i Allahut urdhëron:”Martohuni dhe shtohuni! Unë krenohem para popujve të tjerë me shtimin
tuaj!301 Siç shihet, i Dërguari i Allahut do të kre nohet me shumimin e ummetit, bashkësisë së tij. Aq shumë do të shtohet ummeti i tij, saqë ummetet e tjerë, në raport me të, do të mbeten në hije. Dhe kjo ka lidhje prapë me seksin. Me këtë rrugë arrihet në atë rezultat. Edhe të pafismët, edhe zotëruesit e fisnikërisë së lartë gjithë me atë rrugë dalin në dritë të diellit. Kështu, seksi është një arë pjellore e përshtatshme për të dy elementët antagonistë. Kërkimi i rrugës së miratuar e të bekuar nga njeriu në këtë subjekt, i përfton atij një sevap, një të mirë të domosdoshme.* Kur mbreti u ka bërë këtë pohim pasuesve, ata e kanë pyetur me habi sesi mund të shpjegohet një gjë e tillë. Dhe Ai, duke buzëqeshur, u ka dhënë një përgjigje të tillë: ”Po qe se nuk do të kërkonin rrugën e bekuar (hallall), a nuk do të drejtoheshin kah rruga e ndaluar (haram)? Kurse ikja nga harami është vaxhip, domosdoshmëri. Pra, iniciativa për në rrugën e drejtë i përfton njeriut një të
mirë të domosdoshme. Duhet të na shkojë mendja se ky subjekt që i bën njerëzit të turpërohen kur
diskutohet për anën e jashtme të gjërave, është një rrugë ku kanë kaluar edhe të gjithë profetët. Si do të krijohej Hz. Muhamedi (as), krenaria e gjithësisë, po qe se Hz. Ademit nuk do t’i jepej një ndjenjë e tillë? Kjo do të thotë se qëllimi esencial dhe pasoja e vërtetë e atij frutit të ndaluar ishte krijimi i Profetit tonë…
”Po qe se Hz. Ademi do të njihte lidhjen midis zgjatjes së dorës drejt atij fruti të ndaluar dhe ardhjes në botë të Hz. muhamedit (as), jo do të zgjaste dorën, por do ta hante atë pemë me rrënjë…” Këto fjalë i kam dëgjuar nga një predikim entuziast.

 

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up