Home » Bamteli » Takimi lindje perëndim dhe jo asimilim por integrim – M.Fethullah Gylen

Në qoftë se Ti je me ne, bota ku të dojë të jetë, ku të dojë le të na vëjë.

Përderisa Ti je me neve, ne nuk kemi asnjë brengë!

Mirëpo, nëse Ty të kemi nxjerrë nga zemrat tona; Nëse, derisa Ti ishe afër nesh, ne jemi larguar;

Kjo pra është plagë që duhet mjekuar, është një sëmundje, është më e rrezikshme sesa kanceri që ka bërë metastazë.

Duke qenë Ai afër nesh, nëse ne me vullnetin tonë jemi larguar,

Dhe nuk e ndiejmë Atë duke u thelluar në brendësinë tonë, qoftë si dashuri, apo edhe si dëshirë për t’u bashkuar; kjo për ne është një humbje.

E kemi humbur tërësisht, ose gjysmën, ose afërsisht gjysmën, ose çerekun, para disa shekujve tashmë.

Deri sa erdhi deri në ditët tona, e ka zbehur goxha edhe atë pjesë që ka mbetur, duke e gërryer vazhdimisht, e ka shprishur fare.

Ky “brezi i ri”, brezi i përhapur në katër anët e botës,

Sipas shprehjes së Ustadit “brezi rigjallërues” është përpjekur për të arnuar atë shkoqje.

Së pari, me ata që shkëmbejnë të njëjtat mendime, të njëjtat ndjenja, me botën përsëri, të shtrënguarit e duarve, përqafimet me njëri-tjetrin,

Pastaj, përzierja me tërë botën,

lëvizja, përpjekja e tyre drejt rrugës së një bote pa pasur asnjë problem me ndokënd, në një aspekt na jepte shpresa neve.

Nëse gjendja e tanishme, është një shuplakë për shkak të të metave tona që kemi,

Me atë shuplakë të vogël, Allahu na sjelltë mendtë në kokë; na dhashtë sukses në plotësimin e zbrazëtirës që kemi sjellë në shesh!

Jo që të mos përballemi me ngjarje tjera më serioze,

ose që t’i tejkalojmë ato kur të përballemi; nëse na ka dhënë diçka të këtillë për të rritur performancën tonë metafizike, atëherë duhet ta pranojmë atë me gjithë zemër;

Sipas gjuhës së Jakubit a.s., duhet të strehohemi te “durimi i bukur”

Kuptimi i saj është:

Unë, çrregullimin tim, brengën time, vuajtjen time, ankesën time, vetëm dhe vetëm Ty ta paraqes!

Jo si paditës, ose si me naze; por nga brendësia dhe me përgjërim, duke ruajtur respektin ndaj Teje, Ty ta paraqes!

Profeti ashtu po thotë. Nëse rruga jonë është rrugë profetike, edhe neve na takon të themi ashtu.

Po që se nuk themi ashtu, ose nuk mendojmë ashtu, i bie të ankohemi për rrethin. Ndërsa kjo d.t.th. që zemra jonë është shkatërruar.

Kështu, i varfëri (*i thotë vetes) dhe njëkohësisht disa shtete, në të cilat qenë themeluar ca angazhime, nuk ishin shumë garantuese.

Në disa vende, u munduan që në emër të fondacionit “Maarif”, t’i uzurpojnë institucionet që keni ngritur deri sot me djersën e ballit tuaj, me përpjekjen tuaj, duke ju dalë edhe tëmthat madje.

Në vend që të përdorin mundësitë për të rritur numrin, 10-shin ta bëjnë 20, e 20-shin 40;

Ata u munduan me mish e me shpirt t’i pronësojnë institucionet tuaja.

Kështu, në këto shtete mesatare ose poshtë mesatares, liderët e tyre, pandeh se mund të bliheshin, dhe disa prej tyre edhe i blenë.

Dhe kështu aty nuk kishte më siguri për juve që të qëndronit më gjatë.

Këtë e panë shokët. Edhe vendasit e atyre shteteve u thanë atyre “Mos rrini këtu, po të largoheni më mirë është”!.

Në këtë pikë edhe Zoti na nxit të sillemi kështu.

Po e lidh këtë me “shenjtëri”. E jo me përfitime personale e sipas perspektivës sonë.

“Në çdo vepër ka urtësi / Nuk vepron pa urtësi Allahu

“Atë nuk e detyron dot askush // Nuk mund t’i japë punë kurrë

Kë të dëshirojë Ai Vet / në çast krijohet, pa dyshim”

Jo për shkak se ato vende janë rrënuar, ose për shkak se nuk ju tërheqin më, ose tash përkohësisht

jo që keni thënë “Njëherë të ndalen këto; pastaj do hapemi edhe tjetërkund!”;

Ndoshta pa e vërejtur anën e pasme, ose pa e llogaritur mirë përfundimin e punës,

Ndoshta edhe pa menduar në pëgjthësi “Po të shkojmë aty është më mirë, po të mos shkojmë këtu është më mirë!”

Shokët tanë u vendosën në ato vende me një shtytje hyjnore.

Në përgjithësi (shokët) panë përqafim siguridhënës aty ku shkuan; ua hapën krahët atyre; lakmuan këtë gjë.

Shokët tregojnë: “Në Evropë, ky shtet ka dhënë kaq lejeqëndrime dhe vazhdon të japë!”

Dhe thonë pa merak: “Kush të dojë, të vijë! Nëse 100 mijë kanë ardhur, edhe për 100 mijë të tjerë jemi të gatshëm!”

Pra, shteti mbi ne, në veri, na hapi dyert si dyert e kalasë.

Dhe shokët që kanë shkuar atje, mund të shprehin mendimet e tyre, idealet e tyre shumë rehat; nuk kanë asnjë pengesë.

E them mes thonjëzave, për shkak se keni ikur nga kjo botë e bërë lëmsh, e me mendime të mjegulluara,

dhe pasi që vazhdimisht jeni njollosur nga “mediat e ndotura”, nuk mund të themi as se “Në mendje nuk kemi asnjë dyshim!”

Kemi një mëdyshje. Ndoshta pas kësaj mikripjtjeje, njëkohësisht, ka edhe diçka të tillë;

“Vallë, çka jeni ju? A mos jeni ISIS, apo agjentë? A mos jeni Boko-Haram, apo diçka tjetër? T’ju dëgjojmë pak!” – thojnë.

Në të vërtetë, edhe me kësi mendimesh po t’ju hapin krahët, shumë është e rëndësishme për ta treguar veten tuaj, ngase mbi ju reflekton imani.

Edhe ju, duke treguar lidhjen tuaj të fortë që keni ndaj vlerave tuaja,

Si njeri, duke shkëmbyer mendimet tuaja humaniste me ta, thonë që “Me këta mund të mirremi vesh!” ose kësisoj.

“Nuk kuptohen ata që flasin të njëjtën gjuhë”, thotë Mevlana, “por ata që kanë të njëjtat ndjenja”

Do ta shtoj edhe këtë unë: Përqafohen, bëhen njësh, shtrëngojnë duart; – ata që shkëmbejnë të njëjtat ndjenja!

Ne, mesazhin e bekuar të Profetit tonë, atje që nuk ka mbërritur, (e kemi dërguar).

Në çdo vend ku arrin ky mesazh, lë një ndikim ndryshe, mu si një mëshirë hyjnore.

Pra, në disa vende, ndikon që të përfitojnë gjethet e pemëve.

Në disa vende ndikon si “rënie shiu të imët”. Në disa vende bjen si “shi me rrebesh”.

Në disa vende, neve na vjen pak rëndë, është si “borë”, e cila rri disa muaj,

por toka e thith atë, fuqia mbirëse e përdor atë si një dinamizëm për vete,

e përdor si shkak për farat që do hidhen në gjoksin e saj, që të rriten më mirë.

Edhe në vendet ku shkohet ndodhin gjëra të ndryshme.

Ata që ju dëgjojnë juve mund të jenë të lidhur me vlerat e tyre, por shohin që ka shumë pika të përbashkëta, nga ana njerëzore.

Dhe nëse ju mund të premtoni siguri atje, nëse silleni haptazi, nëse mund të shfaqni një “integrim” të shëndoshë,

Me kusht që të ruani vlerat tuaja, po e them mes thonjëzave,

Edhe ajo për të mos u “asimiluar” atje, ju prapë duhet të jetoni sipas vlerave tuaja atje.

Pa e frikësuar askënd, në shtëpitë tuaja, në vatrat tuaja, duhet të jetoni vlerat tuaja sikur ju dridhen eshtrat e hundës.

Duke qenë se po i jetoni ato vlera, sërish të rënkoni “Nuk po i jetojmë dot”; pra aq shumë të jeni të lidhur me vlerat tuaja.

Këto dy gjëra, duken si të kundërta mes veti, por në të vërtetë është shumë me rëndësi që të bëhen të dyja këto.

Edhe bota do t’ju shoh juve nga ajo perspektiva e integrimit.

“Po, me këta mund të ecim së bashku, mund të arrihet diku.”

“Këta, njëkohësisht janë edhe tru freskët, mund të përfitohet prej tyre. Kanë shumë gjëra që dijnë. Mund të përfitojmë!”

Historianët socialistë thonë që:

“Më shumë është përfituar nga shtetet që janë mundur sesa nga shtetet që kanë triumfuar”

Tash këtë çështje, nga një aspekt tjetër, mund ta mendojmë njëjtë.

Merrni jepni; ka edhe shumë gjëra që duhet të merrni.

Ndoshta gjërat që do të merrni prej tyre, janë një rrugë hapëse për gjërat që do t’u jepni atyre.

“Me këta mund të bëhet tregti!” pra

Me një mirësi të këtillë të Zotit, emrin e Profetit tonë,

Cilido nga këta hapat që u mundova të paraqes për të shprehur Zotin e kërkuar dhe Profetin e pranuar

Cilido që bëhet nga këta, ka shumë rëndësi për llogarinë tonë.

Kështu një herë në vit, prej bajrami në bajram ose në festat e tyre, nëse shtrëngohen duart, nga një bashkim i këtillë nuk dëmtohet askush.

Themelimi i diçkaje të tillë. Tani, dija e Zotit është dije gjithpërfshirëse. Dëshira e Zotit është dëshirë gjithpërfshirëse. Vullneti i Zotit është vullnet gjithpërfshirës. Dhe Allahu di çdogjë më së miri.

“Allahu di, ju nuk mund të dini!” Zoti na shtyti neve në gjërat, të cilat nuk i dinim.

Prandaj, kjo mund të kalohet këtu, në vendin ku jemi të vlerësojmë si duhet pozitat, t’i vlerësojmë përfitimet.

Duke i shfaqur thellësitë tona si myslimanë, dhe njëkohësisht duke u treguar se nuk kemi ndonjë qëllim për mosmarrëveshje,

Nëse i bëjmë të thonë “Me këta mund të shkëmbehet bota çdoherë! Me këta mund të ecet!”, ky është një fitim për juve (neve).

Ju, një kohë, si përfaqësues të tolerancës dhe dialogut, me shpirtin tuaj sakrifikues jeni hapur në vende të ndryshme të botës.

Mirëpo ajo hapje ishte në një fushë të kufizuar. Hapët shkolla. Ata vendosën vëshgues për t’ju hetuar.

Jua matën pulsin. “A është ritmi në rregull?” shikuan dhe thanë “Po!”

Mirëpo patën dyshime ata, por ju mbi 20 vjet e shpjeguat veten tuaj drejt.

Edhe ata jua hapën krahët juve. Disave që u prishet mendja,

Që prishin mendje, që turbullojnë mendimet, Allahu i mëshiroftë dhe i drejtoftë.

Jua hapën krahët. Mirëpo një tjetër botë; nuk pati një mundësi hapjeje të përgjithshme.

Tani, Allahu në ato vende mundësoi atë gjë.

Do të shkoni, do të prezantoni bukuritë tuaja; kështu, qetë, me gjendjen dhe qëndrimin tuaj.

E them mes thonjëzave: “Njeriu, është e rëndësishme të shprehet bukur si Firdeusiu…”

Unë e pëlqej edhe të shprehurit dhe oratorinë e Nizami-ut shumë.

Sa i përket delikatesës, ndoshta Molla Xhami-u, Mevlana Xhami-u është më i thellë, nga aspekti shpirtëror, sepse është ndikuar shumë nga Hz. Mevlana.

Por edhe të tjerët janë goxha mjeshtra, janë sulltanë të fjalës.

Nizami-un, veçanërisht kur e shihni në “Mahzen-i Esrar”, ka një thellësi shumë serioze.

Në atë thellësi po t’i shprehnit ndjenjat dhe mendimet tuaja;

Prapë populli – “Mos vallë me këtë shfaqje, këta po mundohen të na mashtrojnë neve!” – jua vëzhgon qëndrimin dhe sjelljet.

Prandaj, në emër të “përfaqësimit” dhe “gjendjes” i keni thënë ato siç është dashur,

Por prapë ato që keni thënë, a janë jetuar me të vërtetë, a janë realizuar, dhe gjithashtu a janë dëmtuar të tjerët?

Me “gjendje” dhe “përfaqësim” në një aspket, a e shfaqët dot nga zemra atë, duke e besuar sinqerisht;

Nëse e luani rolin duke thënë se “Ky skenar është edhe sipas kënaqësisë së Zotit”;

Përcjellin 1 vit, 2 vjet, 3 vjet; Thonë: “Allah, Allah! Ritmi është njëjtë, pulsi rrah njëjtë, s’ka hiç ndryshim.

Pra, këta janë njerëz të drejtë!” Si rrjedhojë, ua pushtoni zemrat atyre.

Ua fitoni zemrat atyre. njëkohësisht e lumturoni edhe Profetin tonë. Njëkohësisht e bëni të kënaqur edhe Allahun.

A s’është ky qëllimi jonë?!

Nëse në këtë lëvizje, ky është ideali i synuar, edhe ju, me lejen e Allahut, e përforconi këtë.

Si rrjedhojë, ja Gjermania jua hapi krahët. Edhe Holanda i pa ata (andaj edhe ajo).

Shtetet e tjera të Beneluksit pjesërisht, më vonë; ndoshta disa kanë dyshime.

Tani edhe në Francë ka një përparim në këtë pikë; ju shohin si të parrezikshëm, ju shohin me vlera njerëzore.

Po shihet efekti i qëndrimit dhe përfaqësimit. Kështu në krejt Perëndimin, ndoshta… edhe në Itali do të ndodhë.

Vijnë e po thojnë: “Për juve, në emër të feve qiellore, ta hapim një universitet!” për fenë çifute, fenë e krishterë dhe fenë myslimane.

Të dalin këta, në një vend, si kafeteri, lokal, pra të mblidhen diku.

Deri tani shihej se “Këta e hajnë njëri-tjetrin”, e tani ta shohin se nuk po e hakan.

Ta shohin se askush nuk është jamjam, e të ngrohen mes veti.

Le të marrin pjesë në vlerat bazë të fesë, madje edhe në çështje tjera që nuk janë në kundërshtim mes vete.

Po të dalë dikush e të thotë që “Kjo çështje është në kundërshtim me Kuran-in e Sunnet-in!”

Unë them që: “Me kusht që të mos jetë në kundërshtim me bazat dhe regullat e fesë, le të marrin pjesë në aktivitetet e njëri-tjetrit!”

Kjo, a i zbut apo nuk i zbut njerëzit?!

Tani, Allahu na ka dhënë një mundësi të këtillë; sigurisht me lejen e Allahut, ndoshta deri në vendet më të largëta.

Në Brazil është, në Argjentin, në Kili, edhe në shtete të tjera.

Në Kosta Rikë, shokët që kanë shkuar kanë thënë se aty sillen shumë butë me këta muhaxhirët;

U kanë dhënë shumë mundësi. Kanë edhe mundësi për të investuar.

Njerëzit që janë aty thonë “Hoxham, po t’u thoni shokëve e të vijnë edhe disa tjerë këtu!”

Ndërsa në të kaluarën kur donit të shkonit diku, përballeshit me dyshime.

Por, pasi që është në fjalë padrejtësia që ju është bërë juve;

Dhe ana e kundërt duket shumë e shëmtuar dhe anitpatike, atëherë ju thonë “Këta, pasi që nuk janë bashkë me ata, atëherë ia vlen t’ua hapim krahët!”

Pra, njëra anë, në një aspekt po shfaq pamje urrejtëse dhe ju nuk jeni në të njëjtin katror me ta.

“Atëherë, me këta mund të bashkëpunohet, mund të shkëmbehet bota!” thonë dhe gjithë bota jua hap krahët.

Një mundësi e gatshme sipas meje… Duke bërë hixhret në vende të ndryshme të botës, edhe fitoni sevapin e hixhretit,

Edhe me “qëndrimin” dhe “përfaqësimin” tuaj, aq sa na mundëson Allahu që t’i shfaqim vlerat tona dhe t’ua bëjmë të dashura?!

Këtë, duhet t’ia lëmë Atij, që është i Lartmadhërishëm, dhe me Fuqi të pafund.

Në të vërtetë, ato që Perëndimi ka nxjerrë në shesh sot,

Po deshët me Renesancë, me revolucion të dijes, me revolucion të teknologjisë, po deshët në emër të shkencave sociale, ose në emër të psikologjisë, ose në emër të pedagogjisë,

Po deshët në emër të rrahjes së çështjeve, pra në emër të shkencave pozitive, në fushën e fizikës;

Ato gjëra që bënë – sipas mundësisë së shekullit – Myslimanët e patën bërë atë deri në shekullin e pestë (Hixhri).

Deri te shek. V, pra kah fundi i shek. të IV Hixhri, Myslimanët, në çdo fushë të dijes, sipas mundësive të shekullit, veçse patën bërë atë që është dashur.

Po erdhi një kohë që njerëzit që orientonin njerëzit në medrese – ku mësoheshin shkencat islame -, në teqe, në vende ku mësoheshin shkencat pozitive,

Këta e lëshuan veten e tyre në mendime skolastike, dhe u ndanë mes vete; thuajse ai e ndau atë, ai atë, ai atë…

Ndërkaq, të krishterët e përdorin me kuptim tjetër atë “ekânim-i selâse” (tri: hipostaza/baza/pika e fortë),

Nuk duhet harruar se këta trija janë tri thellësitë e një vahidi.

Dija e Kuran-it dhe Sunnet-it në medrese…

Gjithashtu kanë përgatitur njerëz edhe në teqe, dalja nga truporja, lënia e kafshërores, udhëtimi në shkallët e jetës së zemrës dhe shpirtit,

“udhëtimi i parë”, “udhëtimi i dytë” “udhëtimi i tretë”; kanë përgatitur njerëz të zemrës dhe shpirtit, njerëz “të shpirtit”, njerëz të fshehtë…

Siç e shpreh edhe Hz. Gazali-u në Ihja, gjatë mësimeve që kemi lexuar,

Me të vërtetë, e mësojmë Qenësinë e Zotit – në një anë – me ndjenjat tona, shqisat tona…

Sikur të zhytemi në fund të detit. Pra; kur notojmë mbi ujë, “Mirë, mbi ujë po notoj, por unë kam lidhje edhe me botën e jashtme”.

Kur futemi pak më thellë, “Ende kam disa lidhje me jashtë!”, kjo shpreh gjendjen e zahid-it.

Ku vijmë te Ashikët, ata sikur të zhyten në ishujt koralorë, kur të zhyten në det, në çdo anë shohin veç detin.

Kjo është kështu në botën e tij të ndjenjave. Përndryshe, ato nuk janë Ai (xh.xh.).

Jo “Gjithçka është Ai”, por “Gjithçka është prej Atij”

Por me ndjenjat e tyre, me shqisat e tyre, ashtu shkrihen saqë pothuajse nuk shohin asgjë tjetër përpos Atij.

Pra Hz. Muhjidin pati shikuar në atë horizont, në një aspekt, edhe Imam Rabaniu në horizontin e tij;

Edhe Hz. Abdulkadir Gejlânî në horizontin e tij;

Edhe Nexhmeddin-i Kybrâ, Hz. Muhammed Bahâuddin Nakshibendî Efendi shikonin në kësi horizonte të ndryshme.

Të gjithë këta janë personalitete monumentale të atij udhëtimi.

Tani, jeta e zemrës dhe e shpirtit është shumë me rëndësi, nga një aspekt, teqeja e pati marrë përsipër këtë.

Por, njëkohësisht ishte edhe e hapur ndaj botës, ndaj medresesë e shkencave pozitive.

Gjithashtu, të mëdhenjtë sikurse Hz. Muhammed Bahâuddin Nakshibendi, pa u testuar nga 12 fusha, askujt nuk i jepnnin “diplomë”;

Sarf, Nahiv, (Belagat) Me’ânî, Bejan, Bedî , Tefsir, Hadis, Usul-i Tefsir, Usul-i Hadis, Usul-i Fikh gjithashtu edhe Usuluddin -Kelam-.

Pa marrë diplomën nga të gjitha këto fusha, nuk i jepnin (udhëheqësi në tarikate).

Mund të hynin në mendime të gabuara prej ndjenjave që kishin.

Çdo gjë, në një aspket, duhej të analizonin me ato fusha të dijes ose duhej ta kalonin nga ajo sitë ose duhej ta kalibronin sipas atyre.

Këtë termin e radiofonisë duhej mbajtur sipas kalibirimit.

Po, tani kjo është ndërprerë. Ka hyrë një mendim skoalastik brenda saj.

Duke e trashëguar i biri nga i jati, për ta udhëhequr, ia kanë mbyllur dyert medreseve.

Ndërsa medreseja tha “Neve na ka rënë t’i marrim këta libra”, dhe ato tjerat nuk i ka komplimentuar.

“Çka na intereson neve për zemrën dhe shpirtin? Neve – pra – na takon t’i shohim këto!” Sikur disa teologë të sotshëm!

Pastaj, njerëzit që rrehnin gjërat dhe ngjarjet…

Pra në një anë, kur lidhet vetëm me atë, nga ajo pastaj del Natyralizmi, Pozitivizmi, ose Materializmi

Por kur ja shtoni njëra-tjetrës këto, edhe ajo njëjtë shprehet, ashtu siç doni ta shprehni edhe ju.

Ngase sipas shprehjes së Ustadit, “Hesht! Gjithësia në mesxhidin e madh…” Pra, gjithësia qenka “mesxhid i madh”.

“Kurani po e lexon gjithësinë!” Duhet thurur lidhje mes Kuran-it dhe Gjithësisë!

Hesht “Ta dëgjojmë atë. Të ndriçohemi me atë dritë, ta bëjmë atë vird tonin. Po, fjala është ajo dhe asaj i thonë.

Është haku, vjen nga Hak-u dhe thotë Hak, dhe urtësitë ndriçuese vetëm ajo i shpërndan”.

Po, vetëm Ti je, o Kuran i Madhërishëm. Sa lumturi për juve, që jeni ndjekësit e tij!…

Tani, këto tri bazat, në formë shakaje e them, këta i kanë ndarë duke i thënë tri herë “të divorcova”.

Në lindje, Erzurumi i përshirë, kur divorcoheshin familjet, derisa 3 herë mjaftonte, thoshin “Nga tri, nëntë”.

Po, edhe gjashtë herë i duken tepër;

“Nga tri herë në nëntë, je e ndarë!” Pra, “Nëntë herë të lëshova!” Nuk divorcohet me nëntë herë, por me tri herë.

Janë të ndarë me këtë shprehje të divorcimit.

Ata që kanë marrë (pra medreseja dijen, teqeja zemrën) , duke trokitur ne derën e njëri-tjetrit – po e lidh prapë me çështjen e divorcimit tri herë –

Në mënyra të ndryshme kanë bërë martesa të ndryshme këta.

Pas dhjetra martesash të ndryshme që kanë bërë, sipas meje, këto (dija dhe zemra) duhet të takohen e të martohen sërish bashkë.

Edhe këtë, sipas shprehjes së Kitmirit:

Duke dërguar diplomuesit e gjimnazeve fetare për të studiuar, disa në Fizikë, disa Kimi, disa Astronomi,

Disa Astrofizikë, disa Sociologji, disa Psikologji,

Ta sjellim shoqërinë në një gjendje që ta kuptojnë njëri-tjetrin.

Kur vijnë kokë më kokë me njëri-tjetrin, ai duhet ta kuptojë tjetrin, edhe tjetri atë.

Një person që mirret me Kuran dhe Sunnet duhet të kuptojë dikë që mirret me Antropologji.

Duhet ta kuptojë se për sa kohë toka ka ardhur në këtë gjendje, duhet t’i kuptojë ato mijëvjeqarë.

Duhet të kuptojë Gjithësinë, sistemet e panumërta, kaq trilion siteme ka, brenda tyre ka edhe aq trilion sisteme si Sistemi Diellor; Duhet t’i kuptojë këto.

Si rrjedhojë, vetëm kësisoj mund të bëhet martesa.

Deri tani, secila prej tyre ka trokitur dyer të ndryshme, ajo tjetër, kjo tjetër;

Por nuk u përmbush qëllimi. U shkaktua ndarje.

Kush e di, ndoshta Allahu (këtë do). Besimtarët e dijnë Kuran-in, Synetin, shkencat fetare;

Edhe ata i dijnë shkencat pozitive; deri sot – ta them më ndryshe – kanë bërë epokë; i kanë përfituar shumëçka njerëzimit.

Kur shikojmë më thellë ato gjëra, në të vërtetë nuk janë të pa marra vesh. Mund të kuptohemi shumë lehtë me to.

Me ato gjërat që kanë nxjerrë në shesh.

Kur të bashkohen këto sërish, me lejen e Allahut, pra, kur teqeja, medreseja dhe shkolla të bëhen bashkë;

Me lejen e Allahut, pandeh se do të zgjidhen shumë probleme.

Edhe kjo do të jetë Renesanca (Rilindja) e re e botës Islame, “Neo-Renosanca”.

Tani, siç e thashë pak më parë, në pjesë gjeografike të ndryshme të tokës, mbizotërojnë kultura të ndryshme.

Nuk është vetëm dallimi mysliman – jomysliman;

Nuk është as dallimi vetëm ndërmjet feve; Çifute, e Krishterë, Islame, Budizmi, Brahmanizmi, Shintoizmi; nuk është vetëm kjo.

Edhe këta (pozitivistët) kanë mendime shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Mendoni, p.sh. në Romë është ndryshe, në Spanjë ndryshe; në Evropë në shtete të ndryshme është ndryshe, në Gjermani ndryshe;

Në Rusi është ndryshe, në Turqi ndryshe;

Njerëzit e së njëjtës fe janë ndryshe-ndryshe.

Shokët tonë, në vendet ku kanë shkuar, duhet të shfaqin vlerat e tyre me gjuhën e trupit dhe përfaqësimit,

Si dhe duhet ta nxjerrin në shesh se nuk kurrfarë problemi me ta.

Duke e lidhur me çështjen që fola pak më parë, them prapë:

Në gjërat, të cilat nuk janë në kundërshtim me bazat e fesë sonë, me disiplinën tonë, në Usul, në Furu,

Nuk ka ndonjë problem nëse merrni pjesë në aktivitetet e të tjerëve.

Çfarë ndodh nëse një herë shkoni në vendet që ata i konsiderojnë të shenjta, uleni në fund e i shikoni?!

Si po vijnë ata e po ju shikojnë juve këtu duke falur namaz; se si po luteni; shikojnë

Dhe shkojnë e dëgjojnë shokët të cilët lexojnë Kuran, e i pyesin se “Çfarë do të thotë kjo?”

Kur i thonë se emri i Pejgamberit që përmendet më së shumti në Kuran është emri i Hz. Mesih-ut,

E gruaja e vetme që përmendet me emër në Kuran është nëna Merjem, në një anë, zbuten pak aty.

Tani duhet mbajtur një qëndrim që të mos frikësohen të tjerët.

Kështu, pa u zënë, pa treguar ndonjë shenjë se po mundohemi t’i bëjmë si ne; me qëndrimin tonë, me gjendjen tonë, me përfaqësimin tonë,

Së pari duhet t’i bëjmë të thonë se “Me këta mund të ecet përpara; mund të mirret rrugë e gjatë, mund të kalohen male, kodra e detra plot!”

Por në anën tjetër, brezat e rinj, ka mundësi që të asimilohen me gjërat që shohin më të ndriçuara atje.

Me këta duhet marrë në rreth të veçantë, por pa i mbjellë ndonjë qëndrim negativ kundrejt ndonjë kulture tjetër!

Këta janë brezi jonë, të rinjtë tanë; gjithashtu edhe prindërit nuk duhet t’i privojnë fëmijët e tyre nga të ushqyerit,

Vazhdimisht duhet t’i mbështesim me fjalime fetare. Duhet t’ua shpjegojmë se vlerat tona nuk janë në kundërshti me vlerat e botës.

Në të vërtetë duhet t’ua shpjegojmë se vlerat tona, në një aspekt, u lënë dyer të hapura edhe atyre.

Duhet t’u shpjegojmë se nuk ka ndonjë kundërshti. Dhe duhet t’ua bëjmë të dashura vlerat tona.

Pra, derisa në një anë përzihemi me të tjerët shumë, në anën tjetër duhet edhe të na dridhen kockat e hundës për të rritur brezin me vlerat e veta.

Prandaj, integrimi dhe asimilimi, të cilat duken të kundërta, janë dy gjëra shumë të rëndësishme.

Nëse kemi ndonjë anë për t’u pëlqyer, ta vlerësojnë vet ata!

Nëse kemi ndonjë anë që jep diçka nga qëndrimi dhe përfaqësimi jonë, ata veçse e vlerësojnë atë.

Shokët po thojnë se “Filani me dëshirën e vet e zgjodhi këtë!”

A nuk është edhe shpjegimi i fesë në Usuluddin ashtu?

(Feja) është një libër sistemesh, e cila, me vullnetin e tyre, i nxit njerëzit në punë të hajrit.

Ta marrë e ta analizojë vet atë, e të thotë “E drejtë po duket kjo!”; nëse e zgjedh vet, le ta zgjedhë; jo me imponim.

Në Kurani Kerim, në Suren Bekara, pas Ajetul Kursi-së thuhet ??? ????????? ??? ????????.

Dijetari Hamdi Jazër, në tefsirin e tij e përkthen kështu “Në fe, për hir të fesë, nuk ka me detyrim t’i fusësh në fe”.

Shiheni: “Në fe, për hir të fesë, nuk ka me detyrim t’i fusësh në fe”.

Në një aspekt, disa po i thojnë “laicitet”, mund t’i thoni.

Unë asaj nuk po i them “laicitet”; por pandeh se, kur t’i nxirrni në shesh këto mendime do të thonë “Këta po mendokan shumë si laik!”

Mirëpo një laicitet që nuk është kundër vlerave njerëzore, dhe i respekton edhe vlerat tjera, Një shoku jonë e ka një libër rreth kësaj teme;

Në Francë është pranuar, Në Rusi është pranuar, në Stamboll është pranuar; janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Prandaj, ata, të cilët në një kohë e kanë bërë atë gjë të keqe, atë sistem shtypës;

Në një anë, mund të mendojnë se po përpiqemi t’i afrojmë drejt botës sonë, drejt kulturës sonë, pra që t’i përfitojmë ata.

Kurrsesi nuk duhet dhënë arsye për kësi ndjenjash; le të ndihen të sigurt nga ne.

Ashtu si të dëshirojnë vet, nëse edhe ata mendojnë në mënyrë demokratike, do kenë respekt ndaj mendimeve.

Mund të ndodhë që ndokush të zgjedhë një sistem të ri me dëshirën e vet. Ka mundësi.

Mund të shqetësohen. Ka mundësi.

Pasi të bëhet edhe ai, duke shfaqur pastaj qëndrimin tuaj, sjelljen tuaj përfaqësuese,

Pandeh se nuk do ta kundërshtojnë rrethi, nëna, babai, xhaxhai, daja, halla.

Duhet ecur çështjen brenda rrethit të dashurisë; dashuri, dashuri, dashuri…

Një thënie që kalon në këto tabelat: “Njeriu është një qenie e krijuar nga Allahu për t’u dashur.!”

Njeriu për shkak të njerëzores që posedon, është “ahseni takvim”; është një krijesë e krijuar për t’u dashur për hir të njerëzores.

Pse? Ngase është një qenie e mrekullueshme e krijuar nga brusha e Dijes, Dëshirës, Vullnetit dhe Fuqisë së Allahut.

Engjëjt, në një aspekt, e kanë pranuar atë si një busullë ose si një mihrab, janë bërë mëdysh përballë tij, ose kanë prekur ballët në tokë.

“Sa personalitet madhështor që është! Në një anë ka ndjenjat e tij trupore, kafshërore, por,

së bashku me ato. Ja, Profeti jonë; kur pati bërë Miraxh, Xhebraili i pati thënë “Ec” topi është i joti këtë natë!

“Nëse edhe një hap hedh unë, digjem, përvëlohem!” Ka kaluar edhe engjëjt. Është një krijesë e krijuar në atë mënyrë! Kështu është njeriu..

Zoti na mundësoftë të ecim në rrugën tonë me këtë botëkuptim!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up