🌤️ “Kur mizorinë drita ta mbytë, ajo do jetë festë e vërtetë.
Kur gjithkund mëshirë të ketë, ajo do jetë festë e vërtetë.”
🌤️ Kush tjetër veç Zotit mund t’i largojë rreziqet e së ardhmes, botës dhe egos sonë, rreziqe që janë shkaktuar prej përhumbjes dhe devijimit tonë? Atëherë, meqë Ai është Shpëtimtari i vetëm, duhet t’i përgjërohemi Atij me ndjeshmërinë e Profetit Junus!
🌤️ Do t’i drejtoheni Zotit me vetëdijen e plotë se jeni brenda barkut të peshkut, në mënyrë që brenda Dritës së Unitetit Hyjnor (Tevhid) të shfaqet kuptimi i Njësisë Hyjnore (Ehadijet). Kështu, nata, deti dhe peshku do vihen në shërbimin tuaj.
🌤️ Fjalët që na dalin nga goja nuk duhet të jenë thjeshtë shprehi të gjuhës, por duhet të përkthejnë ndjenjat e zemrës!
🌤️ Zoti im! Edhe unë, edhe ata që gjenden në këtë hizmet, edhe vetë hizmeti, të jemi lënë Ty amanet!
🌤️ Mundësimi i shpëtimit dhe rrugëdaljes për të shtypurit dhe të përvuajtuarit është i lidhur me shumë faktorë vetjakë, shoqërorë dhe faktorë të lidhur me fatin e paracaktuar (kader). Rrjedhimisht, lutjet tona për shpëtim dhe rrugëdalje mund të jenë të lidhura më një kohë të caktuar.
🌤️ Krahas lutjeve për shpëtim dhe rrugëdalje, herë pas here duhet të kërkojmë prej Zotit qetësi shpirtërore (sekine) dhe siguri. Nëpërmjet qetësisë shpirtërore dhe sigurisë, zemra shpëton nga shqetësimet e lidhura me këtë botë dhe lidhet vetëm pas kënaqësisë së Zotit.
(Sprova, Qetësia Shpirtërore dhe Shpëtimi – Melodi e Zemrës, 29 Korrik 2019)
🌤️🌤️🌤️
Na ndiqni:
🔴 https://www.youtube.com/dritaterruges
🔶 https://www.instagram.com/dritaterruges
🔵 https://www.facebook.com/dritaterruges