Home » Teuhidi - Besimi » Sipas Deizmit, njeriu u la i lirë pa marrë përgjigje për pyetjet e tij – Mashtrimi i Deizmit

Në mësimin e tetë rreth deizmit, ne do ti flasim prap deistit, dhe ai është i adresuari ynë..

Tash ne i bëjmë deistit disa pyetje:

Prej nga vjen njeriu?

Për ku do të shkoj?

Kush është ai?

Për kë është krijuar kjo fushë madhështore(toka)?

Çka dëshiron krijuesi i kësaj fushe madhështore
nga ne?

Pse na u dhan kaq shumë ndjenja
dhe pajime?

Si duhet ta falenderojmë Atë i cili na i ka dhënë të gjitha këto dhe

si mund ta bëjmë veten të dashur tek Ai?

Pse qeniet zbukurohen me qëndisje të tilla?

Pse janë në ngjyra dhe forma të ndryshme?

Pse qeniet për të cila duket se është harxhuar kaq shumë mund
vdesin brenda disa ditëve ose javëve?

Një harxhim i tillë a nuk është shpërdorim?

Ka një rinovim të vazhdueshëm në këtë fushë madhështore.

Çdo qenie e cila lind dhe vdes pas një kohe të caktuar
zëvendesohet nga një e re.

Pse ndodh kjo?

Pse krijuesi i Gjithmëshirshëm i kësaj fushe madhështore bënë që të ketë
fatkeqësi natyrore, sëmundje dhe fatkeqësi tjera të ndryshme?

Çka pas vdekjes?

Ne mund të pyesim dhjetëra pyetje të tilla.

Mendja nuk mund ti gjejë përgjigjiet e këtyre pyetjeve.

Por edhe nëse i gjen nuk mund të vërtetohen nëse janë të sakta.

Përgjigjiet e sakta mund të na i japin vetëm profetët të cilëve ju vie shpallja.

Tani mendo kështu:

A do të lejonte Krijuesi ynë i cili na trajton me kaq shumë mëshirë,
që këto pyetje të na shqetësojnë gjatë gjithë kohës?

Nëse po, përse atëherë?

A do të ishte e vështirë që të na dërgonte profetë?

Pse do na linte të vetëm Ai me gjitha ato pyetje pa përgjigjje të cilat
na shqetësojnë gjatë tërë kohës?

Jo, nuk është ashtu siç ti beson.

Ai kurrë nuk do të na linte të vetëm dhe me ato pyetje.

Ai i ka dërguar profetët e Tij dhe librat e Tij, me mësuesit të
cilët u përgjigjen të gjitha pyetjeve që na shqetësojnë.

Ai na mëson me Mëshirën e Tij, Drejtësinë dhe Mençurinë.

Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up