Home » Teuhidi - Besimi » Sipas Deizmit, Krijuesi nuk dëshiron ta bëjë të njohur Veten e Tij – Mashtrimi i Deizmit

Në mësimin e shtatë rreth deizmit do ti flasim përsëri, deistit
dhe ai është i adresuari ynë

Tani ne e pyesim deistin:

–çdo qenie në këtë univers është si një
libër hyjnor që mundëson shfaqjen e shumë emrave dhe atributeve

të pronarit të universit dhe bënë të mundur leximin e tyre.

Le ta lexojmë lulen së bashku.

Ju e kuptoni se Krijuesi ynë krijoi çdo qenie si një libër dhe shkroi
shumë nga emrat e Tij.

Me që lulja është krijuar nga asgjëja, shfaq emrin e ALLAHUT, El- Halik(Krijuesi)

El Mubdij(Bërësi nga e paqena, pa model) dhe El Muxhid(shpikësi).

Shfaq emrin El Muxhemmil me bukurinë e Tij, dhe El Muzejin me bukuritë e tij.

Shfaq emrat Er Rezak (Furnizuesi),
El Mukit (Pëgatitësi i furnizimit) dhe El Vehhab(dhuruesi)

meqë ALLAHU furnizon në përputhje me nevojat.

Shfaq emrin El Mulevin(Ngjyruesi) me ngjyrat e shfaqura dhe El Musavir

(Formësuesi) me format e krijuara.

Shfaq emrin El Hakim (i Gjithurti)
meqë çdo gjë është vendosur me urtësi dhe El Hafidh(Ruajtësi)

sepse çdo gjë është ruajtur që nga filimi.

Shfaq emrin El Muhji (Jetëdhënësi)
me gjallërinë e universit dhe El Mumit(Jetëmarrësi)

me vdekjet e vazhdushme.

Shfaq emrin Es-Sani (Artisti) me
artin e Tij dhe El Mukammil (Perfeksionuesi) meqë

çdo gjë plotësohet gradualisht.

Shfaq emrin El Fettah (Çliruesi, Hapësi) meqë
çdo gjë frymon dhe El Muhawil (Tranformuesi)

sepse çdo gjë ndërron formë, shndërrohet në diçka tjetër.

Qenia që krijon këtë lule patjetër
e njeh atë dhe kështu tregon emrin e Tij El-Alim(I Gjithëdituri);

Ai gjithashtu ka fuqi për çdo gjë dhe kështu shfaq emrin e tij El-Kadir (I Gjithëfuqishmi) me të.

Vazhdimisht shfaqen emrat e Tij.

Kjo lule praktikisht është një libër, një tezgë dhe një pasqyrim i esma ul husna (emrave të bukur të ALLAHUT).

Ne nuk do të vazhdojmë ta lexojmë këtë libër
për të mos e zgjatur më shumë

Përndryshe nëse do të vazhdonim
do të flisnim me orë të tëra.

Siç dihet, nëse një libër është i pakuptueshëm,
është e nevojshme të gjesh dikë që e kupton

dhe mund ti spjegon kuptimet e tij.

Nëse një liber është i pakuptueshëm dhe nuk është askush që mund ta spjegoi,
do të ishte kotësi, e panevojshme

ta shkruaje një libër të tillë.

Ju mund ta keni kuptuar nga soditja jonë e mëhershme
se çdo qenie është një libër.

Sidoqoftë ne nuk mund ta lexojmë një libër të tillë

Ndoshta po e dëgjoni për herë të parë këtë që sapo e tham.

Tani ne pyesim:

Kush na i lexon ne librat e qenieve?

Kush na mëson neve?

Mendja nuk i kupton këto shkrime(shfaqje) vetvetiu.

Meqë mendja nuk i kupton vetvetiu, na duhen profetët të na i lexojnë këto shkrime(shfaqje).

Janë dy rrugë: Ose do të dërgohen profetë,
që na i lexojnë

emrat dhe atributet që shfaqen në krijesa si libër, ose ato shfaqje

në ato libra do të mbeten pa u kuptuar asnjëherë.

Çfarë mendoni cilën e preferon ALLAHU?

A do ta pëlqente Ai që librat që i ka shfaqur të mos lexohen?

A e lejon këtë urtësia e Tij?

A do ti krijonte Ai në këtë mënyrë qeniet(si libra) nëse nuk do të donte që të lexoheshin?

A do të ishte e vështirë për ALLAHUN të dërgonte profetë dhe libra?

Pse Ai do ti krijonte këto libra pa mësues dhe ato ta humbnin kuptimin?

Shiko!

Ne lexuam vetëm pak nga lulja.

Sidoqoftë, ti nuk e kishe lexuar lulen ashtu
më parë.

sepse ti nuk i kishe dëgjuar mësimet e profetëve kurse ne, po, i kishim dëgjuar dhe besuam.

Muhammedi a.s dhe Kurani u dërguan për të na treguar, mësuar se si lexohet universi.

Nëse ne nuk do ti kishim dëgjuar, edhe ne do të
mendonim si ju, se ajo lule është thjeshtë një lule.

Do ta ndjenim vetëm aromën dhe do ta shikonim vetëm bukurinë e saj të jashtme.

Edhe ju e kuptuat se ajo lule nuk është thjeshtë një lule;
ajo lule është si një libër hyjnor.

Një poezi.

Meqë çdo lule dhe qenie është një libër ku shfaqen shumë emra dhe atribute hyjnore
mësuesit që do të na i mësojnë shkrimet e këtyre librave, janë shumë të nevojshëm.

Këta mësues janë profetët.

Dërgimi i profetëve është po aq i sigurtë sa ekzistenca e librave të qenieve.

Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up