Kjo është mësimi ynë i gjashtë rreth desimit.
Në mësimet e kaluara bëmë analizen e atributëve në aspektin e ndihmës hyjnore,
në këtë mësim do të bëjmë të njejtën analizë por për pronësin.
Do ti flasim përseri desistit dhe ai është adresa jonë.
Tani e pyesim deistin:
Të supozojmë se keni në pronësi një pronë të madhe më të cilen dëshironi
ta tregoni pasurinë dhe madhështin tuaj.
Le të themi se keni qiramarrës.
Edhe pse e gjithë prona tregon madhështin dhe pasurin tuaj,
njerëzit e shohin sikur prona të ishte e dikuj tjetër ata thonë:
“ Kjo pjesë i takon zt. Xhek, kjo është e zt. Williams.
Kjo pjesë është e zt. Oliver kjo është e zt. Gjorgj…”
…” Nëse njerëzit do të thonin ashtu dhe pronën tënde do tua a ndanin të tjerëve,
atëherë a nuk do tu drejtoheshe atyre si vijon:
“O njerëz! Kjo pronë e tëra më takon mua.
Është prona ime.
Ata që ju mendoni se janë pronarët e prones në të vërtetë janë qiramarrësit e mi.
jam sovrani i pronës time dhe nuk kam oratkë në të.
Me siguri do të thonit dicka të tillë dhe nuk do të pranonit që dicka e juaja
tu ndahej të tjerëve
Tani ju pyesim:
Ju nuk pranoni të ndani pasurin tuaj me të tjerët sepse kjo do ta dëmtonte
të ashtuquajturen pasuri dhe madhështi.
Si do të ishte e mundur që ALLAHU pronari i çdo gjëje, që nga ju, atomet, dielli e gjithqka tjetër, të pranonte që të
ndante pronësin e Tij absolute me të tjerët?
Si mundet të lejoj që sovraniteti i Tij ti atribuohet të tjerëve?
A e lejon këtë madhështia dhe vetëmjaftushmëria e Tij?
Pa dyshim që nuk do të lejonte dicka të tillë.
Meqë ALLAHU dëshiron që të njihet sovraniteti i Tij dhe
se gjithcka i takon Atij, atëherë Ai dërgon profet
dhe libra përmes të cilëve shfaqë sovranitetin e tij mbi gjithçka.
Po të mos dërgonte ALLAHU profetë dhe libra,
ne do të ngatërronim të vërtetën duke ndarë pronën e ALLAHUT
në mes të krijesave.
Shikoj njerëzit që nuk e dëgjuan dhe injoruan atë çfarë than profetët.
Disa nga ata janë ateist krijimin e ALLAHUT i’ua atribuojnë rastësi, natyres etj…
… Disa të tjerë kan gjetur zota të rrejshem.
Për shembull ata thonë: “Qielli i takon Zeusit dhe ai e kontrollon.
Deti i takon Poesidonit dhe ai vë ligj në të.
Pasurit nëntoësore i takojn Hades…”
Ata shprehin shumë deklarata të tjera si ato më lart dhe
ndajnë pronën e Allahut mes zotave të rrejshem.
Në mënyrë që ALLAHU ta bëjë të njohur sovranitetin e tij mbi gjithcka
Ai përmes profetëve dhe librave të Tij thotë:
“O robërit e mi e gjithë prona është e imja.
Jam vetë sovrani i pronës time nuk kam ortak.
Që nga atomet e deri te dielli dhe gjithcka tjetër më takon mua.
Mos më vendosni ortak dhe mos ua ndani pronën time të tjerëve
Kjo nuk i shkon madhështisë dhe hirësis Time”
Dërgimi i proferëve është i domosdoshem nga ky këndvështrim dhe është i pakundërshtushem njësoj sikurse
njëshmëria dhe sovraniteti i ALLAHUT.
Na vizitoni:
FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/
INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/
TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres