Home » Horizont » Revista Ujëvara » Shpirtrat e përkushtuar në rrugën e së vërtetës

Përkushtimi i personave ndaj pëçimit të së vërtetës është një shprehje e privilegjit të njerëzimit duke qenë “modeli më i përsosur” në krijim; është një gradë e pakrahasuar për ata që mund ta bëjnë atë. Ka të tillë që shfrytëzojnë çdo mundësi për të folur për Zotin dhe për ta bërë të dashur Atë te të tjerët. Ata punojnë shumë për të hapur dyert e zemrave të njerëzve, ndaj Zotit dhe ndaj të Dërguarit të Tij të Dashur, paqja qoftë mbi të, i cili është shkaku më i besueshëm për të arritur te Zoti. Ai është një shkak, por i denjë si destinacion. Këta persona sakrifikues mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë, por ata janë duke u duartrokitur dhe vazhdojnë të druartrokiten nga banorët e qiellit.
Udhëtarët e kësaj rruge ua bëjnë të dashur Të Dashurin e tyre, të gjithë atyre që kanë mundësi, përmes gjuhës së trupit dhe përfaqësimit, të cilat janë argumentet e tyre më të fuqishme. Ata gjithmonë e frymojnë të vërtetën dhe e përhapin atë kudo që të shkojnë. Kështu, ata arrijnë dashurinë Hyjnore, duke kaluar perde të tëra. Ata përsërisin vazhdimisht thënien e Sulltanit të Fjalës: « Bëjani të dashur Allahun, robërve të Tij, që edhe Allahu t’ju dojë juve! “Ata udhëtojnë në skajet më të largëta të globit, duke mbajtur në gjuhët e tyre «Të folurit për më të Dashurin». Kjo është një pikë shumë e vogël mirëpo Zoti e kthen atë në vlerë të detrave, sa që shprehja “vlen sa bota ” nuk arrin ta shprehë atë me saktësi.
Mjeti më i rëndësishëm për ta bërë Zotin të dashur te të tjerët, është që të jemi në vijën e Profetit si dhe të ndjekim rrugën e Tij. Të gjithë ata që e njohin dhe e pranojnë Atë dhe hyjnë në atmosferën shpirtërore të Tij, shpëtojnë nga verbëria e të pamurit, ngase mesazhet që vijnë nga atributi i Tij i “fjalës” hyjnë në brendësi të tyre dhe bëhen pjesë e jetës së tyre. Prandaj, ata fillojnë të shohin gjithçka përmes dylbive të symprehtësisë. Përderisa sytë e tyre i shikojnë shenjat në tempullin e universit, veshët e tyre ngazëllehen kur dëgjojnë fjalën e mrekullueshme të Zotit duke lexuar ligjet e krijimit në shenjtëroren e madhe të ngjarjeve. Ata frymëzohen sipas vargjeve të mëposhtme të poetit:
“Ti ekziston, o Zot; Ti ekziston një herë dhe gjithmonë, 
Ti je gjithmonë në mendjen time, në zemrën time dhe në shpirtin tim!..”
Ata thellësisht zhyten në mendime duke filluar nga besimi në njohje të Zotit, nga kjo në dashuri për Zotin, dhe së fundi në dëshirën e madhe për t’u bashkuar me Zotin. Ata fillojnë të murmurisin meloditë të cilat portretizohen dhe shprehen nga paragrafët, fjalitë dhe fjalët e ekzistencës dhe ngjarjeve dhe thonë: “Hu” (Ai). Ata e përmendin Atë dhe vazhdimisht e kujtojnë Atë me fjalë. Shihni se sa hollë e shpreh me fjalë këtë, një njeri që i rrah zemra për dëshirën për bashkim:
“Ky univers është krejtësisht një libër kolosal, 
cilëndo shkronjë që ta kërkoni, kuptimi i saj del Allah”
Për ta dëgjuar këtë zë dhe për ta lexuar se antologjia e mesazheve dhe për t’i kuptuar kuptimet që shprehen prej tyre, kërkon një sy për të parë, një vesh për të dëgjuar, një mendje me arsye, një dallim dhe mirëkuptim të pakufishëm, dhe një kureshtje të madhe dhe dashuri për njohuri. Është shumë e vështirë, madje e pamundur, për imituesit që janë të ngatërruar nga lustra e imitimit dhe ende nuk mund t’i kalojnë gardhet e formave dhe figurave për ta kuptuar dhe përfundimisht ta brendësojnë këtë. Kur të gjitha neuronet në tru nuk kanë një ndjenjë të tillë ekspansioniste të besimit dhe zemrat nuk kanë sinqeritet dhe thellësi, drita e njohurisë hyjnore nuk ekziston në këtë anatomi shpirtërore. Dashuria nuk ekziston në një zemër dhe shpirt ku nuk ka dritë dhe ndriçim të dijes hyjnore.
Personat e përkushtuar për të përçuar mesazhin e Tij dhe për ta bërë Atë të dashur te të tjerët, hyjnë në atmosferën për t’u bërë të dashur në këtë mënyrë. Ata e kurorëzojnë jetën e tyre me manifestime të pranisë në Rezidencën Hyjnore. Ata shprehin me pasion emrat e Tij, ditë e natë, pa bërë ndonjë gabim në metodologji, ata vazhdimisht vrapojnë në maratonën e veprave të mira. Ata rënkojnë dhe thonë, “sinqeritet”; dridhen si ata kujtojnë “duke qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të të Plotfuqishmit”; zhyten në mendime pët të fituar kënaqësinë e Allahut, rendin vështrim pas vështrimi përtej horizontit. Pa ngecur në shpatet e pjerrëta, në lumenjtë e thellë, në detrat nga gjaku dhe qelbi, ata marshojnë drejt favorit të Perëndisë dhe bashkimit me Të, pa pritur asgjë të kësaj bote ose edhe të assaj bote. Individët që arrijnë këtë horizont, i shohin me pikëllim të thellë ata që kanë lidhur zemrat e tyre me këtë botë. Qajnë dhe rënkojnë për gjendjen e tyre, nuk ngecin në kurthet që ua vënë para tyre. Mundohen me mish e me shpirt dhe ua heqin nga zemrat e tyre dashurinë dhe lidhjen e tyre me këtë botë.
Ata thonë, “Ne hymë në rrugën e dashurisë, jemi të çmendur dhe neve nuk na duhet nderi!” (Sejjid Nigari) dhe ata gjithmonë e përmendin Atë. Ata i konsiderojnë si një humbje fjalësh, shprehjet që nuk kanë lidhje me Të, dhe mundohen në çdo rast ta lidhin muhabetin për të folur për të Dashurin. Ata zhyten në përmasat e tyre të shpirtit dhe në sekretet e brendshme të zemrës së tyre.
Ata e dinë se vullneti i tyre është i lidhur me të gjitha këto ndjenja, mendime, dhe privilegje, por vetëm si një kusht i panevojshëm; ata janë plotësisht të vetëdijshëm për të kredituar gjithçka për mirësitë e veçanta Hyjnore dhe për vullnetin ekskluziv të Zotit – ata kurrë nuk e komprometojnë besimin e tyre në Njësinë e Zotit, për hir të së cilës ata mund të heqin dorë nga çdo gjë. Sipas tyre, kufijtë e vullnetit janë shumë të ngushta: përcaktimi dhe këmbëngulja nuk janë shkaqe adekuate; truporja dhe kafshërorja janë pengesa për bllokimin e rrugës që çon në njerëzimin e vërtetë. Përballë të gjitha këtyre, ata mendojnë se të gjitha privilegjet, si e drejta e tyre natyrore, i konsiderojnë një lloj shirku të fshehtë. Prandaj, pavarësisht nga të gjitha llojet e arritjeve dhe shpërblimeve, ata murmuritin konsideratat e:
Një skllav siç jam unë, nuk jam i denjë për këtë dhuratë 
Përse më është dhënë mua ky favor?! “(M. Lytfî).
Duke ia kushtuar gjithçka gjerësisë së dhembshurisë hyjnore, zgjerimit të mirësive të Tij dhe manifestimeve të papritura të Tij, ata shprehin recitimin e vazhdueshëm të “Gjithçka është prej Teje, Ti je I Pasuri / O Zot, po kthehem drejt Teje !” Ata nxitojnë drejt Parajsës së Sulltanit të Sulltanëve, Atij i cili përgjigjet me favorin e Tij të pafund.
Në të vërtetë, ky karvan i të shenjtit, që gjithnjë ecën drejt Tij, ka nisur këtë rrugë duke mbyllur hapjet e mbretërive të tyre të brendshme kundër të huajve që nga fillimi dhe duke frymuar vazhdimisht bashkërisht. Ata vazhdimisht e kanë kujtuar Atë gjatë rrugës dhe janë angazhuar me mendime për Të. Ata nuk kanë dashur të dëgjojnë këngë të huaja në sferat e zemrës dhe emocioneve të tyre. Ata filluan të flasin duke arsyetuar së pari se të gjitha fjalët duhet të jenë në lidhje me Të dhe çdo ligjërim duhet të rimojë nga përmendja e Tij. Ata përfunduan fjalimin e tyre duke e cituar Atë. Për më tepër, duke i konsideruar si shpenzim të fjalëve, të gjitha shprehjet dhe bisedat që nuk e përmendin Atë, ata u munduan që të gjitha diskutimet dhe konsultimet e tyre t’i shndërrojnë në bisedë për Të Dashurin e Tyre. Pothuajse gjithmonë, ata i bënë këto konsiderata të mëposhtme si zë të kënaqësisë së tyre:
Dëshiroj që të gjitha krijesat në botë të duan Të Dashurin tim, 
dëshiroj që biseda jonë gjithmonë të jetë rreth Të Dashurit tim …
Duke thënë: “Ose fol për Të Dashurin ose qëndro në heshtje / Nëse dëshiron, hapi krahët për këtë!” (Rreshti i parë është nga Fuzuli, poet turk i shekullit të 16-të), ata mbyllin plotësisht dyert e tyre kundër të huajve.
Në dallim nga ato shpirtrat e devotshëm ndaj Zotit, të cilët vazhdimisht i frymojnë këto konsiderata në rrugën e profetëve, ka edhe të tjerë që janë të privuar nga një objektiv i lartë në jetën e tyre, të cilët janë egoistë, viktima të koprracisë, të pushtetit dhe të qenieve të kalbura me shpirtrat dhe ndjenjat e errëta dhe janë ndihmës të djallit. Ky grup i fundit nuk ka hequr dorë kurrë nga keqbërja ndaj të devotshmëve në rrugën e Tij. Këta shpirtra të errët kanë përdorur metoda të ndryshme të shtypjes dhe të sundimit për të asgjësuar shpirtrat e përkushtuar – megjithatë, ata kanë qenë ata që u asgjësuan. Ata kanë bërë luftë kundër dritës, të cilën Zoti ua ka dhuruar shpirtrave të përkushtuar që u përpoqën ta përfaqësonin atë. Ata kanë gënjyer dhe shpifur, duke u përpjekur për të bllokuar rrugën e udhëtarëve të dritës. Megjithatë, ata vetë janë mundur me anë të ligësisë dhe mizorisë së tyre, sepse udhëtarët e dashurisë kanë ndjekur gjurmët e profetëve dhe janë nën mbrojtjen e Zotit. Askush nuk do të jetë në gjendje të zhdukë ata që janë shpërndarë nga Zoti në fushën e shërbimit dhe janë rritur si kallinj gruri. Askush nuk mund ta shuajë pishtarin e ndezur nga Zoti. Sepse pas këtij pishtari ndriçues është mëshira e Zotit, vullneti i Të Gjithëditurit dhe dekreti i Mëshiruesit të Bamirësisë. Sa bukur e paraqet Zija Pasha: 
Dekreti i Zotit nuk lëviz me forcën e muskujve, 
Një flakadan i ndezur nga Zoti nuk mund të shuhet me të fryrë!..
Prandaj, mund të thuhet se keqbërësit kanë ringjallur praktikën e hipokritit Ibn Selul, por kot ishte përpjekja e tyre! Sepse prapa udhëtarëve të së Vërtetës është ndihma e Zotit;
Zoti, bukuria e lavdisë së të cilit është e dukshme në të gjitha qoshet, 
Në zemrat është një hije e këtij manifestimi; 
Duke e kuptuar këtë, njeriu endet dhe e kërkon Atë kudo, 
dhe kujtimet më të ëmbla qëndrojnë para syve të tij. 
Çdo ngjyrë, zë dhe model është një shprehje e ekzistencës së Tij …

Paçi rrugë të hapura o burra të Hizmetit dhe o njerëz të Kuranit!..

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...