Në videon “Shpirti i Trimërisë në këtë epokë” e datës 11 Mars 2019, pjesë e serisë “Melodi e Zemrës” flitet për këto pika:
* Fjala “futuvvet” (trimëri) është një fjalë kuptimplotë që përmbledh vlera si bujaria, dorëgjerësia, dëlirësia, besueshmëria, besnikëria, dhembshuria, dituria, modestia dhe devotshmëria.
* Jetojmë në një kohë kontradiktore, ku thuren legjenda për Muslimanllëkun, por në të vërtetë Islami përdhoset dhe nëpërkëmbet. Në një epokë të tillë, trimëria dhe heroizmi i vërtetë tregohen nëpërmjet thellimit në besim, ku ndikimin nuk e kanë fjalët, por sjelljet, mënyra e jetesës dhe përfaqësimi i vlerave të Islamit.
* Thelbi i trimërisë bazohet në këto pika: të falësh edhe kur je më i fuqishmi, të sillesh me butësi edhe në çastet e dhunës dhe egërsisë, të mendosh për të tjerët me shpirtin e altruizmit dhe vetëmohimit edhe në çastet kur je vetë nevojtar.
* Ata që flasin sot për një “Islam Politik” janë të parët që nuk duan që Islami i vërtetë të gjallërojë jetët njerëzore, sepse ata e përdorin fenë vetëm për interesat e tyre personale dhe për plotësimin e dëshirave të tyre në këtë botë, e përdorin Islamin si mjet për të realizuar qëllimet e tyre të ulëta.
* “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës.” (Kur’an: Kehf, 18/13-14)
* Hz. Aliu ishte një djalë i ri dhe një hero që përfaqësonte me çdo sjellje shpirtin e trimërisë. Ai erdhi i dëlirë në këtë botë, jetoi heroikisht dhe në pastërti të plotë, dhe shkoi pranë Zotit pa u ndotur aspak nga ndyrësitë e kësaj bote.
* Në këtë periudhë ku shpata materiale është shtënë në mill, madje është groposur thellë në tokë, trimëria e vërtetë shfaqet me përdorimin e parimeve të xhevahirta të Kur’anit, duke qenë përkrahës të së drejtës dhe të vërtetës.
***
Na ndiqni:
https://tinyurl.com/dritaterruges
https://www.facebook.com/dritaterruges
https://www.instagram.com/dritaterruges