Home » Ligjerata Islame » SHPËTIM PREJ JETIMËRISË SË PERSONALITETIT (Melodi e Zemrës – 22 Prill 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” e datës 22 Prill 2019, me titull “Shpëtim prej Jetimërisë së Personalitetit” flitet për këto pika:
👉 Ndërkohë që përpiqeshit me vendosmëri për të shpëtuar prej jetimërisë shumë-shekullore, ratë pre e sulmeve të shejtanëve të njerëzve dhe xhindeve.

👉 Zoti është qëllimi i vetëm, por ka shumë rrugë, metoda dhe sisteme që shpien tek Ai, si pasojë e shumëllojshmërisë së njerëzve, aftësive, karaktereve, vendeve, kohëve dhe rrethanave.

👉 Nuk ekziston një lidhje shkak-pasojë mes përpjekjeve tona dhe mirësive që na ka mundësuar Zoti i Madhëruar deri më sot. Çdo gjë është vetëm prej Tij. Atëherë, duhet t’i pranojmë si pjesë e realitetit sulmet e shejtanëve të njerëzve dhe xhindeve që përpiqen të na presin rrugën, dhe duhet të vazhdojmë të ecim duke u mbështetur tek ndihma e Zotit.

👉 Zoti nuk ka për t’ju lënë kurrë të rrëzoheni dhe nuk ka për t’i lënë përgjysmë veprat e mira që ju ka mundësuar të kryeni deri më sot. Mjafton që ju të mos çoroditeni, të mos hiqni dorë nga konsultimi dhe të mos i pakësoni përpjekjet tuaja në trajektoren e logjikës Kur’anore.

👉 Vuajtjet dhe vështirësitë e sotme do t’i rrëfeni të buzëqeshur në të ardhmen dhe në botën tjetër si të ishin anekdota. Ndoshta, sipas durimit që tregoni ndaj mizorive dhe keqbërjeve të këtushme, do të uleni bashkë me sahabët e nderuar në të njejtat sofra parajsore.

***

Na ndiqni:

🔴👉 https://www.youtube.com/dritaterruges

🔵👉 https://www.facebook.com/dritaterruges

🔶👉 https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up