Home » Ligjerata Islame » SERIA E NAMAZIT (Vaaz 2 – Pjesa 2)

– Pastërtia në namaz

– O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji. (Kur’an: Muddeththir 1-4)

– Çdo gjë që mund të ndërpresë marrëdhënien me Zotin, gjithë shqetësimet dhe pengesat, duhen fshirë dhe braktisur në vend.

– Një analizë e hollë në lidhje me dy hadithe të Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi Të), në lidhje me prishjen e namazit kur kalon dikush përpara.

– Sipas formulës, namazi që po kryeni, në vetvete nuk ndërpritet (si formë) nga kushdo që t’ju kalojë përpara, edhe sikur ai të jetë mushrik. Por namazi ka një shpirt, një thjeshtësi, përulësi të vetën. Duhet të ketë rezonancë me mëshirën e Zotit. Duhet të hyni në të njejtën frekuencë. Në këtë pikë, çdo gjë që ju kalon nga syri dhe ju shpërqëndron zemrën do të shkaktojë një ndërprerje. Kjo shkëputje do ndodhë në shpirtin e namazit, jo në formën e tij.

– Me adhurim dhe bindje ndaj Zotit, do arrini të përforconi marrëdhënien tuaj me Zotin. Në raport me këtë lidhje të fuqishme, gjërat që ju vijnë nga Zoti do arrini t’i ndjeni në zemrën dhe vetëdijen tuaj.

– “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura” (Fatir – 10)

– Kontrollojeni botën tuaj të brendshme. Pastaj mendoni dhe kontrolloni edhe namazet tuaja.

– Zoti im, mos më trego të madh në sytë e njerëzve, dhe mos më bëj të vogël në shikimin Tënd hyjnor.

– Adhurimi, bindja dhe dorëzimi ndaj Zotit janë shprehje të marrëdhënies suaj me Zotin.

– “Adhuroni Zotin Tuaj” (Kur’an: El-Haxhxh – 77)

– “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj” (Kur’an: El-Bekare – 21)

– Adhurimi mundëson pastrimin e njeriut. E sjell njeriun në një gjendje të denjë për Xhennetin, Parajsën.

– “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor.” (Kur’an: El-Ahzab – 4) Nëse një zemër ia ke dhënë dynjasë, ç’të mbeti për t’i dhënë Zotit? Nëse thua se një zemër ia ke dhënë Zotit, ç’është kjo që vrapon pas dynjasë?

– Adhurimi e pastron, e kthjellon njeriun. Pastaj në çdo aspekt që të të shohin, natyra jote madhështore, natyra jote e mahnitshme dhe e pastër, do shfaqet si një pasqyrë ku reflektohet Zoti Yt.

– “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar” (Kur’an: Ankebut – 45)

– Por a është e mundur t’i mbushni tërësisht 24 orët e ditës me adhurim?

– Namazi është një adhurim i mrekullueshëm, që përfshin katër shkallë të pastrimit. Kryejmë pastrimin e trupit. Pastrohemi nga mëkatet. Kryejmë pastrimin e gjymtyrëve. Kryejmë pastrimin e zemrës, dhe të së fshehtës.

– I Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, e ka quajtur pastrimin si gjysmën e besimit.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up