Home » Ligjerata Islame » SERIA E NAMAZIT (Vaaz 2 – Pjesa 1)

– Jeta praktike është plotësuesja e jetës sipërfaqësore. Pa jetën praktike dhe pa vepra, nuk mund të jetë e gjatë jeta parimore e mbështetur vetëm në mendime. Me fjalë të tjera, besimi pa Islam nuk mund të jetë shkak shpëtimi, dhe nuk mund të ndriçojë dot jetën tënde as në këtë botë, as në botën tjetër.

– Më e mira mes veprave është ajo që edhe nëse e pakët, është e vazhdueshme.

– Adhurimi më i pakët janë pesë vaktet e namazit në ditë. Një njeri që nuk i kryen të pesta vaktet është i privuar nga virtyti. Sepse kjo do të thotë që ky njeri nuk ka hyrë në rrugën e pastrimit të njollave të zemrës dhe në rrugën e sigurimit të një marrëdhënieje të fortë me Zotin.

– Mos ndalo së adhuruari Zotin derisa të të vijë vdekja.

– Zemra dhe shpirti juaj lartësohet në marrëdhënien me botën e shpirtrave vetëm nëpërmjet adhurimit.

– Nëse jeni larg Zotit dhe të dhënë pas dynjasë, adhurimi do shndërrohet thjesht në zbatimin e disa formulave, ndërgjegjet tuaja nuk do arrijnë të shohin ndonjë dritare të hapur, nuk do arrijnë të gjejnë një vrimë nga ku të shohin botën shpirtërore.

– “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (Kur’an: El-Bekare 156)

– Me atmosferën dhe karakterin e një njeriu të pjekur, të kapësh për dore njerëzit dhe t’i shpiesh edhe ata drejt pjekurisë. T’u mundësosh edhe atyre të shijojnë pasqyrimin, ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e lartësimit që arrite. Kjo është një rrugë e atillë e pafundme. Dhe në këtë rrugë të pafundme, besimtari është sikurse një lokomotivë mbi shina.

– Përveç aspektit tonë material, trupor dhe mendor, edhe bota jonë e brendshme ka jetë. Kjo botë përmban ndjenja të atilla, të cilat vdesin nëse ndërpritet marrëdhënia me Zotin.

– “Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!” (Kur’an: Muzzemmil-8)

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up