Home » Ligjerata Islame » SERIA E NAMAZIT (Vaaz 1 – Pjesa 2)

Pjesa e Dytë e Vaazit të Parë të Serisë së Namazit nga Fet’hullah Gylen.

– “Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.” (Kur’an: Fatir-24)

– “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij” (Kur’an: Ibrahim-4)

– Ai që nuk qëndron pas profetit, ai që nuk mëson prej profetëve, nuk mëson dot as Zotin, nuk mëson dot as jetën, nuk mëson dot as rrugën që shkon në Xhennet, nuk kupton dot gjërat në të cilat beson.

– “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhammed), veçse si mëshirë për botët. (Kur’an: Enbija-107)

– “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush”
(Kur’an: Ma’ide-3)

– Kjo mirësi është aq e madhe, sa një Hebre i thotë kështu njëherë Omerit: “O Kalif i të Dërguarit të Allahut, Në Kur’an ka një ajet, i cili sikur të na ishte shpallur ne hebrejve, ne atë ditë do ta kishim caktuar si festë.” Omeri pyeti “Cili ajet?” Ajeti “Sot e përsosa fenë tuaj”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

– “Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si lajmëtar për të gjithë njerëzimin” (Kur’an: Sebe-28)

– “Borxhli atij Fatlumi i është ky njerëzim. O Zot! Me këtë ndjenjë na ngjall në amshim!” (Mehmet Akif)

– Gjithë njerëzimi, duke përfshirë edhe profetët, janë borxhli ndaj atij Fatlumi.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up