Home » Ligjerata Islame » SEKRETI I TË QENIT NJERI DHE NJERËZIT E LLOJLLOJSHËM (Melodi e Zemrës – 17 Dhjetor 2018)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë flitet për këto pika:

* “Lum si ai njeri, i cili ka shumë istigfar në fletoren e tij të veprave.”

* Çfarë kuptimi ka shprehja “Njeri Profetik” dhe cilat janë hallkat më të mëdha të të qenit njeri?

* Rikthimi i Profetit Muhammed, Profetit të Dhembshurisë (paqja qoftë mbi Të) nga Miraxhi në këtë botë me qëllimin për t’ua mundësuar edhe të tjerëve të shijojnë bukuritë që shijoi Ai, është një shembull altruizmi më vete, dhe në të njejtën kohë është një shenjë për ummetin e Muhammedit drejt horizontit të sakrificës.

* Vlera e kërkesave të tij e rrit vlerën e njeriut; njeriu fiton vlerë në raport të drejtë me vlerën e kërkesave dhe dëshirave të veta prej Zotit.

* Nëse e doni Allahun dhe dëshironi që edhe Ai t’ju dojë ju, atëherë mënyra më e rëndësishme për ta arritur këtë është të ndiqni Profetin Muhammed, Udhëzuesin e Përsosur, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Të.

* Përgëzime për të çuditshmit, të cilët rendin për të ndrequr dhe përmirësuar në një periudhë kur thuajse të gjithë prishin dhe krijojnë ngatërresa!

* Në Epokën e Lumturisë, disa njerëz me ndërgjegje të zgjuar iu kundërvunë mizorisë duke thënë “Mjaft!” dhe duke marrë parasysh çdo pasojë, i dhanë fund bojkotit që po zbatohej ndaj Sahabëve të Nderuar. Edhe sot ka njerëz që kanë përkrahur ata ndaj të cilëve po bëhen mizori, por thuajse shumica e muslimanëve kanë ngelur në klasë në këtë aspekt.

* Në raport me vështirësitë fitohet edhe shpërblimi. Në raport me vështirësitë dhe shqetësimet që përballon njeriu në këtë botë, Zoti do t’i mundësojë atij lartësim dhe mirësi në botën e përtejme.

Na ndiqni:

https://www.facebook.com/dritaterruges
https://www.instagram.com/dritaterruges
https://www.youtube.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up