Home » Ligjerata Islame » RINGJALLJE NË HORIZONTIN E ZEMRËS (Melodi e Zemrës – 19 Nëntor 2018)

“Melodi e Zemrës” për këtë javë.

– “Allahu nuk shikon format e trupit dhe pasuritë tuaja, por shikon zemrat dhe veprimet tuaja.” (Hadith)

– Gjërat që kemi humbur prej kohësh në lidhje me jetën tonë shpirtërore duhen rifituar.

– Kur dëmtohet sistemi imunitar i njeriut në aspektin fizik, organizmi ekspozohet ndaj viruseve të ndryshme. Por kur dëmtohet sistemi imunitar i anatomisë shpirtërore, njeriu bie pre e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore.

– Bediuzzamani thotë: “Ki kujdes, ec me maturi, frikësohu nga fundosja. Mos u mbyt me një kafshatë, një fjalë, një farë, një rrezatim, një shenjë apo një puthje.” (Shkrepëtima e 17-të, Shënimi i 14-të, Shenja e 3-të) Por mund të shtohen edhe qindra shkaqe të tjera për fundosjen e njeriut.

– Por Zoti e ka krijuar njeriun të denjë për “ahsen-i takvim,” trajtën më të bukur, më të lartë.

– Adhurimet që bëjmë për Zotin nuk janë parathënie e shpërblimit që do marrim në të ardhmen, por janë përgjigja jonë në formë falenderimi dhe mirënjohje ndaj gjërave që kemi marrë deri sot, gjërave që na ka dhënë Zoti.

– “Ndiqni rrugën time dhe rrugën e Kalifëve të Drejtë në udhën e drejtë. Kapuni fort me dhëmballë pas kësaj rruge.” (Hadith)

– Amaneti i Ebu Bekrit për Omerin

– Mënyra e jetesës në shtëpinë e Profetit Muhammed, përshkruar nga Aishja e nderuar.

– Gjithçka që kemi arritur na është mundësuar nga Zoti, nuk e kemi arritur vetë.

– Shkallët e nefsit, unit.

– “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Kur’an: Ra’d, 13/28)

– “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si profet, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi Të.”

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up