Home » Ligjerata Islame » RAMAZANI, MUAJI I MËSHIRËS, SHPRESËS DHE BEGATISË (Melodi e Zemrës – 6 Maj 2019)

* “Atij që agjëron me besim të plotë dhe duke e pritur shpërblimin vetëm prej Allahut i falen gjithë gjynahet e kaluara.”
* Është tepër e rëndësishme të ndiqen qëllimet hyjnore të Kur’anit Famëlartë dhe qëllimi i dërgimit të të Dërguarit të Allahut. Një këndvështrim i tillë arrihet nëpërmjet lidhjes sonë me kuptimin e Kur’anit brenda kornizës së përkthimeve dhe interpretimeve Kur’anore. Për këtë qëllim gjatë Ramazanit bëhen edhe “mukabele,” lexime të përbashkëta të Kur’anit.

* Namazet teravi janë sunnet, jo i agjërimit, por i muajit të Ramazanit dhe kësaj periudhe të caktuar. Prandaj, është sunnet të falet namazi i teravive edhe nga ata që nuk e kanë të detyrueshëm agjërimin (si përshembull të sëmurët apo udhëtarët).

* “Për agjëruesin ka dy gëzime: njëri është koha e iftarit, ndërsa tjetri është mbërritja pranë Zotit me paqen shpirtërore të arritur nëpërmjet agjërimit.”

* Takva (devotshmëri) quhet bindja ndaj urdhrave të Zotit dhe shmangia prej gjërave të ndaluara prej Tij, duke u mbrojtur kështu prej ndëshkimit Hyjnor. Agjërimi është një urë e rëndësishme në rrugëtimin drejt devotshmërisë.

* “Ki kujdes, ec me maturi, frikësohu nga fundosja. Mos u mbyt me një kafshatë, një fjalë, një farë, një rrezatim, një shenjë apo një puthje.”

* Njëkohësisht, Ramazanin duhet ta mbushim përplot me lutje dhe ndihmesa materiale dhe shpirtërore ndaj të shtypurve dhe të përvuajturve nën duart e keqbërësve dhe mizorëve.

* Përgjërohuni me lutje për të shtypurit. Allahu t’i shpëtojë ata për hir të muajit të Ramazanit. Por gjithashtu lutuni edhe për udhëzimin dhe shpëtimin e keqbërësve. Zoti t’i bëjë edhe ata njerëz dhe t’i mbrojë nga nxirja e jetës së tyre të përtejme!

(Ramazani, Muaji i Mëshirës, Shpresës dhe Begatisë – Melodi e Zemrës, 6 Maj 2019)

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up