Home » Ligjerata Islame » QËLLIMI, MËRGIMI dhe FRYTET E TYRE (Melodi e Zemrës – 11 Shkurt 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” të datës 11 Shkurt 2019, me titull “Qëllimi, Mërgimi dhe Frytet e Tyre” flitet për këto pika:
* Pa dyshim, hixhretin, emigrimin më të bekuar dhe kuptimplotë, e ka kryer Profeti Muhammed, Krenari e Njerëzimit, bashkë me shokët e tij besnikë.

* Ashtu si dje, edhe sot ka mërgimtarë për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij; po ashtu ka dhe mërgimtarë për hir të kësaj bote dhe të mirave materiale. Po ju, për kë po e bëni hixhretin tuaj?…

* Shumë mërgimtarë të qëllimit të lartë u nisën për hixhret me ndjenja të kthjellëta dhe nijet të pastër, por ndërruan jetë teksa kalonin lumin e Meriçit. Ndoshta nuk janë gjetur as trupat e tyre, por besoj se në vendin ku kanë shkuar shpirtrat e tyre, janë pritur nga Profeti Muhammed, më Fisniku mes njerëzve.

* Nesër dhe në botën e përtejme do t’i rrëfeni si anekdota vështirësitë që po përjetoni sot. Kur të shikoni frytet e hixhretit dhe durimit në rrugën e drejtë, do shprehni vetëm falenderim ndaj Zotit.

* Zotit i qofshim falë mijëra herë, sepse nuk ju la në të njejtën vijë me keqbërësit. Ju po ecni në rrugën e Tij dhe në vendet ku shkoni ju pranojnë me pozitivitet dhe dashuri. Ja dhe një shembull për këtë…

* Edhe më parë janë përjetuar disa kufizime të pjesshme, por në ditët e sotme po dhunohen, dënohen dhe keqtrajtohen dhjetëra mijëra njerëz, pa u bazuar në asnjë rregull, ligj apo parim.

* Kjo botë nuk i ka mbetur as mbretërve, as perandorëve të dikurshëm. Nuk ka për t’i mbetur as tiranëve të sotshëm. Ah, sikur të arrinin të nxirrnin mësim…

* Vëre me kujdes dhe zër mend, dynjaja vend-pritje është
S’ka në të njeri të përjetshëm, dhomë e çuditshme është,
Nesër veç një qefin marrin prej saj të dy, skllav e mbret,
ai që krenohet me këtë, i marrë është, tjetër ç’të jetë!

* Mjeshtëri është të zësh mend, mjeshtëri është të gjesh dije,
dhe t’i bëhesh Zotit rob! Por bota është zhytur në përgjumje.

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up