Home » Horizont » Shatërvani » Qe te tjeret te jetojne, asketizmi ne Islam

Cka do te thote Zuhdi? Asketizmi ne Islam

Asketizmi ne Islam është kur vlera e thellë dhe e vërtetë e jetës zbulohet, kur jeta e dikujt i kushtohet mirëqenies së njerëzimit. Kështu ajo fiton një dimension të përtejshëm dhe arrinë një cilësi të krahasueshme me atë të banorëve të parajsës. Fokusimi i jetës rreth një ideali të tillë e bën jetën e shumë herë më të frytshme. Ata shpirtra të zgjuar përjetojnë një gjendje aq të ngazëllyeshme saqë nuk mund të përmbahet në një jetë të vetme. Atëherë ata fillojnë të ndiejnë këtë botë të mërzitshme sikur të ishte vetëm një nga klimat e e gjera lehtësuese të mbretërive të përjetshme. Individë të tillë aspirojnë të frymëzojnë jetë tek të gjithë. Me çdo ringjallje që ata frymëzojnë, zemrat e tyre derdhen nga bollëku i energjisë, sikur edhe ata të përjetonin një ringjallje në rrugën e të qenurit një jetë për shpirtrat e tjerë. Shpëtimi i një personi të vetëm është sikur të shpëtosh të gjithë njerëzimin, thotë Fjala Hyjnore, dhe ky mesazh vazhdimisht tingëllon në veshët e zemrave të tyre.

Kampionet e ringjalljes

Duke pasur parasysh se edhe një jetë e vetme njerëzore në këtë botë kalimtare ka kaq shumë rëndësi, nuk është një ekzagjerim të themi se një përpjekje për një ringjallje mbarëbotërore ka të ngjarë të thyejë peshoren e veprave të mira në Ditën e Gjykimit. Me një gjallëri për të fryrë jetë në të tjerët, një kampion i ringjalljes është gjithnjë i vetëdijshëm për faktin se njerëzimi është bekuar me modelin më të mirë të krijimit midis të gjitha krijesave të gjalla. Këta kampionë ndjejnë se ndërgjegjja e atyre që janë paralizuar shpirtërisht i ngjan një skene të zymtë vjeshte. Ata ndjejnë një përgjëgjësi aq të thellë për misionin e tyre sa që ndalimi i tij do të cilësohej si një gjynah. Ata hartojnë melodi ringjalljeje nga gjuhët e zemrave të tyre për ata që janë në grahmat e vdekjes shpirtërore; ata vrapojnë për të ndihmuar këta të humbur, sikur të vraponin nga një njësi e kujdesit intensiv në tjetrën.

Kjo vrapim rraskapitës nuk është asgjë për tu mbivlerësuar në sytë e tyre. Ata nxisin vullnetin e tyre të lirë drejt horizonteve të idealeve të larta sikur të ishin vërtet domosdoshmëri njerëzore. Ata shërbejnë si udhëzues në këtë rrugë idealizmi për ata që nuk e dinë rrugën, fryjnë energji në ata që lodhen së ecuri dhe bëhen busullë për masat që janë pa orientim. Për ata që kanë kurrizin të kthyer nga Dielli dhe kështu vazhdojnë të ndjekin vetëm hijen e tyre, frymëzojnë gjithmonë kthimin për tek Burimi i Dritës. Këta njerëz bëhen një pikë mbështetje dhe shtyllë për ata që janë të dobët dhe të prirur të ngecin, dhe sigurojnë mbrojtje për ata që kanë mbetur duke zvarritur në mjerim nga ndikimi i fatkeqësive të ndryshme. Ata përpiqen të zbusin psherëtimat që jehojnë nga të gjitha anët, të ndajnë problemet e të rraskapiturve, durojnë ndarjet e ndryshme me vendosmërinë për të mbajtur shoqërinë e nevojtarëve, dhe të gjenden midis humgërimave të shtypësve dhe rënkimeve të të shtypurve. Ata vazhdojnë të vrapojnë si zjarrfikës për të shuar një zjarr pas tjetrit. Ndërsa kjo ndjenjë e ringjalljes ruhet thellë në ndërgjegjen e tyre, ata përpiqen ta përmbushin këtë përpjekje shpirtërore me sinqeritet dhe vetëm për miratimin Hyjnor.

“Udhetimit nga Zoti”

Një person me këtë thellësi të ndjenjave dhe mendimeve sjell në mendje nocionin e “udhëtimit nga Zoti”; ata janë në gjendje të vazhdueshme të vigjilencës metafizike. Rënkimet e tyre janë dhimbja e tyre se si të sjellin lumturi tek të tjerët në vend të vetvetes. Ata kërkojnë të ndikojnë në paqen e zemrave të të tjerëve në vend që të harrohen në kënaqësitë e kësaj bote. Ata e shikojnë jetën gjithmonë nga këndvështrimi i vuajtjeve dhe gëzimeve të të tjerëve dhe ndërtojnë pishtarë përgjatë rrugës së atyre që përpiqen të rrugëtojnë përmes errësirës. Arritja e suksesit varet nga bërja e të tjerëve të kenë sukses; ata e konsiderojnë indiferencën ndaj vajtimeve njëlloj si të qenurit një djall memec dhe e shohin të mbeturit gjallë të kushtëzuar nga të frymëzuarit e jetës sw të tjerëve; udhëtarë nw rrugën e udhëzimeve Hyjnore janë trashëgimtarët e tyre.

Këto veprime nga kampionët e ringjalljes japin fryte të surprizë kur të vijë koha e duhur; ato janë si një thelb në tokë që lulëzon në rreth 20-30 veshë. Ai jep mesazh për të qenë modest për qindra mijëra njerëz dhe inkurajon buzëqeshje përreth nërkohë qindra të tjerë rinj kanë filluar të ecin si një.

Si duhet kuptuar asketizmi në drejtim të përmbushjes së adhurimeve me ndezullinë për Xhenetin, me frikën prej Xhehenemit, me ndjenjën e dashurisë dhe me vetëdijen e adhuruesit kundrejt të Adhuruarit? Nga ky këndvështrim, ç’janë kategoritë e sikurtregtarëve, të trupnorëve, të ndijesorëve dhe të të apasionuarve? Lexo: Nënshtrimi dhe asketizmi 

Perkthyer nga Fountain Magazine: So Others May Live

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...