Home » Teuhidi - Besimi » Pse ishte krijuar Gjithësia sipas deizmit? – Mashtrimi i Deizmit

Në mësimin e tretë për deizmin, ne do të bisedojmë përsëri me një deist dhe do ti drejtohemi atij

Tani, ne e pyesim deistin:

– Pse krijuesi në të cilin besoni, që ne e quajmë All-llah,
ta ketë krijuar këtë fushë(mbretëri)?

Pse ishin ata zogj të zbukuruar, fluturat,
lulet, pemët dhe qeniet e tjera të krijuara?

Mos thuaj, “Ata u krijuan pa ndonjë qëllim ”

Sepse, pronari i kësaj mbretërie ka mençuri(dituri)

Gjithçka në këtë botë ka një detyrë

Çdo gjë ka një qëllim

Asgjë nuk është e panevojshme

Kjo vërteton se Krijuesi ynë është i mençur

Atëherë, si mund të thuash: “Kjo fushë(tokë) nuk u
krijua për ndonjë qëllim “?

Meqenëse nuk e dini qëllimin e krijimit,
ne do t’ua mësojmë; qëllimi është si vijon:

Çdo pronar i përsosmërisë dhe bukurisë
dëshiron të tregojë përsosmërinë dhe bukurinë e tij

Për shkak të këtij sekreti, Allahu e krijoi këtë fushë
në mënyrë që të tregojë përsosmërinë dhe bukurinë e Tij

Për shkak të këtij sekreti, qeniet u pikturuan me ngjyra, të krijuara në pamje dhe forma të ndryshme,
dhe pajisur me mençuri: Krijuesi ynë dëshiron ta bëjë Veten të njohur

Meqenëse Krijuesi ynë dëshiron ta bëjë Veten të njohur, Ai do të dërgojë profetë dhe libra

Përndryshe, ne nuk do të mund ta njihnim Krijuesin

Për shembull, ne e quajmë krijuesin “Allah”

Profetët na mësuan se emri i Tij ishte “Allah”

Vetëm mendoni për këtë: nëse nuk do të kishte profetë,
ne nuk mund ta dinim as emrin e Krijuesit tonë

– Si mund ta pranoni që dikush që e krijoi këtë mbretëri dhe kështu i dekoroi të gjitha krijesat, të mos na informonte për emrin e Tij?

– Si është e mundur për dikë që bëri kaq shumë gjëra për ta bërë Veten të njohur
të mos dërgonte profetë dhe libra, që është mënyra më e shkurtër
e bërjes së Vetes së Tij të njohur?

Nëse Allahu do të donte që ne të bënim të njohur
vetëm ekzistencën e Tij, Ai nuk do t’i dekoronte kaq shumë këtë botë dhe gjërat e saj..
Ne mund ta njohim ekzistencën e krijuesit madje me një lule

Sidoqoftë, Allahu nuk gjeti një lule të mjaftueshme;
ai e bëri tokën një tryezë ngrënieje dhe pranverën një tufë trëndafilash për atë tryezë

Do të thotë që Ai nuk dëshiron të bëjë të njohur vetëm
ekzistencën e Tij; Ai dëshiron të njihet edhe me emrat dhe cilësitë e Tij

Kjo mund të jetë e mundur vetëm përmes dërgimit të
profetëve; domethënë, përmes vetë të dërguarve të Allahut

Nëse nuk do të ishte për të dërguarit e Tij, ne mund të
mos e njihnim Atë; madje do ta njihnim gabim

Për shembull, nëse ju pyesim, “A flen Krijuesi që ju e besoni?

A han Ai?

A pin Ai?

A ka ai partner dhe fëmijë? … ”

A nuk keni nevojë për profetë që marrin shpallje
dhe libra në të cilat Allahu e bën Veten të njohur në mënyrë që t’u japim “Jo”-në atyre
pyetjeve?

Si mund t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve me mendjen
tuaj të dobët?

Për ta përmbledhur, Allahu e krijoi këtë mbretëri në mënyrë
që ta njohim Atë; Ai i dekoroi krijesat dhe dëshiroi nga ne që të mendonim për emrat dhe
atributet që ishin të dukshme tek ato krijesa

Për të realizuar këtë, profetë dhe libra
duhej të dërgoheshin

Sepse, edhe nëse një njeri mund ta gjejë krijuesin me
mendjen e tij, ai nuk mund ta kuptojë atë me emrat dhe cilësitë e Tij

Njeriu zakonisht bën gabime

Njerëzit që adhurojnë zjarrin, lopët, yjet dhe
gjëra të tjera janë dëshmitë tona

Nëse një profet nuk dërgohet, një person gabon
dhe mendon se lopa është Zoti i tij

Ai që krijoi këtë mbretëri nuk do të
na lejonte ta bënim atë gabim dhe do të dërgonte profetë që do të na bënin të njohur Atë saktë
dhe i dërgoi ata

Ta mohosh këtë është absolutisht e pamundur

Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up