Home » Ligjerata Islame » PIKËLLIMI, ZEMRA DHE GJUHA (Melodi e Zemrës – 25 Mars 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” e datës 25 Mars 2019, me titull “Pikëllimi, Zemra dhe Gjuha” flitet për këto pika:
* Një fatkeqësi, një shqetësim, një dhimbje, një vuajtje, madje edhe një gjemb i ngulur në këmbë, janë pa dyshim shlyerje për mëkatet dhe shërbejnë si afrim kah Zoti.

* Shumë të pafajshëm dhe njerëz tanë të afërt kanë ndërruar jetë të përmalluar në mërgim. Shumë prej nesh nuk patëm mundësi të falnim namazin e xhenazes së të afërmve tanë. I përshëndetëm ata për në botën tjetër duke falur namaze në largësi, në mungesë. Por pavarësisht gjithçkaje, nuk iu kundërvumë kurrë kaderit, caktimit hyjnor!

* Kënaqësia ndaj caktimit të Zotit nuk duhet shprehur në formën e pandjeshmërisë. Zemra do drithërohet me dhimbje, por ti do durosh! Do t’i japësh hakun vullnetit që të është dhuruar dhe do thuash “I qofshim Zotit falë për gjithçka, veç gjendjeve të mohimit dhe devijimit!”

* Fjala “samt” shpjegohet në fjalor si heshtje, shmangie nga e folura. Në terminologji, ajo përmban kuptimin e përdorjes së fjalës vetëm atëherë kur është e domosdoshme, në përputhje me kënaqësinë e Zotit. Njerëzit e thjeshtë, shfaqin një “samt”, një heshtje sipërfaqësore thjesht duke mos folur.

* Njerëzit e ditur, krahas gjuhës, mbajnë edhe zemrën nën kontroll. Heshtjen ata e pasurojnë me tefekkur, me meditim dhe reflektim të vazhdueshëm.

* Të dashuruarit dhe besnikët i përmbahen parimit “Në je i dashuruar, nga dhimbje e dashurisë mos rënko, mos i lër të tjerët të kuptojnë kur ti thua “oh!” Ata ruajnë sekretin e heshtjes thellë në zemër dhe tregojnë kështu një shembull të lartë besnikërie.

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up