Home » Teuhidi - Besimi » Përse një person bëhet Deist? – Mashtrimi i Deizmit

Pse një person bëhet deist?
Pse ai i mohon profetët?
A është mohimi i tij i bazuar në një provë apo diçka
tjetër?
Ne do të japim përgjigje për ato pyetje në
këtë video
ne do ta konsiderojmë një person deist si të adresuarin tonë
dhe do të bisedojmë me të.

Tani, ne e pyesim deistin:

– Si e dini se Allahu nuk dërgoi profetë
dhe libra?

Ose, a u bë Allahu i dukshëm për ju dhe ju tha
juve “Unë nuk kam dërguar profetë dhe libra”?

Natyrisht që nuk ndodhi kështu

Atëherë, si e dini se Allahu nuk dërgoi profetë
dhe libra?
Dijeni mirë që mohimi juaj nuk
buron nga një provë

Tani, ne do t’ju tregojmë arsyen pse u bëtë
një deist
Ekziston një rrugë që çdo mëkat të çon në mosbesim
Nëse ai mëkat nuk fshihet me pendim dhe duke kërkuar falje, do ta shpie

një person në mosbesim ashtu siç vijon:

Ju jeni zhytur në mëkate dhe bëheni të varur
prej tyre

Ju nuk mund të shpëtoni veten nga mëkatet

Ideja e Xhehennemit që ju vjen në mendje eliminon
kënaqësinë që ju merrni në atë moment

Ndërsa ju merrni kënaqësi nga një mëkat, dënimi
në varr, dënimi në Xhehennem dhe llogaritja
vijnë në mendjen tënde

Në atë moment, ju dëshironi që Xhehennemi të mos ekzistojë

Ju madje do të mendonit se sikur Allahu të mos ishte pronar
i Xhehennemit në mënyrë që të bëje mëkate lehtësisht
dhe të argëtoheshe

Nga kjo imagjinatë vjen ndjenja dhe
tendenca e mohimit të Allahut

Së pari, ju dëshironi ta mohoni Allahun por nuk mundeni
ta bëni

Sepse, ju e dini se një letër nuk mund të jetë
pa shkrimtar, gjilpëra pa mjeshtër dhe
fshati pa një kryetar

Në atë rast, si mund të jetë kjo fushë(kjo tokë) pa
një mjeshtër dhe sulltan?

Si mund të krijoheshin ato qenie të përsosura
vetvetiu?

Si mund të jetë ky sistem i pa të meta
rezultat i rastësisë?

Ju gjithashtu mendoni për to dhe kështu nuk mundeni
ta mohoni Allahun

Sidoqoftë, e keni të vështirë t’i bindeni
urdhërave të Allahut

Pastaj, ti i thua vetes,

“Le të ketë një krijues por jo urdhrat e Tij
dhe ndalesat

Le të jetë gjithçka e lirë dhe e ligjshme

Nuk duhet të ketë ndonjë llogaridhënie dhe dënim

Mosekzistimi i urdhrave dhe ndalesave
kërkon mosekzistimin e profetëve
dhe librave

Ky mendim bën që të mohoni profetët
dhe librat

Si pasojë, ju bëni mëkate lehtësisht dhe
ndjeheni rehat, dhe falë besimit në Allahun,
ju ndjeheni rehat duke hequr qafe
vetminë dhe mërzinë

Kjo do të thotë që ju nuk dëshironi të mbani përgjegjësi
për urdhëresat; ju mund të bëni mëkate
si të dëshironi, por ju keni një krijues për të kërkuar ndihmë
kur ju jeni në telashe

Për ta përmbledhur: Ju nuk e keni preferuar deizmin
përshkak të një prove

Arsyeja për ju që jeni deist është se
frika nga Xhehennemi dhe kujtimi i tij
ua largojnë kënaqësitë tuaja
Ajo që ju bën deist është ky mashtrim i shpirtit tuaj

Sidoqoftë, nëse mendoni si më poshtë do të keni
hequr dorë nga ky besim i gabuar:
Nëse jeni akoma mëkatar dhe pranoni realitetet e besimit, Allahu
mund të falë mëkatet e juaja
Ju mund të hyni në Xhennet(Parajsë) të paktën pas që ju
ndëshkoheni për mëkatet e juaja
Sidoqoftë, nëse mohoni realitetet e besimit
në mënyrë që të kryeni mëkate lehtësisht, ju do të mbeteni
në Xhehennem përjetësisht pasi që vdisni si jobesimtar
dhe ju nuk mund as të nuhatni Xhennetin
Këshilla jonë për ju këtu është si më poshtë:
Nëse nuk mund të shpëtoni nga mëkatet tuaja, kërkoni falje
dhe udhëzim nga Allahu.
Strehohuni tek Ai
Mos u bëni deist për të bërë mëkate lehtësisht
Përndryshe, do të pendoheni në frymën tuaj të fundit
aq sa nuk mund ta imagjinoni
Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up