Home » Ligjerata Islame » PËRQËNDRIM TEK E DREJTA (Melodi e Zemrës – 23 Shtator 2019)

* “Nëse nuk përqëndrohesh tek e drejta dhe nuk merresh vetëm me të, atëherë të pushton e shtrembëra!”
* “Gënjeshtra është shprehi e mohimit.”
* Hz. Ebu Hurejre bënte istigfar, i kërkonte falje Zotit, 12 mijë herë në ditë. Kur e pyesnin “A nuk është e tepërt kaq?” ai përgjigjej “Kërkoj falje aq sa numri i gjynaheve të mia…” Sipas horizontit që ai kishte arritur, ai kërkonte falje edhe për ato gjëra që thjesht mund t’i kalonin nëpër mend.

* “Teube” është drejtimi kah Zoti me frikën nga ndëshkimi i Tij.
“Inabe” është shkrirja e njeriut në Të, me dëshirën për të ruajtur gradën shpirtërore.
“Eube” është mbyllja e njeriut ndaj çdo gjëje tjetër veç Zotit.

* Jeni shpërndarë në katër anët e botës për të çelur trëndafilë apo për të rritur kallëza. Do të bëni gjithë botën të dëgjojë Emrin e Bukur të Zotit të Madhëruar.

* Shpëtimi nga rrokullisja drejt humnerave të egos, egocentrizmit dhe vetëpëlqimit është lidhja pas një ideali dhe qëllimi të lartë.

(Përqëndrim tek e Drejta – Melodi e Zemrës, 23 Shtator 2019)

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up