Home » Resulullah » Modestia e Pejgamberit a.s.v.s. » Pejgamberi a.s. dhe femijet

Kur I Derguari I Allahut shihte ndonje femije duke qare ulej edhe ai qante me te. Thelle ne ndergjegjen e tij ndjente dhimbjen e nje nene qe qante. Ja nje shembull qe flet per meshiren e tij te gjere te perciellur nga Ebu Hurejre: “Vertete une ngrihem per namaz dhe deshiroj te qendroje gjate ne te, por kur degjoj vajin e femijes e lehtesoj (e shkurtoj) ate, duke mos pasur deshire t’ia veshtiresoj (punen) nenes se femijes”

Ai kishte dëshirë që punën e vet ta bënte vetë personalisht edhe pse shokët e tij ishin të gatshëm që t’ia kryenin çdo punë ai këtë nuk e lejonte. Kur ishte në shtëpi ai vetë arnonte teshat, fshinte shtëpinë, milte dhitë, lidhte devetë dhe i ushqente ato. Gjithashtu riparonte këpucët dhe shtambat e shpërthyera të ujit. U ndihmonte edhe shërbëtorëve, së bashku me ta përgatiste brumin. Përderisa nga tregu bartte ushqimin një kalimtar i drejtohet “O i Dërguari i Allahut, më lejo ta bartë unë barrën që ke”! Ndërsa ai iu përgjigj: “Çdo besimtar le ta bartë vet barrën e vet, nëse mundet!”

Ishte duke shkuar në xhami me shokun e tij Amirin të birin e Rabiasë. Papritmas i zbërthehet lidhësja e këpucës. Amiri menjëherë hidhet dhe dëshiron t’ia lidhë. Pejgamberi as. E ndalë dhe e lidhë vetë. – Kjo është sikur të urdhëroj dikë të më shërbej ndërsa unë nuk dëshiroj që dikush tjetër të më shërbejël- i thotë Amirit.

Ishte duke ecur drejt Bedrit. Kishin shumë pak deve ashtu që çdo tre personave u binte nga një deve dhe me radhë i kalëronin. Shokët që ndanin devenë me të vullnetarisht hoqën dorë nga e drejta e tyre të udhëtojnë mbi deve dhe kërkojnë nga ai që të mos zbresë nga deveja. Ai nuk
pranoj duke u thënë: – Ju nuk jeni më të fortë se unë. Aq më tepër edhe unë kam nevojë që të fitoj sevape!

Një Shok i tij përcjellë: “Një ditë erdhi një grua mendjelehtë dhg e kapi Përdore të Dërguarin e Allahut duke i thënë: “Eja në shtëpinë time dhe ma kryej këtë e këtë punë!” gruaja e tërhiqte për dore e ai shkonte pas saj. Duke shkuar kështu, shokët e fil u vunë pas tyre I Dërguari i Allahut ishte i qetë shkoi e kreu punën që i kërkoi ajo dhe u kthye. Ndoshta kishte kërkuar t’ia fshijë shtëpinë, ndoshta t’ia shtrydhë teshat e lara. Si do qoftë i Dërguari i Allahut e kishte kryer punën. Sepse ai nuk mërziste e as ofendonte askënd. Ai ishte njeri i nderit Kjo ngjarje për të nuk paraqiste kurrfarë nënçmimi.

Ishte në një udhëtim… ndalen për të pushuar. Çdonjëri prej shokëve merr përsipër ndonjë detyrë ndërsa Muhammedi a.s. thotë; – Unë do të mbledh dru për të ndezur zjarr.
Shokët duke dashur që ai të mos punojë gjë i thonë: – O i Dërguari i Allahut, pushoni, ne e kryejmë edhe atë punë. Muhammedi a.s me gjithë seriozitetin u përgjigjet: – Vërtetë e di se me gjithë qejf do ta kishit bërë edhe këtë punë. Mirëpo unë nuk dua të ndjehem i privilegjuar mes shokëve të mi. Një gjë të tillë as Allahu xh.sh. nuk e dëshiron!- thotë dhe fillon të mbledh drunj.

Omeri nga Muhammedi as. kërkoi leje që të shkojë në Mekë për të bërë umre. Ai i gëzuar i jep leje duke e porositur: – Vëllai im! Lutu edhe për mua!

Omeri r.a ka thënë se ajo ditë për të ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up