Home » Ligjerata Islame » PASURIA E VËRTETË (Melodi e Zemrës – 3 Dhjetor 2018)

Në videon Melodi e Zemrës për këtë javë flitet për këto pika:

* Ndoshta nuk jemi gjendur në pikën ku duhet të jemi, por Allahut i qofshim falë pafundësisht, që as nuk kemi qenë në të njejtën vijë me keqbërësit!..

* Besimtari që jeton mes njerëzve, që bën durim ndaj vuajtjeve të tyre, është më i hajrit se besimtari që qëndron larg njerëzve dhe i mbrojtur prej vuajtjeve të tyre.

* Njerëzit kanë marrëdhënie të ndryshme me Zotin. Njerëzit që largohen nga kënaqësitë e kësaj bote e kanë quajtur lakmi dhe pangopësi të ndarit mënjanë të një sasie ushqimi për një ditë; disa të tjerë e kanë quajtur të tillë grumbullimin e ushqimeve për 40 ditë; ndërsa njerëzit e rrugës së drejtë e kanë quajtur lakmi dhe pangopësi depozitimin e ushqimit që mjafton për një vit të tërë.

* Nga njëra anë bëhet fjalë për faktin se të varfrit do hyjnë në Xhennet më herët se të pasurit dhe flitet për kërkesën për të qenë mes të varfërve. Nga ana tjetër varfëria pothuajse barazohet me kufrin, me mohimin ndaj Zotit. Cili është sekreti i kësaj çështjeje?

* Ata që jetojnë në këtë botë me gatishmërinë për të menduar për të tjerët në vend të vetes së tyre, po kështu sillen edhe kur bëhet fjalë për të hyrë në Xhennet. Shembulli më i bukur i kësaj sjelljeje është përballja e dijetarëve të sinqertë dhe të pasurve bujarë në portën e Parajsës, ku njëra palë përpiqet ta bindë palën tjetër të hyjnë të parët në Xhennet.

* A jemi në gjendje të themi se, për sa i përket qëndrimit tonë ndaj pasurisë dhe varfërisë, jemi në rrugën e Profetit tonë, se po ecim në gjurmët e Sahabeve të nderuar dhe se jemi të gatshëm të japim llogarinë e mirësive që na ka mundësuar Zoti?!…

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up