Home » Ligjerata Islame » PAFUNDËSISHT FALENDERUES.. (Melodi e Zemrës – 18 Shkurt 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë flitet për këto pika:

* Atë ditë për njeriun nuk do ketë dobi as malli, as pasuria, as fëmija i vet; por do shpëtojnë vetëm ata robër me moral të bukur, të cilët shkojnë drejt Zotit me një zemër të pastër, të paprekur nga asnjë sëmundje shpirtërore.

* Ashtu si shprehet edhe në një hadith, Profeti Davud (a.s) i drejtohet Zotit me fjalët “O Zot! Si mund ta kryej unë të plotë falenderimin ndaj Teje, kur edhe vetë falenderimi është një mirësi e jotja, për të cilin nevojitet sërish falenderim!” Pikërisht atëhërë, Zoti i thotë “Tani falenderove plotësisht.”

* Zotit i qofshim falë miliona herë, miliarda herë, që nuk ju braktisi në mohim dhe devijim, që nuk ju lejoi të jeni pjesë e radhëve të mizorëve që merren vetëm me gënjeshtra e mashtrime!

* Për njeriun nuk ka asgjë, veç asaj për të cilën ai ka punuar.

* Para së gjithash, besimtari është njeri i mendimit pozitiv. Si mund të imagjinohet që një njeri i urdhëruar për të menduar bukur ndaj njerëzve të tjerë, të shprehë pakënaqësi dhe mendim negativ ndaj caktimit të Zotit?!

* Njerëzit që jetojnë në trajektoren e kënaqësisë së Zotit e zbukurojnë tërë jetën e tyre me dantellat e falenderimit. Ndërsa ata që rrëmbehen nga vala e pakënaqësisë, i bluajnë dhe shkatërrojnë në mullirin e mosmirënjohjes edhe punët më pozitive dhe të bukura.

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up