Home » Sahabet » Osman ibn Affan r.a. – Othmani r.a.

– Uthman ibn Affani r.a., ishte dhëndër i dyfishtë i Pejgamberit s.a.v.s. Ishte martuar me vajzat e Pejgamberit a.s., Ummu Kulthumin dhe Rukaijen, dhe kur Umm Kulthum vdiq, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Po të kisha një të tretë, unë do ta martoja atë.”

– Uthman ibn Affani r.a., ishte njeriu, prej te cilit ishin turpëruar Melekët!

– Uthman ibn Affani r.a., ka thënë: “Pasha Allahun, dora ime e djathtë kurrë nuk e ka prekur organin gjenital, pasi që ia kam dhënë Pejgamberit, s.a.v.s., betimin për besnikëri.”

– Uthman ibn Affani r.a., çdo ditë është larë.

– Në ditën e martesës me bijën e Pejgamberit s.a.v.s. Rukaijen, Pejgamberi a.s., erdhi tek ajo dhe i tha: “Bija ime, trajtoje bukur Ebu Abdullahun (Uthmanin), sepse prej të gjithë ashabëve, ai është më së afërti me mua me sjellje.”

– Uthman ibn Affani r.a., ka pasur vetëm një motër, Aminen, e cila ka pranuar Islamin në ditën e çlirimit të Mekës dhe bashkë me Hind bint Utbe ia dhanë betimin për besnikëri Pejgamberit a.s.

– I biri i Uthmanit dhe Rukaijes, Abdullahu, vdiq në vitin 4 të hixhretit, kur ishte gjashtë vjeç. Xhenazen ia fali gjyshi i tij Muhamedi s.a.v.s., ndërsa ne varr e lëshoi babai i tij, Uthman ibn Affani, r.a.

– Kur vdiq Umu Kulthumi, r.a., vajza e Pejgamberit a.s., dhe bashkëshortja e Uthmanit, atë e ka larë Leila bint Kanif, ndërsa Pejgamberi a.s., ka pritur para derës duke i mbajtur në dorë ihramet e bardha dhe duke iu ofruar një pas një.

– Në vitin 23, sipas hixhretit, Omer ibn Hattabi r.a., i dërgoi gratë e Pejgamberit s.a.v.s., nënat e besimtarëve në haxh. Për ato, gjatë gjithë haxhit dhe udhëtimit, është përkujdesur Uthman ibn Affani r.a. dhe Abdurrahman ibn Auf r.a. Ai ecte para tyre dhe nuk i lejonte askujt që t’iu afrohej.

– Pasi e vranë Uthmanin, r.a. gruaja e tij tha: “E keni vrarë njeriun, i cili në namazin e natës, vetëm në një rekat, e lexonte tërë Kur”anin.”

– Në Kohën derisa ishte halife, Uthmani, r.a., nuk ka marrë pagë nga paratë e bejtul malit (buxhetit te shtetit), por me paratë e tij ka jetuar dhe ka ushqyer familjen.

– Pasi u bë halife, Uthman ibn Affani, r.a., ka trashëguar unazën e Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën shkruante “Muhamed Rasulullah”. Një ditë, derisa ishte ulur në bunarin Urejs, duke mbajtur në dorë, unaza aksidentalisht i ra në pus. E kërkuan për një kohë të gjatë…, Uthmani, r.a. ofroi një shumë te madhe parash për atë që e gjen, por pa dobi. Humbja e unazës e pikëlloi pa masë. Ai urdhëroi që të bëhet edhe një e njëjtë. E mbajti atë deri në vdekjen e tij, e me pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Burimi IslamGjakova.

Osmani r.a. i përkiste një familje fisnike Kurejsh në Mekë. Ai i përkiste familjes Umajah nga Kurejshët. Pasardhësit e kësaj familjeje më pas janë të njohur si Benu Umajah ose Emevijët. Othmani r.a. lindi në vitin 573, ishte  gjashtë vjet më i ri se Pejgamberi a.s.. Othmani r.a. pranoi Islamin në ditët e para të tij kur Ebu Bekri r.a. ia predikoi atë. Njëra nga vajzat e Profetit a.s., Rukija r.a., ishte e martuar me Othmanin r.a.. Othmani r.a. për hirë te Islamit emigroj dy herë ; një herë në Abisini e pastaj në Medine. Në kohën e shpërnguljes së Othmanit r.a. Profeti a.s. ka thënë për të; Othmani është njeriu i parë i Ummetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjën e tij. Pas vdekjës së Rukijës r.a., Profeti a.s. e martoi vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën r.a. me të dhe ati ju dha titulli “dhun-nurain” që do të thotë “burri me dy dritë”. Ai ishte një musliman i dalluar që i shërbeu Islami në çdo mënyrë, ka marrë pjesë në të gjitha betejat kundër jobesimtarëve  përveç në luftën e Bedrit, sepse gruaja e tij Rukaja ishte shumë e sëmurë.

Othman ibn Affanit r.a., ishte njeri modest dhe i devotshëm, për jetën e të cilit thuhet se ka qenë e thjeshtë. I jepte popullit ushqim të mirë, kurse vetë në shtëpi hante uthull e vaj. Gjatë kohës së halifatit të  Othmanit r.a. e cila zgjati dymbëdhjetë vjet, u bë çlirimi i vendeve të shumëta.  Në këtë periudh rrethi i pushtetit Islam u zgjerua dukshëm, aq sa kufijt e tij shtriheshin prej Sindit e deri në Andaluzi. Ndër arritjet më me rëndësi të tij janë: zgjerimi i Mesxhidul Haramit (xhamia e Mekkës) që përfundoi gjatë udhëheqjes së tij në vitin 26 h. Në vitin 29 h. e ndërtoi me gurë të skalitur xhaminë e Muhammedit a.s. Ndërkohë, urdhëroi që të ndërtohen xhami edhe në vendet e çliruara, kurse atje ku kishte xhami të bëhet zgjërimi i tyre. Vepra e tij më madhështore është se ai bashkoi gjithë botën Islame në një Mus’haf, në një lexim, si dhe urdhëroi të bëhet shumëzimi i Mus’hafëve dhe shpërndarja e tyre në të gjitha vendet Islamike.Othmani r.a. është i dalluar edhe me disa veti të larta që posedonte, siç janë: kujdesi i madh i tij që të mbrohet nga gabimet dhe devotshmëria e madhe e tij. Othmani r.a. ishte njëri i thjeshtë dhe shumë i dëvotshem. Muhammedi a.s. e ka paralajmruar se do të bie shehid, dhe e ka përgezuar me Xhennet. Ashtu edhe ka ndodhe, Othmani r.a. ka ra shehidë, All-llahu ja pranoftë shehidëllakun e tij.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up