Home » Ligjerata Islame » ORTAKËRIA SHPIRTËRORE DHE PËRGJIGJA HYJNORE (Melodi e Zemrës – 18 Mars 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” e datës 18 Mars 2019, me titull “Ortakëria Shpirtërore dhe Përgjigja Hyjnore” flitet për këto pika:

* Mendimi pozitiv rreth Zotit përbëhet nga dy krahë, ku njëri është mbështetja në mëshirën e Tij, dhe tjetri është besimi i plotë dhe bindja se fuqia e Tij mjafton për gjithçka.

* A nuk do donit që Zoti t’ju dojë, dhe a nuk do dëshironit që për një farë të mbjellë të merrni fryte të shumëfishuara?..

* Njeriu është një krijesë tejet e vyer, prandaj, kur ai lidhet pas ndonjë dëshire tjetër veç kënaqësisë së Zotit dhe dashurisë së Profetit, njeriu pakëson vlerën e tij dhe tregon mungesë respekti ndaj vetvetes.

* Njeriu është një botë e vogël, dhe bota është një njeri i madh. Ky njeri i vogël është përmbledhja e këtij “njeriu të madh.”

* “O Zot, na e bëj të dashur besimin! Na i zbukuro zemrat me të! Na i trego të shëmtuar mosbesimin, devijimin dhe mohimin! Na bëj prej atyre që jetojnë me maturi!”

* “O Zoti ynë, Formëzuesi i zemrave! Na i drejto zemrat kah adhurimet dhe bindja ndaj Teje!”

* Lutjet e përbashkëta në përputhje me parimin e “bashkimit të veprave shpirtërore” janë një trampolinë për t’u lartësuar në jetën e shpirtit dhe zemrës. Gjithkush që përfshihet në një lutje dhe përgjërim të tillë të përbashkët, kushedi se nga ç’burime parajsore do pijë në botën tjetër!…

* Njeriu nuk duhet të ndahet kurrë nga lutjet e përbashkëta. Në çastet e lehtësimit duhet të jetë burim zelli për të tjerët, ndërsa në çastet e uljeve dhe ngushtimeve shpirtërore duhet të fluturojë me flatrat e miqve të tij. Por sidoqoftë, duhet gjithnjë të përpiqet ta tejkalojë lodhjen e rrugës nëpërmjet lutjeve dhe përgjërimeve…

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up