Home » Ligjerata Islame » O NJERI, KUPTOJE VLERËN TËNDE! (Melodi e Zemrës – 10 Dhjetor 2018)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë flitet për këto pika:

* Ata që i lidhin gjithë dëshirat dhe pritshmëritë e tyre pas mirësive të kësaj bote, nuk do përfitojnë në botën tjetër. Besimtarët, krahas dëshirës për mirësi dhe bukuri në këtë botë, kërkojnë edhe mirësitë dhe bukuritë e ahiretit, botës së përtejme.

* “Përpiqu të arrish zotërimin e rrugës së drejtë, jo kryerjen e mrekullive.” Në fakt, mrekullia më e madhe është arritja e jetesës së pandërprerë dhe të patëmetë në përputhje me moralin e Kur’anit.

* Disa vende janë si dritare nga ku mund të shihet e fshehta dhe e përtejshmja e të përtejshmeve. Mali i Sinait dhe Qyteti i Sigurt i Mekës janë në krye të vendeve të tilla.

* Njeriu është shembull i “trajtës më të përkryer”, siç tregon edhe pajisja e tij e jashtme dhe e brendshme, forma e tij e bukur, gjerësia e ndërgjegjes së tij dhe pasuria e tij shpirtërore, të cilat burojnë nga ndihma Hyjnore.

* Zoti jep afat, por nuk anashkalon. Ata që nuk shfrytëzojnë afatin që u është dhënë dhe që e jetojnë jetën të prangosur nga dëshirat trupore, zhyten hap pas hapi dhe zvarriten drejt “gjendjes më të ulët.”

* Reagimet e barabarta ndaj fjalëve, gjendjeve dhe veprimeve të shëmtuara të të tjerëve, si dhe rrëmbimi e zemrës dhe gjuhës nga vorbullat e thashethemeve, janë para së gjithash, mungesë respekti ndaj rëndësisë së vetë njeriut dhe gjendjes së tij, të krijuar si e prirur ndaj trajtës më të përkryer.

* Mos u rrëmbe nga grepi i njerëzve që janë të huaj ndaj shpirtit të tyre, dhe mos u zvarrit pas një qëllimi të panjohur në rrymat e mendimeve të të tjerëve. Ngrihu në këmbë, ji vetvetja dhe ec me vullnet e vetëdije drejt qëllimit tënd të lartë!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up