Home » Bamteli » A nuk ja vlen? │ M. Fet’hullah Gylen

A nuk ja vlen !?

Njeriu, në qoftë se përballet me veten, atëherë e lexon drejtë atë, lexon se çfarë po ndodh me të. Me këtë, në njërën anë, duke vlerësuar këtë tregues, drejtohet në analizën e ligjeve të krijimit; në anën tjetër, kontrollon se në çfarë grade është lidhja e tij me Allahun (xh.sh). N.q.s. i duhet të shtrëngojë veten e shtrëngon atë; n.q.s. ecën duke çaluar, kërkon të kthehet në baza e të mbështetet te dikush më i ditur. Ashtu siç bënin të parët tanë të drejtë duke thënë,

Brenda meje gjenden këto ndjenja negative. Për hir të Allahut, më thoni diçka e të shpëtojë prej këtyre ndjenjave.

Sikur e konsideronin veten të sëmurë, e hidheshin në krahët e njerëzvë që ishin doktorë ekspert e u thonin:

“Ju lutemi, na e kuroni këtë sëmundje, ju lutemi, na e kuroni këtë sëmundje”. Të tillët -me lejen e Allahut- pa u surprizuar,

ecin në rrugët me kalldrëm njëjtë si në ato me asfalt. Ndërsa të tjerët, duken sikur ecin në rrugë të drejtë,

ama ngecin e pengohen më shumë se sa në ato me kalldrëm; ecin duke çaluar e pa e vënë re, pengohen dikund e ngelin në rrugë.

Sa e dhimbshme! Të ngelësh dikund në rrugë ndërsa je drejtuar për tek Allahu. Për këtë arsye Allahu ka mundësuar besimin.

Diçka që nuk është në dorën tonë… Disa prej nesh, duke qenë se jemi rritur në një ambient të tillë,

kemi arritur në një imitim të veprave e sjelljeve të shfaqura prej prindërve tanë.

E disa të tjerë kemi gjetur një person të qëndrueshëm, një udhërrëfyes.

Mos i beso çdo udhërrëfyesi se ka prej tyre që të çojnë në drejtim të gabuar, rruga e Udhërrëfyesit të Përsosur është e drejta dhe e lehta!

-thotë Egjiptiani Niyaz. Allahu, disa prej nesh i ka drejtuar te këta persona, e këta duke na marrë për dore ne të tillët,

na i kanë dhënë përgjigje pyetjeve tona, lëkundjet na i kanë larguar dhe na kanë përgatitur për t’i parë

me syrin e të vërtetës gjërat e domosdoshme për tu parë. Ashtu siç tha pak më parë një shoku ynë: Tashmë a po jetojmë një metamorfozë?

Domethënë ishim në një mjedis të ngushtë, ashtu si forma e një larve;

pastaj duke pësuar procesin e metamorfozës së saj u kthyem në një flutur dhe pastaj ashtu siç toka rrotullohet përreth,

a mos ndoshta dhe ne po shkojmë drejt kësaj, duke përjetuar një metamorfozë?

Me këto shtypje, refuzime, lloje tretjesh, mospranime, sfilitje, emigrime, akuzime, ndëshkime, burgosje, tortura,

vallë Allahu po na bën të përjetojmë një metamorfozë?! Thotë që: Në një Turqi të ngushtë,

gjërat që do të shpjegonit, mundët t’ia shpjegonit vetëm njerëzve të një shteti, në atë ngushtësi.

Megjithatë ky mesazh, është një emanet, një porosi, një mesazh universal që duhet t’i njoftohet të tërë botës.

Dhe këtë, çdo brez e ka përgjegjësi ta çojë deri aty ku mundet.

Një njeri i tillë, zemra e të cilit është lidhur pas një ideali të atillë, ka një zell e dëshirë të lartë për të bërë punë.

Mendon gjëra të mëdha… Në të vërtetë ai duhet të kërkojë gjëra shumë të larta, duke thënë:

“Me lejen e Allahut, n.q.s. Ai do të më japë mundësinë e do të më ndihmojë të bëjë një “spirale”,

e të më japë sukses që majën e saj ta mbështes në derën e Xhennetit, edhe atë gjë do ta kërkoja prej Tij”.

Duhët të jetë kërkues i gjërave të mëdha te Allahu, e jo i gjërave normale e të zakonshme.

Ama bashkë me këto, duhet ta shohë veten të vogël në marrjen e këtyre gjërave. “O Allahu im Madhështor!

I Madh vetëm Ti je! Ti je Ai që i bën termitet, që janë sa milingonat, të ndërtojnë fole shumë të mëdha.

Atëherë përse nuk do t’i jipke sukses njeriut, të cilin e krijove në formën më të bukur, në ndërtimin e një çatie që të përfshijë të gjithë njerëzimin në të?!

Njeriu është krijesa të cilën e realizove në formën më të bukur, nuk është as milingonë, as termit, as merimangë e as mizë.

Njeriu është ai, për të cilin Ti thua: “Me të vërtetë, ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur”(Tin; 95/4-5),

të cilin e lartësove dhe engjëjve fisnik i the,- “Drejtojini ata drejt kibles, drejtojini ata drejt Ademit (alejhis-selam)”…

Mundësimi i kryerjes së gjithë këtyre punëve të mëdha nuk janë të pamundura për Fuqinë e pashtershme, Vullnetin gjithpërfshirës,

Dëshirën e lartë dhe Dijen e plotë e Allahut të Lartë. Po, Allahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.

Me lejen e Tij, në tezgjahun “Bëhu dhe u bë”, Ai bën çdo gjë me një të thënë “Bëhu”.

Pra ju, deri ku po e çoni këtë çështje? Shikojini ata të të shkuarës!

Kalifët Rashid ishin rreth Hënës së Ndriçueshme (alejhis-selam) si hallkat e dritës.

Ata e çuan këtë deri në një vend, derisa iu ndërpre rruga; nga aty ia lanë amanet pasuesve të tyre;

edhe këto i dolën për zot këtij emaneti deri atje ku mundën; e kështu vazhduan edhe ato që i pasuan këta

Ashtu siç e përmenda në fillim, ata e mbanin zellin dhe dëshirën për punë shumë të lartë, nuk i zinte përgjumja gjatë rrugës.

Ndërsa ata që i zë pëgjumja gjatë rrugës, veçse ngelin aty ku janë, ndërkohë bota ecën përpara.

Në qoftë se ky emanet është detyra juaj sot, atëherë mos prisni diçka prej filan drejtuesve!

Ata, me pasionin e drejtimit, e famës, e të siguruarit të salltanateve të veta, nxjerrin pesëdhjetë lloje të ndryshme argumentesh.

Nxjerrin pesëdhjetë lloje demagogjish; veprojnë në mënyrë makiaveliste.

Ama ju, në qoftë se e dedikoni veten në lartësimin e emrit të Allahut, në mënyrë që të valëvitet si flamur Emri i Tij i Lartë në çdo vend;

gjithashtu në “lartësimin” e ezanit Muhamedan në çdo vend, ashtu siç lartësohet në minaret tona, atëherë Allahu (xh.xh) do jua çelë dyert,

ashtu siç hapen dyert e kështjellave. Sepse Ai (xh.xh), është “Hapësi i Dyerve”. Mos u shqetësoni se në Turqi disa dyer juve ju mbyllen.

“Po mbylli një derë, hap një mijë të tjera / sepse Allahu, është Hapësi i Dyerve”. Po, i tillë është Allahu.

Fjala “küsâd” përdoret në kuptimin “hap” në gjuhën perse. Pra Allahu është Hapësi i dyerve, thotë Miku i së Vërtetës. Edhe ju thuani:

“O Ti që hap dyert më të mbyllura, që na bën t’i kalojmë rrëpirat më të pjerrëta! Edhe neve na i hap dyert e të mirave;

na mundëso shpëtim dhe rrugëdalje për gjendjen e problemeve tona”. Dhe jo vetëm derën më të mirë, por dyert më të mira

“Mos të ngelë njeri pa dëgjuar rreth Emrit Tënd të Lartë dhe rreth të Dashurit Tënd, Muhamedit alejhis-selam”.

T’ia çojmë të gjithëve këtë. E të thonë “Edhe ne jemi prej jush”. Të thonë që: “Ndiejmë simpati për ju; nuk jemi kundra jush;

me ju mundet të mirëkuptohesh; juve nuk ju shohim si radikal; me ju bota siguron paqen, qetësinë!”

Sidoqoftë reagimi i njerëzve ndaj kësaj pune, ju përsëri jeni të fituar,

Allahu (xh.sh) do jua marrë në konsideratë mundin tuaj dhe nuk do jua çojë kot.

Kjo është ajo që e bën të lumtur Profetin Muhamed, paqja qoftë mbi Të. Sot, një shoku juaj tregoi një ëndërr.

Ai, paqja qoftë mbi Të, ka qenë afërsisht pesëqind herë i pranishëm te ata që i bëhet padrejtësi, te të privuarit nga drejtësia,

te të pushuarit nga puna, te të arrestuarit e te të sfiliturit, ndonjëherë në ëndërr, ndonjëherë jo në gjumë,

ndonjëherë drejtpërdrejt e ndonjëherë në vrojtim të afërt.

Edhe Kalifët e Drejtë vijnë, por pesëdhjetë përqind të rasteve vjen Zotëria Ynë alejhis-selam, me aq sa kam dëgjuar nga shokët.

Edhe sot diçka më bëri të qaj; një vëllai ynë, ëndrrën që kishte parë e kishte shkruajtur menjëherë dhe ia kishte diktuar një shokut tonë;

e ky i fundit ma lexoi mua, ku thuhej: “Në burg… atje, jemi në vështirësi”.

Ai që nuk ka qenë në ato lloj vendesh, që nuk ka hyrë në ato qeli, që nuk ka ngelur i pafuqishëm përballë tekave,

mburrjeve të gardianëve, që nuk ka parë se ç’bëhet atje, -siç thotë Frojdi- nuk mund ta dijë se ç’lloj njerëzish jetojnë atje.

Përfaqësuesi i Mëshirës, vjen midis tyre shpesh herë, që mos të lëkunden, e i thotë: “Shikoni, jam bashkë me ju!”

Shpirti, Ty të qoftë falë! Përderisa Ti je me ne, edhe sikur të jenë gjatë gjithë jetës këto vështirësi, ne i durojmë ato!..

Dhe numri i tyre që e thonë këtë është aq shumë saqë, me shprehjen e të vjetërve,- “Nuk numërohet e nuk perceptohet”.

Siç na tregoi miku ynë, përsëri Profeti alejhis-selam i thonte: “Këtu shtroni tre sofra! Le të ulen aty, vëllezërit e mi të këtyrë qelive!

Te sofra e mesit të ulem unë. Te kjo e fundit le të ulen sahabët e mi.” …Njëri prej sahabëve, ndoshta disa prej tyre e pyesin:

“O i Dërguari i Allahut! Pse ashtu?” Ai, paqja qoftë mbi Të, i thotë: “Ata, janë vëllezërit e mi të kohës së Fundit!…”

Pasi interesimi i Allahut është ky, sipas meje, njeriu edhe po të shtypet, ose të ngelë poshtë paleteve të tankut, ia vlen!

Në qoftë se Ai, paqja qoftë mbi Të, është me ju, le t’ju torturojnë ju ata njerëz që i kanë shkëputur lidhje me Allahun,

le t’ju bëjnë padrejtësi e dënimë të njëpasnjëshme!… Çfarë rëndësie kanë këto, përderisa ju jeni nën interesimin e Allahut dhe me të Dërguarin e Tij,

paqja qoftë mbi Të. Njerëzit që nuk kanë të nesërme, mund të jetojnë të gëzuar e të lumtur sot, por ata që kanë të nesërme,

sipas meje, duhet të punojnë për të nesërmet e tyre; për të nesërmet e kësaj botë, e varrit, e botës tjetër, për përtej të nesërmeve,

për të nesërmen e të shikuarit të Allahut, për të nesërmen e takimit me Individualitetin Hyjnor. Allahu (xh.sh) ju nderoftë me këto të nesërme!..

E shprehni ose jo, edhe ju kështu mendoni: Ne ia kemi vënë qëllim vetes këtë gjë, me lejen e Zotit ia kemi përkushtuar veten tonë kësaj çështjeje.

Sikur asgjë të mos shikojmë, sikur asnjë konfirmim të mos marrim në ëndërr apo zgjuar edhe sikur të mos kalojmë në një zgjerim metafizik,

falenderimet dhe lavdërimet I qofshin Allahut për gjendjen që jemi tani.

Na ka krijuar si myslimanë,e ka fshirë dashurinë për këtë botë në zemrat tona, Na ka orientuar me vullnetin e tij drejt Tij dhe pastaj ka thënë:

Në këndvështrimin e misionit tuaj ju nuk jeni njerëzit e turqise. Por nuk keni bërë hixhret(emigrim) me dëshirën tuaj.

Unë duke iu dhënë një shuplakë të lehtë pas qafe, duke iu goditur me shuplakën e mëshirës po ju drejtoj te hixhreti I detyruar.

Shpërndahuni në të katër anët e botës. Tregojuani njerëzve Islamin në formën si është jetuar në epokën e lumturise.

Tregojuani njerëzit që e hapin zemrën për të gjithë,njerëzit qe I përqafojnë të gjithë qofshin ata të zinj , të bardhë,rozë apo portokalli.

Ashtu sic e keni parë te olimpiadat e turqishtes përqafohet e bardha me të zezën.

Në një kohë mendohej se do ta hajë e bardha të zezën apo anasjellatas. Në botën e të bardhëve: “Te zinjtë I hanë të bardhët”;

janë kanibalë, I hanë njerëzit.Ndoshta ne botën e të tjerëvë: Kujdes, mos kaloni te të bardhët, ata I hanë njerëzit si kanibalë.

Por atje që edhe ju e keni parë isha dëshmitar që kur e zeza përqafohej me të bardhën qanin me ngashërim për dhimbjen e ndarjes nga njëra tjetra.

Një bashkim I tillë,një bashkim kokë më kokë si gurët e kupolës, formimi I një catie të tillë universal.

Nëse Allahu ju angazhon në arritjen e një qëllimi të tillë: sakrifikohet karshi cdo gjëje, merret përsipër cdo lloj vuajtje.

Përballë gjërave të tilla në vend të “of” thuhet “ah sa bukur”. Meqë ra fjala mund të thoni: Ku jemi ne,e ku është kjo detyrë”.

Kjo është gjithashtu një thellësi tjetër e virtyetshmërisë suaj.

Në një anë shikimi I mirësive dhe dhuratave hyjnore në anën tjetër ti dish prej Allahut.

Të mos I shikosh është mosmirënjohje, ti shikosh dhe tia atribosh vetes është mendjemadhësi.

krenim të cilat janë sëmundje fundosëse,asgjësuese. Këto janë viruse.

Në një anë duke mos qenë mosmirënjohës, në anën tjetër duke mos rënë pëlqimin e vetes me anë të mendjemadhësisë,

krenimit apo egoizmit do të thoni:Këto bukuri ekzistojnë,por mua më jane dhuruar; nuk janë të miat.

Kini parasysh një njeri që është zbukuruar dhe veshur me veshje ceremoniale dhe është bërë I bukur;

është veshur me stil dhe shije të vëcantë dhe thotë; Sa I bukur u bëra.

Gjatë shpjegimit të kësaj cështjeje Bediuzzamani thote që njeriu duhet të thotë: Po,unë u zbukurova.

Por bukuria është te veshja dhe rrjedhimisht bukuria nuk është e imja por e atij që ma ka veshurnë në mënyrë që ta falenderoj për mirësitë

dhe të më shpëtojë nga mohimi. Me këtë mendim duhet thënë që lavdërimet dhe falenderimet i takojnë Allahut, Mirësitë prej tij janë.

Në këtë mënyrë kujtoheni për mirësitë që Allahu ka zbritur mbi ju, vetëdijësoheni për to dhe kaloni në një thellim metafizik

duke e lavdëruar dhe falenderuar Atë. Profeti a.s urdhëroi emigrimin nga Meka e shenjtë për te Medina e shndritshme.

Në atë kohë Medina ishte e rrethuar me hebrenj të cilët ishin fiset Kajnuka,Kurejza,Nadir dhe në krye të tyre ishin pushtetarët e Hajberit.

Duke e llogaritur si një shoqëri të bësueshmë ,duke besuar se do tu ofrohej mbrojtje ,

Profeti a.s u nda nga vendlinja dhe Qabja që ishte binjaku I tij për te ai vend ku kishin besuar 70 , 80 , apo 100 vetë. U nda me dhimbje.

E dini ju; Kur po largohej nga Meka pa shtëpinë e Zotit dhe tha: Sikur të mos më detyronte populli im të largohem, unë kurrë nuk do të largohesha.

I qofsha falë; Filluan ti rridhnin lotët. Ishte një njeri… Ishte I durueshëm,rezistent, kishte imunitet të fuqishëm.

pra I kishte kaluar shkallët e “besimit te Allahu” “Njohja e Allahut” “Dashuria ndaj Allahut” deri te shkallët më të larta

por në një farë mënyre edhe ai ishte njeri.Vendlindja,shtëpia e nënës, vendi ku gjendeshin vëllezërit dhe miqte e tij…Atje donin ta vrisnin

Kështu që ai mbeti I detyruar të emigronte. Kjo nuk ishte poshtërsi, në një farë mënyre ishte një udhëtim që të hapte flatrat

shfaqja e shpirtit të Muhamedid a.s. Ashtu kështu I vlerësoi ata që I hapën krahët dhe me lejen dhe përkujdesjen e Allahut

ndodhi ashtu sic e mendonte.Erdhi një dite që Medina që konsiderihej sa një e dhjeta e Mekës u bë si një kryeqytet I botës.

Deri në atë kohë quhej Jethrib ; ia fshinë atë emër dhe menjëhëre iu tha “Medine” qe vjen në kuptimin “qendër qytetërimi”.Iu tha Medine.

Ndryshoi emri.Edhe njerëzit përjetuan një ndryshim të ndjenjave dhe mendimeve. Çdo gjë ndryshoi atje, çdo gjë u kthye në një kopësht trëndafilash.

Edhe ai s.a.s pati bërë një emigrim të detyrueshëm.Mbështetja te individët dhe shtetet jomyslimane

Jo, Ai parimisht ishte në kërkim të një madhështie;me urdhërin e Allahut pati vepruar ashtu.

Edhe ne me mendimin se ashtu duhet të bëhet po veprojmë si ai.Me mendimin e moslehtësimit të punës së zullumqarit,

mosdhënies mundësi që të bëjnë padrejtësi, ngatërrimit të tyre.Këto ishin një fortifikatë,një pozicionim I ndryshëm,

një mënyrë e ndryshme për tu mbrojtur.Rrjedhimisht do të bëheshin shkak për formime të ndryshme.

Ne këtë këndvështrim ne ditët e sotme si përgjigje kundrejt atyre shpirtrave të egër që kërkojnë të nxijnë fytyrën e Islamit

të cilët e prezantojnë veten duke vrarë e prerë njerëz para kamerave dhe televizioneve kishte nevojë

për njerëz që ta prezantojnë fytyrën e ndritur te islamit. Allahu ju ka shpërndarë në të katër anët e botës si farëra

që të tregoni fytyrën e ndritur të islamit. Qoftë si shtet, të cuditshëm apo drejtues ne anë të tjera I shpërndanë si fara,

I mbollën si fidanë dhe kur I erdhi koha këto fara do të bëhëshin kallimj.

Sipas thellësisë të sinqeritetit për një fidan do të jepte shtate apo dhjetë kallinj;

përnjëherë në vendin tuaj do të bëhenin 700 me lejen dhe përkujdesjen e Zotit.

Tani hixhreti i detyruar është i lidhur me këtë mendim ne një farë mënyre. Kjo do të thotë një qëllim i lartë.

Po, këtë nuk e menduam dhe përjetuam sa duhet.Malli për atdheun po na dhemb deri në palcë.

Është normale që mund të na dhembë deri në palcë.Por po të shikojmë aspektin që Providenca Hyjnore na angazhon te miresia e sherbimit,

duke e pare edhe nga këndvështrimi I gjërave qe premton në të ardhmen… Do të vini në atë nivel;

një dhimbje dhe vuajtje e tillë e përkohshme është si dhimbja që përjeton nëna kur lind fëmijën.

Pasi realizohet lindja cdo gjë harrohet, e merr në prehër fëminë.Në një farë mënyre nëna ndihet sikur ka lindur vetë edhe një herë.

Por, një dhibmbje e përkohshme ekziston gjatë lindjes.Është një dhimbje e përkohshme por nëse në fund është një përfundim I tillë

sipas meje kësaj I thuhet “Falenderimet dhe lavdërimet I takojnë Allahut’’Me lejen e Zotit e shihni këtë në të ardhmen.

I dërguari I Zotit e provoi të shkonte në Taif por ata ishin mendjemëdhenj që nuk donin ta kuptonin.

U sollën keq me të. Por në habeshistan u trajtuan si miq të ardhur nga jashtë. Pastaj kur ia panë dhe ndjenjat

Ashtu sikur iu hapën zemrat njerëzve kur panë mendimet dhe ndjenjat e shokëve tuaj.

Kur I pyeti se cfarë mendoni për Hz.Mesihun Hz.Xhaferi I lexoi ajetet në lidhj me të.Shpjegohet hollësisht në suret Merjem dhe Ali Imran.

Kur dëgjoi ngjarjet në lidhje me Hz.Merjemen dhe Hz.Muasin nuk I majti dot lotët,zbriti poshtë, erdhi pranë Hz.Xhafer ibn Ebi Talibit .

Bëri një vijë me shkopin qe kishte në dorë dhe tha:Për Zotin midis nesh edhe jush nuk ka dallim as sa kjo vijë.

Edhe kjo ishte shpërndarje e farave,mbjellje e fidaneve;pergatitja e disa fidaneve në internim.

Dhe me lejen e Zotit ato një ditë do të bëheshin hije për të tjerët.Kishin shkuar nën kryesimin e Xhafer ibn Talibit.

Kështu kaloi jeta e tij [Zoti qoftë I kënaqur me të].U kthye në Medinen e shnditshme kur ndodhi ngjarja e Hajberit.

Pas 5-6 vjetësh udhëtoi në botën e përtejme duke qenë në krye të ushtrisë. Nuk kishte shqetësim tjetër.

Vellai I madh I Hz.Aliut,djali më I madh I djemve të Ebu Talibit,Ky ishte Xhafer ibn ebi Talibi;edhe ai e kishte kryer misionin.

E para : Shpresoj se vellezerit qe jane shperndare ne kater ane te globit e kryejne detyren a tyre ashtu sic duhet, nuk eshte dicka komplekse kjo.

E dyta : A eshte faj apo ankese kundrejt kombit tone njoftimi per zullumin qe po ndodh atje? U befte shpirti im kurban per ate komb

Per 7-8 shekuj azia e mesme sic thuhet ndryshe ka nxjerre gjithmone bij e bija te plote.

Por eshte gje tjeter sot perzierja e popullit me nje klase hajduterish e te poshterish

Them se pas nje tronditjeje shume te vogel mes tyre do te shihni vete 30 a 40 vete.

Edhe te tjeret, ashtu sic ka ndodhur me perpara ne histori, do tju klikojne butonat neper internet e do tju kerkojne falje.

do thone: “Ne sadopak jua hengrem hakun tuaj” ama do te thone!

Të gjendesh në anën e kundërt me popullin dhe vendin është cështje tjetër,

por të jesh në anë të kundërt me ata që e pranojnë këtë zullum është gjë tjetër.

Nuk është puna që të jetë Medineja në kundërshti me Sirinë, në qoftë se do të ishte puna të ishim kundërshtarët e dikujt

atëherë le të jemi kundërshtarë të dhunuesit, kundërshtarë të Jezidëve, kundërshtarë të Abdulmelikut, kundërshtarë të Mervanit.

Të jesh kundërshtar I këtyre nuk nënkupton kundërshtinë me atë popull apo me ata njerëz të atij vendi. E si mund të jeni?!

Emevi-të e Shamit (Sirisë) e cliruan Andaluzinë, në një farë mënyre me Tarik ibn Ziyade. Për 8 shekuj ata që ndikoi edhe rilindjen e perëndimit.

Si mund të thoni? Si mund të thoni, Abasit dogjën të tjerët në një vend,

ndërtuan një salltanat në Bagdat por që të mos shpërndaheshin Rafizit ndërtuan ushtri.

Dhe në të njëjtën kohë I dhanë një shpejtësi të madhe dijes, aq sa për 4-5 shekuj dolën njerëz të cilët ishin të aftë të masnin edhe tokën.

Ata matën edhe tokën, sa metra?! Deri atje e cuan punën. Me lejen dhe ndihën e Zotit. Bërën prova për fluturim.

Rritën njërëz si Ibn Sina, Khwarizmi, Razi etj. Në botë librat e Ibn Sina-s u lexuan për 7-8 shekuj, po ashtu edhe të Razit.

Prandaj u bëfsha kurban për meshkujt, femrat, të rinjtë, të rejat, pleqtë e plakat e popullit. Është një shtet për të cilin më bëhet zemra kurban.

Por ndonjëherë janë përjetuar probleme, në një farë mënyre ka pasur njerëz të cilët nuk e kanë merituar atë dhe janë infektuar.

Por këta kanë rënë pre e mirësisë së atij kombi të pastër e qelibar. Ata kanë rënë pre e të parit të tyre si përfaqësuesit e vetëm të kësaj pune.

Nga kjo pikëpamje nuk është mosrrespekt ndaj popullit dhe kombit.

Padyshim që do tja shpjegojnë botës atë dhunim, atë zullum, derisa në një farë mënyre bota të thotë: “NDAL”.

I Lartësuari I Vetëm e ruajtë atë komb atë zonë të bekuar nga ndarja, është vatra jonë, vendi ynë….

Na I paskan marrë mallrat apo na kanë prekur shtëpinë aty nuk janë problem këto. Nuk kemi ndonjë gur të ngulur në këtë botë.

Edhe pse na paskan dëmtuar mallrat tona ky komb mjafton të jetë I yni.! Por njërëzit në krye të tyre nuk mjaftojnë për këtë gjë.

E tregoi koha ktë gjë. E gjetën veten në mes problemesh edhe tani duke u dergjur pyesin veten: “Të lypim këtu apo atje”!

Ata hedhin në katër anët turpin e tyre duke dhënë shpërndarë para për tju djegur e për tju zhdukur.

Thashë gjithë këto fjalë të pakëndshme dhe në qoftë se u ndjevët në siklet ju kërkoj ndjesë.

Besoj se në vende të ndryshme të botës disa organizime, në të njëjtën kohë administrata kanë filluar të bëjnë dicka. Duke dëgjuar këto gjëra kanë filluar të ngrenë zërin.

Një fëmijë kaq të vockël në gjirin e nënës që me shumë mundësi as qumësht për të pirë nuk gjen, qan.

Bota ka filluar të ndërgjegjësohet nga këto gjëra. Gruaja brenda në qeli e burri në një tjetër, të dy të ndarë.

Këta kanë bëra gjëra që asnjë diktator si ka bërë. Këto gjëra patjetër që duhen shpjeguar në krah të popullit e jo kundër tij.

Në qoftë se këto punë po I bëjnë gjyqtarët, drejtuesit, politikanët, duke I bërë të qarta gjynahet dhe të këqiat duhet thënë:

“Dëgjojini këta dhe hidhuni një sy, ama një vëreni dhe tjetrin vesh nga këta që janë në qeli.” Ky është haku I lejuar që kanë besimtarët.

Kjo e drejtë nuk është as gjynah, as gabim e as mungesë rrespekti ndaj popullit.

Ky është hak, madje duke mos e përdorur këtë të drejtë, duke mos e treguar se cfarë dhunimi po bëhet në një farë mënyre është gjynah dhe gabim.

Në qoftë se ai zullum nuk vazhdon për shkak se nuk e keni shpërndarë lajmin e keq, mund tju pyesi Allahu për këtë. “Pse nuk e treguat veten.

Pse nuk ja shpjeguat botës zullumqarët?” Prandaj duke parë këta njerëz të pafajshëm që po vuajnë në të katër anët e globit,

duhet tja vështirësojmë punën zullumqarit duke e shpjeguar këtë zullum.

E në fakt lehtësimi I punës së zullumqarit është një ndër gabimet më të mëdha. Duhet bërë cdo gjë e mundur për tja vështiësuar punën.

Hz. Musa për tja vështirësuar punën nuk i tha: “Ej Amnofis! Na fal se të lodhëm pak duke na ndjekur mbrapa.” Hz. Ibrahim nuk I tha kështu.

Zotëria ynë nuk e ka thënë kështu. Asnjë se ka thënë. Prat të kërkosh falje ndaj zullumqarit do të thotë ti bëhesh ortak.

Allahu I udhëzoftë ata!… Ti nderojë me udhëzim. Ti kthejë nga kjo rrugë e gabuar që janë futur. Juve dhe neve të na nderojë me durim.

“Rruga e drejtë, mënyra e drejtë, qëllimi I drejtë… edhe pse po vuajmë ca shqetësime të vockla ska gjë, ce keqe na gjen!”

Në qoftë se na lajnë gjynahet, le të jenë ska gjë. “Falenderojmë Allahun për cdo gjëndje përvec mohimit dhe shtrembërimit.”

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up