Filmi “Njeriu Liriplotë” (“Hür Adam”) sjell për herë të parë sekuenca nga jeta e dijetarit Islam Bediuzzaman Said Nursi, i cili me veprat që ka shkruar, nxënësit që ka edukuar dhe idetë e tij ka ndikuar në të gjithë botën. Jeta e tij kaloi nëpër gjykata, internime e burgje.
Ai u përpoq që, pavarësisht kushteve aspak të lehta, të vazhdonte të shkruante veprën (koleksionin) “Risale-i Nur” (“Mesazhet e Dritës) dhe njëkohësisht u përpoq që ato të arrinin te të gjithë njerëzit.