Home » Bamteli » Ne zonen e fitores, frika, te shpifurit dhe pergojimi │ Ligjerate Islame M. Fethullah Gylen

NË ZONËN E FITORES, FRIKA, TË SHPIFURIT DHE PËRGOJIMI

Ngaqë po jetojmë në një kohë kritike, disa, për të shpëtuar veten e tyre, kanë folur kundër shokëve të tyre; gjë e shpifur kjo,

U detyruan t’i nënshkruajnë fletët që iu vunë para tyre.

U thanë që nëse nuk nëshkruan do të hysh në qeli, do të hash dru, do të të japim ilaç…

Pati nga ata që bënë përzgjedhje të gabuara.

Në fakt, ajo që duhej të përzgjedhnin ishte “qelia”, ndoshta “ilaçi”, ndoshta “zhdëpja”, ndoshta “thyerja e dhëmbëve e hundës”, ndoshta “thyerja e turinjve”…

Kështu do të fitoje sevape. Do të fitonte sevape.

Mirëpo të flasësh kundër një besimtari, të nënshkruash fletën me gënjeshtra, është shpifje, është mëkat i madh.

Nëse ka vepruar kështu me vetëdije dhe nuk ia ndien fare për atë që ka bërë, i mjeri – pa e vërejtur fare – është bërë qafir në rrugën e Islamit!

Mëkati i madh pastrohet me teube (pendim); Mirëpo, nëse nuk ia ndien për mëkatin, përgojimin, shpifjen e bërë,

Dhe nëse vazhdimisht e përsërit këtë, duke mos i dhënë rëndësi;

Pesë vakteve namaz edhe pesë të tjera po t’ua shtojë, prapë është qafir, qafir, qafir!..

Kufri ia merr njeriut të gjitha veprat e mira që ka bërë deri atëherë. Nëse vdes aty ashtu, nuk do të ketë asgjë të çojë matanë.

Në kësi kohërash kritike bëhen shumë “veshje faji dikujt tjetër” – përdoret në jurisprudencë.

Te disa njerëz ekziston “kompleksi” të shpëtosh veten duke ua hedhur fajin të tjerëve.

Veshja e fajit dikujt tjetër… “Po t’ia hedhim dikujt tjetër, ne vetë do të shpëtojmë!” Zatën edhe armiqtë këtë duan.

Zoti na ruajttë! Në kësi kohëra bëhet shumë gijbet. E veçanërisht nëse ka ndonjë media të ndotur, që e ka flijuar veten në gijbet!

Ndikimi i tyre radioaktiv përhapet në tërë shoqërinë.

Nëse nuk bën “Alfa”, të bëhet “Beta”; Nëse jo “Beta”, atëherë “Gama”; I prishin, i ndotin të gjitha zemrat, pa e vërejtur.

Nëse një gënjeshtër kështu flitet nga të gjithë; nëse është bërë temë bisede e kafeterive, e lokaleve, e pasteçerive,

Madje edhe e atyre që presin namazin në shadërvane, dhe nëse thonë “Filanët, tradhtarët, të poshtrit, të ultit!”

Zoti na ruajttë, pa e kuptuar fare, shoqëria fillon t’i arsyetojë këto, dhe me kohë arrin një gjendje normaliteti.

Dhe si rrjedhim, e tërë shoqëria helmohet. Kësaj i thuhet “helmim shqisash”, “helmim mendimesh”.

Nga dikush i helmuar kështu, nuk mund të flitet për lidhjen e tij me Allahun, për lidhjen e tij me të Dërguarin e Allahut.

Ata që bëjnë fjalë, në fakt janë Makiavelista. P.sh. thonë “Islam!”, por vetëm se e përdorim këtë fjalë. Mirëpo e dijnë mirë atë që do të bëjnë.

A e dini se çfarë kanë përdorur Lenini, Trocki e më vonë edhe Stalini?

E kanë përdorur teorinë “Përpjekja ndërmjet kapitalit dhe punës”, në botën e tyre; ngase shoqëria i kishte pranuar ata.

“Nëse ne u japim punë dhe nuk i paguajmë aq sa duan ata, dhe nëse i bëjmë që të lëvizin, këta do të bëhen kundër të tjerëve!”

Ky ishte një “material” që funksiononte në një botë të krishterë, në një botë Ortodokse. Me mendimin e tyre Makiavelist, për të arritur qëllimin e tyre, përdorën këtë material.

Ata nuk e njihnin myslimanizmin, por nëse një ditë do të kishin një material si syfaqësia, p.sh. mashtrimi i të tjerëve, të mos dukurit si je,

Këtë herë, krerët qëllimkëqij do t’i vlerësojnë ato argumente.

Nëse në një vend në shoqëri, janë zhvilluar pak a shumë ndjenjat Islame, nëse është shtuar numri i xhematit nëpër xhami… Një kohë ishte shtuar;

Tash po pakësohet, po thonë që “Nga 40 në 100, ka rënë në 20 në 100!”

“Droga ka zbritur deri te nxënësit e shkollave fillore!” po thonë.

Por s’i janë shuar ndjenjat; ka përdorur drogë, është duke u përpëlitur, por po ta pyesësh, prapë “Unë jam Mysliman” thotë.

Atë që del nga mejhanet, pyete “Unë jam Mysliman” thotë. Pyete edhe atë që nuk fal namaz, i cili kalon pranë xhamisë, “Unë jam Mysliman” thotë.

Pasi që kjo ndjenjë ka fituar vlerë, (disa po e keqpërdorin këtë).

Disa, një kohë e vlerësonin kapitalin; Në Evropë, kjo ishte me shekuj prapa përpjekjeve shoqërore.

Kjo përpjekje, e lëvizi Karl Marksin dhe Engelsin. “Das Capital” kështu u shkrua, dhe të tjerët më vonë e vlerësonin këtë si pasuri.

Nëse një ditë Myslimanizmi, në një anë, do të pëlqehet nga të gjithë në pamje, në dukje, këtë herë Makiavelistët do ta përdorin këtë për të arritur synimet e tyre.

Mund të thuhet edhe për mynafikët; të tillët janë mynafikë zatën dhe mynafiku është më i tmerrshëm se qafiri.

Dhe ata po i veshin fesë këllëfe e kallëpe, p.sh. korrupsionit i thonë “dhuratë”, p.sh. për shpifjen, mashtrimin, thonë:

“Kjo është luftë, në luftë në fakt, lejohet dredhia!” Ata që thonë kështu, i bashkangjiten kufrit të tyre.

Të tillëve nuk u falet namazi i xhenazes. Po t’i ngritni duart e të bëni dua për ta, kur kaloni pranë varreve të tyre, Allahu do t’ju pyesë për këtë në ahiret.

Qoftë teolog ai, qoftë imam, qoftë muezzin, qoftë kryetar i Bashkësisë Islame, Allahu do ta marrë në llogari. Pse?!

Ngase ryshfetit të mynafikut ti i the “dhuratë”, gënjeshtrës i the “dredhi” për ta mashtruar.

Në një anë, duke e bërë haramin, të palejuarën, të lejuar, me atë mendjen makiaveliste, ti i prishe kokat e atyre kopeve.

Ashtu siç shkojnë kopetë e deleve nuk di pas kujt, ashtu edhe këta u shkuan prapa si kope.

Po, e sotmja, “Çdo vend është përhapur gënjeshtra, tradhtia, Haku nuk dihet/ Edhe qimet po t’i rrëqeth ky revolucion i tmerrshëm o Zot / S’ka mbetur as fe, as iman; feja është prishur, imani duket si mirazh!”

Kur vinte kryqtari, ti i thoje “kaurr”.

Rrije në front kundër tij, ose pas Këllëçarsllanit, ose pas Alparsllanit, ose pas Melik Shahut, ose pas Nureddini Zengiut ose pas Shirguhut;

Me ndjenja e mendime luftoje kundër tyre.

Dihej armiku jot, edhe diheshe; pate një vijë, një vijë të kuqe; edhe ata kishin vijat e tyre të kuqe. Rreziku ishte më i vogël.

Gjithashtu ata nuk i ndanin burrat nga gratë, sikurse po bëjnë sot disa mynafikë.

Nuk e ndanin fëmijën nga prindërit; nuk i linin jetim foletë e tyre; Nuk torturoheshin për arsye të vogla njerëzit e pafajshëm e që s’dinin gjë.

Të torturohesh vetëm se ke përdorur të njëjtin sistem në telefon…

Besoni se as Richard-i zemër luan, as Philip Topalli, as Friedrich Barabarossa, nuk i kanë bërë këto zullume!

Janë bërë asi lloj zulumesh saqë, Zoti na ruajttë; Ebu Xhehli s’i ka bërë këto, Amnofisi s’i ka bërë këto!

T’i konsiderosh këta Myslimanë e të shkosh pas tyre, Zoti na ruajttë, është sikur të ringjallesh së bashku me qafirët në jetën tjetër.

Çështja ime me rëndësi: Shpifja dhe mashtrimi është bërë një sëmundje, është përhapur edhe mes besimtarëve…

Shiheni!.. “Vallë çfarë bëmë ne që për shkak të filanave na ndodhën neve këto?”

“Gabimi i Aliut, gabimi i Veliut, gabimi i Osmanit!.. Po t’ua hedhnim vallë nga një kockë disave, a do t’i pësonim këto?”

“Po t’u vinim emrat e tyre, shkollave që kemi hapur, a do të na ndodhnin këto?” duke thënë kështu po ua hedhim gabimin të tjerëve…

Duke përgojuar prijësit e këtyre punëve, duke shpifur për ta. Gijbeti është më i rëndë se zinaja dhe është konsideruar nga gjynahet e mëdha.

Ta themi me gjuhën e Kuranit, gjuhën e pastër të Kuranit, dhe nuk ka nevojë për gjëra tjera:

“Ta hash mishin e vëllait” thotë; pra “të jamjamosesh”.

Tani kur efekti radiokativ i asaj pune, gama e saj, i paraqitet publikut të pavetëdijshëm,

Ata në çdo vend që ulen e ngriten “Edhe pak ne të bëjmë gijbet!” thonë dhe ia nisin t’i fajësojnë vëllezërit e tyre të zemrës.

Njerëzit që e zbulojnë atë, që e vendosin sistemin mirë, që e shprehin me disa argumente,

Janë duke ndikuar në njerëzit e kafeterive, lokaleve, pasteqerive, xhamive, atyre që kanë përvjelur mëngët për të marrë abdes pranë shadërvanit, që u përgjigjen ezanit…

Edhe ai vjen, me efektin e tij gama përhapet, pa e vërejtur fare i vdes zemra; shpirti i paralizohet; dera e fshehtësive i mbyllet; lidhja me Zotin i prehet.

Ata bëhen si varreza të lëvizshme, si të vdekur që lëvizin.

Ngase gjallëria e një personi është e lidhur me jetën e zemrës dhe shpirtit. Atij që s’ka jetë të zemrës dhe të shpirtit nuk i thuhet “i gjallë”.

Prandaj Ustadi thotë: “Pasi që jeta e dynjasë, jeta trupore dhe kafshërore është kështu, atëherë dil nga kafshërorja, lëre truporen, hyr në jetën e zemrës dhe shpirtit.”

Pra, të rrisësh shkallet e jetës së zemrës dhe shpirtit, është e lidhur me të ndenjit gjallë me zemër dhe shpirt.

Njerëzit e helmuar, njerëzit e helmuar me helme të shprëndara nga Makiavelistët, konsiderohen varreza që lëvizin, xhenaze që lëvizin.

Këta meritojnë vetëm një gjë; Nëse Allahu e pranon, të qëndrojmë mbi kokat e tyre, të ngrejmë duart e t’ua lexojmë nga një Fatiha!

Të vdekur janë, ata njerëz të cilët i mbushin xhamitë plotpërplot, nëse janë helmuar kështu, të gjithë janë të vdekur, Zoti na ruajttë…

Kjo, në botën Islame, në Bo-tën I-sla-me, veçanërisht në disa vende Islame që janë në kulm, është bërë një sëmundje, një lëngatë.

“Ed-daul, ‘udal” thonë arapët; Një dert i papërmirësueshëm, një kancer që ka bërë metastazë, një sëmundje e murtajës; kë ta kapë, e dërgon.

Ku e dërgon? E dërgon në “Pazemërsi”, në “Pashpirtësi”, në “Pafshehtësi”, në “Mosdije për Allahun”, në “Mosdije për Pejgamberin”. Zoti na ruajttë!

Në gjendje të këtillë, duhet të mbajmë gjuhën, ndoshta atyre që përfolin dhe shpifin duhet t’i themi “Hesht! T’u thaftë goja! Mos fol kështu për vëllain tënd besimtar.”

Atyre që e kanë flijuar veten për hizmet … Deri sot Allahu ju ka dhënë shumë suksese; askush mos ta dijë nga vetja!

كُلٌ مِنْ عِنْدِ اللهِ ّ “Të gjitha janë nga Allahu!”

Mijëra lavde e falënderime qofshin për Atë, që na/ju përdori në kësi hizmete të hajrit, që s’na kap mendja neve fare.

Mund të na përdorte në vende tjera; mund të na bënte çirak diku, ose të na jepte ndonjë punë krahu diku. Por jo aty, na përdori për të lartësuar Emrin e Tij.

Ju luteshit, përgjëroheshit dhe dëshironit:

اَللَُّهمَّ أَعْلِ كَلِمَةَ اللهِ

A nuk thonit kështu?

لَلُّهمَّ أَعْلِ كَلِمَةَ اللهِ فِي كُلِّ أَنْحَاءِ الْعَالَمِ وَفِي كُلِّ نَوَاحِي الْحَیَاةِ

Në katër anët e botës, në të gjitha njësitë e jetës, “minel-bab ilel-mihrab”, nga kryeplaku i katundit deri te ai në maje…

وَاسْتَخْدِمْنَا فِي هَذَا الشَّأْنِ “Dhe na përdor neve në këtë punë!”

ضَعْ لَنَا الْوُدَّ بَیْنَ عِبَادِكَوَ

“Na bëj neve prej robërve Tu që do ta pranojnë këtë punë!”

Në tokë e qiell, këdo që hasim, të na hapë zemrën!..

A nuk jua hapën?! Në 170 shtete të botës, populli, për 20 vjet, 25 vjet, afër 30 vjet, a nuk jua hapi krahët juve?!..

Asnjë dyshim nuk patën. Jua matën pulsin, jua dëgjuan zemrën, çdoherë dëgjonin vetëm rrugën e drejtë. Allahu e bëri këtë. Ju kërkuat; Allahu e bëri.

Po ecnit në një rrugë të drejtë; zatën kështu duhej bërë.

Nuk duhej të kishit as dy gurë pasuri në dynja; Nuk duhej të kishit brengën e një makine të blinduar; Nuk duhej të kishit brengën e një vile; Nuk duhej të ishit dikushi që do vraponin pas jush.

Këto nuk i kërkuat asnjëherë. Një gjë deshët ju: Të valëvitet emri i Allahut në katër anët e botës sikur një flamur!

U valëvittë emri i Muhameddit a.s. në katër anët e botës si flamur!

U realizoftë synimi që na ka treguar Ai: “Emri im do të shkojë në çdo vend ku lind e perëndon dielli!”

Ju kërkonit këtë; Allahu jua dha juve këtë, në një masë të caktuar.

Tani e tutje duhet të rrini drejt për ta plotësuar atë çështje!

Njerëzit prishës, me mendtë e shejtanit, do të mundohen të prishin ato që janë bërë me çfarë t’u vijë duarsh.

Mendoni: Vetëm një njeri për ta ekstraduar, ia kanë ofruar njërit 15 milion dollarë!

Amnofisi s’e ka bërë këtë! Dhe ai që e bën këtë, s’ka dyshim se është qafir; më besoni!

Për ekstradimin e një personi të vetëm, po harxhojnë paratë e mbeldhura nga populli në një gjendje krize ekonomike. Për ekstradimim e një njeriu i thonë “Merr kaq, bëje këtë!”

Nëse rrëzohet aeroplani, jemi të gatshëm ta paguajmë edhe atë! – thonë. Këtu është duke u zhvilluar procesi gjyqësor për këtë rast.

Populli ynë s’ka rënë asnjëherë kaq i poshtëruar; asnjëherë. As atëherë kur është uzurpuar Stambolli, nuk kanë qenë kaq të poshtëruar.

Tani, ky ndikim radioaktiv është normal të përhapet edhe te ju; edhe disa nga ju, pa e vërejtur, kanë filluar t’ua hedhin fajin të tjerëve.

Pa e kuptuar janë duke thënë se “Nëse i fajësojmë të tjerët, a mund të shpëtojmë ne vallë?”

Disa po e bëjnë këtë nga presioni që janë duke pasur; Disa tjerë po e bëjnë këtë duke i konsideruar gabimet e bëra prej prijësve të kësaj çëshjtes.

Të kryesh një mëkat të madh sikurse gijbeti, të kryesh një mëkat të madh sikurse shpifja… Zoti na ruajttë!

Në një anë i bie sikur të bësh shirk duke i bërë disa persona ortak në krijimin e Allahut.

Madje, të bësh magji, duke thënë vdiqtë filani… Kanë bërë magji 20, 30 herë, që të vdesin disa persona.

الإِشْرَاكُ بِاللهَِّ، وَالسِّحْرُ، وَقَتْلُ النَّفْسِ

Duke u konsideruar mëkat i madh, së pari t’i bësh shirk Allahut.

Të thuash “Engjujt janë bijat e Zotit”; Të thuash “Filanët, të tillët…” Ai që e thotë këtë është mushrik. Pastaj vjen menjëherë sihri, pra, para vrasjes.

Edhe atë nuk e sheh për të madhe, e bën 20 herë, e bën 30 herë..

Kë të mos e dojë, të vdesë; Fronti t’i mbesë atij; Të bëhet ajo që thotë; Zërat tjerë të prehen.

Pa e kuptuar fare, me ato që po bën po bëhet qafir; Kush shkon pas qafirit, ta mendojë vetë se ç’e pret!

Ju, me lejen e Allahut, me kuptim pozitiv, jeni njerëz që e mendoni se ç’ju pret. (Shiheni, në televizion doli kjo:)

اَللُّهمَّ اِشْتِیَاقًا إِلَى لِقَائِكَ، وَإِلَى لِقَاءِ حَبِیبِكَ، تُغْنِینَا بِهِ عَنِ اشْتِیَاقِ مَا سِوَاكَ

Allahu im! Na vë në zemrat tona dashurinë për Ty, si dhe dëshirën për t’u takuar me Ty!

Në katër anët e botës duke ua përçuar Emrin e Zotit njerëzimit, të vdesim, të vdesim, të ngjallemi! Të vdesim, të vdesim, të ngjallemi! Të vdesim, të vdesim, të ngjallemi!

Të tjerët le të mundohen të shkatërrojnë ato që ju dëshironi t’i ndërtoni. Ekziston llogaridhënia!

Nuk është gjithçka vetëm sot; ekziston edhe e nesërmja, e pasnesërmja, e dita tjetër. Ekziston një ditë që,

فَمَنْ یَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرٍَّة خَیْرًا یَرَهُ * وَمَنْ یَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرٍَّة شَرًّا یَرَهُ

Kush ka vepruar diçka hajr ose sherr, qoftë edhe sa grimca, patjetër do ta shohë atë.

Andaj ju që ia keni dhënë shpirtin Allahut, pa u frikësuar nga asgjë, pa rënë në gijbet,

Pa rënë në sevdanë për t’i fajësuar të tjerët, Ecni në rrugën që jeni me lejen e Allahut.

Shtrëngoni dhëmbët me “sabër aktiv”, me durimin që keni në lëvizje dhe vazhdoni rrugën, duke thënë “Tash çfarë bëhet?Tash çfarë bëhet?Tash çfarë bëhet?”

Nëse edhe këmbët m’i kanë prangosur, i kam duart! Edhe duart po të m’i prangosin, e lëviz kokën! Ma prangosën edhe kokën, e përdor gjuhën time!

Edhe gojën po të ma lidhin, do mundohem me sytë e mi, me irisin e syve që ta shpreh veten!..

Edhe asgjë të mos ketë, ekziston edhe të shprehurit me heshtje! Pra kaq rrugë kemi; rruga e besimtarit është deri këtu.

Bëfshin ç’të duan. Zoti ju bëftë juve prej atyre që ecin në rrugën e Zotit, në rrugën e Pejgamberit, në rrugën e Hz. Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit e Aliut (radijallahu anhum).

Sikurse ju ka bërë të ecni drejt deri tani, Allahu mos ju lëntë të rrëshqisni aspak edhe tani e tutje!

اَللَُّهمَّ مَتَانَةً، تُغْنِینَا بِهَا عَنِ الْیَأْسِ وَالذَّلِّة

Zoti ju bëftë me zemra të shëndosha deri në kiamet!

(Po kthehem në fillim) Pa e kuptuar, vetëm për ta shpëtuar veten, ka persona që kanë dhënë emrat e 100 vetave.

Zatën mjaftonte vetëm kaq: “Edhe atë e njoh!” Mjaftonte të thuash “E njoh!”

P.sh. t’ju them diçka: Thuajse s’ka mbetur askush jashtë me mbiemrin Gylen.

Po, “Pasi që mbiemri yt është ashtu, edhe ti Allahu A’lem, ashtu mendon!” Por në familjen time, pandeh se, ka prej tyre që as pesë rreshta s’i kanë lexuar nga ato libra që lexoni ju.

Edhe gratë po i burgosin. Edhe gratë 80 vjeçare po merren; “Aman, mund t’i godasë shejtani!” e po i marrin.

Kësi tabllo është formuar. Zoti na ruajttë, si rrjedhojë disa duke menduar vetëm veten e tyre “Vallë, nëse veproj kështu, a mund të shpëtoj disi?”

T’ju them diçka mes thonjëzave: Pak më parë më thirri në telefon njëri, të cilin e njihja me heroizmin e tij qysh nga Izmiri; është gjyshi i disave këtu.

Ata po fshihen; unë në vend që ta ngushëlloj, më tha: “Hoxham, t’u bëfsha kurban, mos u shqetëso aspak, këtu gjithçka po shkon mirë!”

Ia shpreha pikëllimin tim; “Ishte duke ndodhur diçka me nipin tënd këtu, ti s’ishe!” “Le të bëhet hoxham, le të bëhet!”

Personi që njihja qe 50 vjet nuk kishte ndryshuar aspak, as gjysmë hapi mbrapa nuk kish hedhur.

Ka me mijëra si ky në vende të ndryshme të botës, me dhjetëra mijëra; me lejen e Allahut, ata do ta vazhdojnë atë që është filluar.

Allahu e shtoftë numrin! Allahu i mbajttë gjithë në rrugë të drejtë ata!..

Por jo të gjithë kanë karakter të tillë; Kur i ndodh diçka, për t’i shpëtuar belasë, kur e pyesin “Kë njeh tjetër?”,

Ose i vendosin letër të shkruar para “Edhe te ky po dyshojmë, filani, fisteku ka përdorur filan programin në telefon!”

Shihet se çfarë ka folur personi, për hirë të Allahut!.. Nuk ka se çfarë ka folur, vetëm se e ka përdorur atë program.

“Atëherë…” Sipas vendimit Karakushi, “Merreni, çojeni!” Pra, kur frikësohet nga diçka e këtillë, atëherë jep 50 emra të njerëzve të pafajshëm.

I japin ilaç… Dhe shumë vetave ua bënë kështu, u dhanë ilaç, i bënë të flasin, pastaj i dërguan e i hodhën në mal, që “të vdesin”!

Ka ende njerëz që janë marrë para tre vjetësh e që nuk dihen fare!

Në vende të ndryshme të botës, ka tradhëtarë, Nemrudë, Sheddadë e Faraonë të shumtë që marrin me qira aeroplanë duke dhënë plot para, për t’i grabitur ata që i shohin si armiq!

Dhe frikësohen, edhe të tjerët frikësohen…

Ju ka qëndruar shumë afër deri sot, ka qenë mik i juaji. Ka edhe prej këtyre që kanë dhënë emra.

Mirëpo t’jua them këtë me sinqeritet, numri i plotë i këtyre nuk kalon mbi 4 %.

E xhanëm, aq persona ka pasur edhe prej atyre që e kanë parë Krenarinë e Njerëzimit (s.a.s.); ka pasur edhe që kanë ndërruar fenë.

Madje ka pasur sahabë si Tulejha, më vonë ka pasur gra si Sexhah që kanë pranuar Islamin; edhe këta janë përzier në dezertime, por më vonë e kuptuan se ishte kot kjo gjë dhe u kthyen.

Allahu ua dhashtë këtë koncept e këtë botëkuptim edhe mynafikëve e dezertorëve të ditëve të sotme!

Sipas meje, një herë pozitivisht, në ulje-ngritjet tona, kudo që të jetë (të bëjmë sohbeti xhanan)

Sikur disa shokë tanë, të cilët, me lejen e Allahut, janë sikur ekspertë të kësaj. Unë veten time s’e shoh kurrsesi brenda atyre shokëve!

Ata i dijnë mirë Risalet, madje janë në gjendje që të më japin mësim mua me sqarimet e tyre.

Ka shokë që nxjerrin gazeta, që nxjerrin revista.

Gjatë këtyre ditëve të pushimit, shkuan në vende të ndryshme dhe u dhanë moral atyre shokëve; I rehabilituan ata që kanë nevojë për rehabilitim.

Tani, detyra e parë e këtyre shokëve, të cilëve u punon goja mira, (është të mbajnë fjalime.)

Goja është bërë për të folur gjëra të mira.

Të parët tanë thonin “Të përdorim çdo organ sipas ‘Ma hulika leh'”, pra, të përdoret për çfarë të jetë krijuar.

Në ambientet që ulemi, ata që mund të bëjnë muhabet, le të flasin.

Sohbeti Xhanan është kurora e të gjitha fjalimeve.

“Po ta dojë krejt bota Atë që dua unë / Po të jetë fjala jonë gjithë për të dashurin!”

Derisa ka tema të shumta që mund të flasim për Allahun, për Profetin tonë, për Hz. Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, Aliun, Hasanin, Hysejnin…

– Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, mijëra herë; me miliona salate e selame qofshin mbi Krenarinë e Njerëzimiz, s.a.s.!..

Përderisa mund t’i përmendim ata, mund t’i prangosim zemrat tona me ta, mund të forcojmë motivimin tonë, gjërat tjera duhet t’i shohim si shpërdorim fjalësh.

Edhe në fjalë nuk duhet bërë israf. Mosshpërdorimi i fjalës është ta lidhësh bisedën në Sohbeti Xhanan.

Duke thënë “Po ta dojë e gjithë bota Atë që dua unë!”

E xhanëm, përderisa ke Allahun që mund ta duash, ke Pejgamberin që mund ta duash…

Sa shumë dua ta shoh Hz. Ebu Bekrin, e ta vendos kokën time, si gur kalldërëmi, poshtë këmbëve të tij,

E të thotë pastaj “Sa i bukur ky gur!” Të paktën kaq të më dalë për zot.

Duke pasur sulltana të këtillë, të shkosh pas gjërave tjera është pazgjuarësi, çmenduri, marrëzi!

Derisa ka gjëra që nuk ndërrohen me thesaret e botërave, si kërkimi i Allahut, të jesh në rrugën e Allahut, të jesh në rrugën e të Dërguarit të Allahut,

Apo si kërkimi i shikimit të Bukurisë së Allahut, minuti i së cilës nuk vjen as sa 1000 vjet qëndrimi në xhennet, sipas meje të mirresh me gjëra tjera është kot?!

Besoj se mund t’i shtysh me të pasmen e dorës!.. Besoj se mund t’i shtysh me të pasmen e dorës!..

Edhe krejt Turqinë po ta japin, besoj se mund ta shtysh me të pasmen e dorës.

Së dyti, ka vepra që janë shkruar rreth gijbetit, që tregojnë se gijbeti dhe shpifja janë haram.

Duhet të shpjegojmë se sa mëkate të mëdha janë këto duke u bazuar në librat bazë që kemi, në Kitap, në Synnet, e në shpjegimet që janë bërë rreth asaj çështjeje.

E kapin për gjuhe njeriun; Nëse dikush ka përfolur apo ka shpifur dikë pa të drejtë, në anën tjetër, do ta kapin për gjuhe, do t’ia prangosin gojën; Zoti na ruajttë.

Pastaj ia lidhin duart e krahët dhe e hedhin në Gajja.

Për të mos i dhënë rast kësaj, atëherë duhet t’u vëmë veshin atyre fjalëve të drejta që ka thënë I Dërguari Besnik dhe përfaqësuesit e Tij.

Prandaj duhet t’i largojmë njerëzit nga ajo gjë, me lejen e Allahut. Ta theksoj këtë edhe njëherë se kemi nevojë të dyfishuar për këtë.

Pika e tretë; Të kaluarën duhet ta shohim me syrin e kaderit. Gjërat e kaluara shihen me:

اَلْخَیْر فِیمَا اخْتَارَهُ الُله ُ

Me këtë fjalë: “Jo, kështu ka dashur Allahu!”

Ndoshta ato që tani po shihen si zullum, janë hajr për juve.

Me ato që po hiqni, nëse keni gabime, do t’i pastroni gabimet sikur të pastrohen në lavaman ato. Do të shkoni te Allahu të pastër si loti.

Belatë dhe fatkeqësitë kanë edhe një anë të këtillë. Ka mundësi hajri të jetë aty; nuk mund ta dini ju!

Me lejen e Allahut, ju jeni hapur sikur farat në katër anët e botës; jeni mbjellë në katër anët e botës sikur filiza.

Nesër ato fara, nga një do të bëhen dhjetë kallinj; ato filiza nga një do të bëhen dhjetë lisa të mëdhenj, me lejen e Allahut.

Dhe do të realizohet pikësynimi që jua ka caktuar Profeti ynë: “Emri im do të arrijë në çdo vend ku lind e perëndon dielli!”

Një ditë do t’i kaloni ata që ndodhen në tokë, do të shkoni në Polin e Veriut, ku ndodhen pinguinët.

Do të shkoni e do t’u thoni edhe atyre: “A e dini se ekziston një i Dërguar i Allahut i quajtur Hazreti Muhammed (s.a.s.)?”

“Ne kemi ardhur që ta ngulim flamurin që valëvon Emrin e Tij edhe në këto vise të borës, me lejen e Allahut!” Keni rrugë ta thoni edhe këtë.

Derisa ecni në këtë rrugë, edhe nëse Allahu ju merr juve në mes të rrugës, duke ju thënë “Eja”, do t’ju trajtojë sikur të kishit arritur atje.

Do ju trajtojë sikur ata që kanë arritur aty; sepse “Nijeti i besimtarit është më i hajrit se vepra e tij!”

“Allahu im, na jep sukes në ato që ti je razi, e jo në ato që dëshiron nefsi ynë!

Ne duam të na falësh, të na japësh shëndet e të jesh razi me neve, o Allahu im; Na udhëzo aty ku ti je razi!

Për të na pranuar duatë tona, po i çojmë salate e selame sebepit me të madh të Dërguarit të Allahut,

Familjes së Tij të pastër, anëtarëve të familjes së Tij dhe sahabëve, o Zoti ynë!..”

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up